DEBATET/ PD dhe LSI bëhen një: Të merret masë disiplinore ndaj deputetit Bushati

Deputetët e PD dhe të LSI janë bërë sëbashku, duke dënuar qëndrimin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati në Komisionin për Integrimin Europian.

Bushati pati një debat të ashpër në këtë mbledhje me demokratin Genc Pollo.

DEKLARATA

Ne, anëtarët e Komisionit të Integrimit Europian, të skandalizuar nga sjellja dhe gjuha rrugaçërore e zotit Ditmir Bushati, Ministër për EPJ gjatë dëgjesës së tij  para Komisionit, sot, e martë, 17 tetor  2017, shprehemi si me poshte vijon:

Pas një fjalimi tërësisht të politizuar dhe në mënyrë të paprovokuar, Bushati në mungesë të argumentave dhe si pasojë e dështimit të axhendës integruese, në mbrojtje të vetvetes zgjodhi të ofendojë personalisht kryetarin e komisionit, z.Genc Pollo, dhe vijoi të përgojonte dhe deputetë të tjerë të opozitës .

Ne, anëtarët e Komisioinit për Integrimin Europian, e dënojmë këtë akt  jo vetëm si shprehje të sjelljes personale, por edhe institucionale të Ditmir Bushatit. ​Ky akt është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Ne, anëtarët e Komisionit refuzojmë të pranojmë nga Bushati apo çdo person tjetër i thirrur në dëgjesë, përfshi  dhe anëtarët e qeverisë një sjellje të tillë, e cila   nuk do të tolerohet më në Komisionin tonë.

Ne do ndjekim procedurat e Rregullores së Kuvendit që të merret masë disiplinore ndaj deputetit Bushati.

Emrat:

Kejdi Mehmetaj

Aldo Bumçi

Grida Duma

Vangjel Dule

Jorida Tabaku

Viktor Tushaj

Genc Pollo

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “DEBATET/ PD dhe LSI bëhen një: Të merret masë disiplinore ndaj deputetit Bushati”

  1. Lesh says:

    U dhjefshi ne gjume ju antaret e leshit

  2. Aleksander says:

    Jane bere per gjynah…nivel defiçentesh mjerane ! Si eshte e mundur qe keta individe jane ne keto nivele perfaqesimi ne politike ?!

  3. spartaku says:

    Te gjithe keta qe kane firmosur si anetar te komisionit jane maskarenj.Genci Pollo eshte legen dhe nuk bene per kryetar komisioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *