Spartak Ngjela: Ambasadori Lu refuzoi të takojë Adriatik Llallën sot, shikoni tragjedinë e krijuesve të varfërisë

17 Tetor 2017, 17:57Politika TEMA

Avokati i njohur Spartak Ngjela deklaron se ambasadori amerikan Donald Lu ka refuzuar të presë sot në takim kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet se ky i fundit ka kërkuar takim me diplomatin e lartë amerikan në vendin tonë.

Ngjela ka përshëndetur vendimin e Lu-së, duke shkruar se politika amerikane po i qëndron besnike shqiptarëve.

“Politika amerikane dhe ambasadori Lu po i qëndrojnë besnikë shqiptarëve; ashtu siç nuk i ka qëndruar asnjë kryeministër, asnjë mbret dhe asnjë pushtetar i lartë që nga viti 1925 deri më sot.

Ambasadori amerikan nuk i dha sot takim prokurorit të Përgjithshëm Llalla.

Gjithçka filloi. 

Prisni dhe shikoni, por assesi nuk duhet të jeni indiferentë. 

Që sot e më tej do të shihni implikime të klasës aktuale politike; dhe njëherësh edhe fillimin e vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë.

Prisni me besim dhe shikoni tragjedinë e krijuesve të varfërisë dhe vuajtjes së shqiptarëve,” shkruan Ngjela në rrjetin social Facebook. 

9 komente në “Spartak Ngjela: Ambasadori Lu refuzoi të takojë Adriatik Llallën sot, shikoni tragjedinë e krijuesve të varfërisë”

  1. The One says:

    Bravo avocat! Te shikojme se si ky birbo me pantallona e kepuce “gabi” perpara se te behej prokuror, arrine te bleje vile ne Gjermani me vetem rrogen e “ndershme”?

  2. quokka bo nomi says:

    quokka bo nomi, o spartak…Lu lu e ka me mire me LLallen apo me ty?
    po kush eshte ky ambasadotr o Taku, ti dhe merr vesh nga politika….kush i pyet ne bote ambasadoret keta ushtare te deleguar….or, Tak?

    po qe Ruci nuk e pret, apo LulU sdo te takohet me Rucin….pse duron dot Amerika nje perbuzje te tille? Prandaj, Lu lu do shoke e miq si Basha e Sali, or tej……

  3. Reni says:

    Pa Ameriken ky komb do ishte si kurdet .
    Akoma se kemi kuptuar ne shqiptaret se US i mbron interesat tona me fort se vete ne…

  4. Shoku " Shpati " says:

    Bravo avokat !

  5. Jak Boston says:

    Adriatik dhalla nje akuze kunder vetes e ka si kafe mengjesi dhe kjo akuze eshte : Korrupsion pasiv dhe mos ushtrim i kompetencave dhe moskryerje e detyres sipas ligjit me dashje per perfitime korruptive.
    Kjo si fillim, pastaj te tjerat shtohen rruges si mossbardhje krimesh, vjedhjeve e zkandale te tjera me shumice qe paloprokurori vetem i ka soditur per vite me radhe.
    Mos harroni ti merrni dhe leket e rroges qe e ka marre pa bere asnje lek pune.
    Shkofshi ne ferr hajduto-kriminelo-tradhetare.

  6. Saliu says:

    Fshatari Dhalle do te mbahet mend gjate si njeriu me pa vlere ne kete institucion.Per te gjitha sehirlleqet gjithe keto vite te nje hajdutelleku te papare ku pushtetaret drogaxhinjte,hajdutet nuk i gjente asgje e keqe nga ligji dhe maliqi.Epileptiku Dhalle duhet te paguaj te gjitha poshtersite e kryera dhe vendin e hajduteve duhet ta zeri ky.Ne shume artikuj z Ngjela tregon te verteten per gjithe eliten grabitese dhe gjerat duken sheshit dhe jemi te ndergjegjshem qe qeveritaret vjedhin.Bej cudi se edhe populli yne i varfer bene sehir.

  7. Gora says:

    Avokat je I drejtperdrejt dhe I papare bravo

  8. Star says:

    Reni! Mesoje se jo pa USA ,por nqse nuk do ishte Austro-Hungaria, dhe kleri katolik Shqiperia sot do ishte me keq se Kurdistani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje