Ç'po ndodh me Brexit? May dhe Juncker propozojnë përshpejtim të negociatave por...

17 Tetor 2017, 15:33Politika TEMA

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian do të përshpejtojnë negociatat për Brexit.

Kështu kanë rënë dakord kryeministrja britanike Theresa May dhe Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker në një darkë punë të zhvilluar mes tyre. Bashkimi Europian do të mblidhet së shpejti në një samit për të diskutuar më tej divorcin e Britanisë nga unioni.

Theresa May dhe Jean-Claude Juncker kanë rënë dakord në “përshpejtimin” e negociatave për Brexit. Sidoqoftë, nuk ka shenja progresi pas darkës së punës së zhvilluar mes kryeministres britanike dhe presidentit të Komisionit Europian, ku të pranishëm ishin edhe kryenegociatori i BE-së Michel Barnier dhe sekretari i Brexit David Davis.

Në një deklaratë të përbashkët të palëve thuhej se bisedimet në Bruksel ishin konstruktive dhe miqësore, ndërkohë që kjo fazë i paraprin takimit të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, që do të vlerësojnë përparimin e negociatave.

Zgjidhja financiare me Bashkimin Europian vijon të jetë një çështje delikate, teksa unioni nuk ka pranuar të diskutojë për tregtinë me Mbretërinë e Bashkuar, pa u zgjidhur kjo çështje.

Kryeministrja May gjithashtu ka patur kontakte me liderët francezë e gjermanë përpara samitit të Këshillit Europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje