Tetori i burrave që deshëm, urryem dhe falëm

17 Tetor 2017, 10:44Blog TEMA

Nga Mira Kazhani

Nuk besoj te letrat, filxhanët kokëposhtë, dora dhe vijat e saj por kam një fiksim ose respekt për ligjet e universit, për Hënën dhe forcën që ajo ka në jetën tonë. Sa herë është e plotë, një burrë i huaj, njohës i mirë i universit dhe gurëve të çmuar më ka mësuar që të vendos në parvaz një gur të mirë.

E bëj gjithmonë dhe i lutem Hënës së plotë. Kam edhe një astrologe që i besoj. Kam parë dhe Sekretin po më shumë e kam personale. E shoh jetën time si një frut i marrëdhënies me universin. Ndoshta një vëzhgim google-or aspak i vështirë më ndihmoi sot që duke marrë shkak nga ky Tetor të ndaj me ju disa ditëlindje shqiptarësh aspak të zakonshëm.

Disa kanë vdekur po kanë lënë pas histori, princesha, skandale, vrasje, luftëra, viza, dy gishta lart, një grusht, një edicion lajmesh. Disa i kanë marrë sekretet me vete, të tjerë i komandojnë sekretet por të gjithë i bashkon universi; kanë lindur në Tetor.

Janë shenja e peshores, të lindur në tetor, në fshat, në periferi, në familje të varfra apo të pasura. Ata i bashkon jo vetëm muaji tetor, por edhe legjenda personale. Të gjithë kanë bërë histori me jetën e tyre.

Ahmet Zogu, i lindur në 8 tetor 1895 është një nga figurat që bëri histori me  jetën e tij. Pushtetin politik, shpalljen mbret, atentatet, miqtë e armiqtë, martesa me një princeshë dhe futja e jetës glamur në vendin me qerpiç.

Enver Hoxha, i lindur në 16 tetor të vitit 1905, udhëheqësi më jetëgjatë në pushtet. Mbajti vendin të izoluar. Vendosi diktaturën dhe vdiq po si udhëheqës, pa përjetuar asnjë ndëshkim për krimet e tij.

Ramiz Alia, i lindur më 18 tetor 1925, zëvendësoi Enver Hoxhën, në periudhën më të varfër të vendit. Iku duke marrë me vete sekretet e tij në varr por do mbahet mend për kalimin e pushtetit pa gjak. Meritë që nuk i mohohet. Me gjithë mëkatet, heshtjen dhe elegancën që la pas histori.

Sali Berisha, ishte ai që mori historinë nga duart e Ramiz Alisë, me ditëlindje në 15 tetor 1944 (të paktën me letra). Është ende njeriu që bëhet shkak për historinë dhe kundër-historinë tonë. Do të mbahet mend për pushtetin e madh politik, rrënimin, vitin 97 dhe sidomos riardhjen në pushtet me disa suksese si NATO dhe liberalizimi i vizave.

Dy personazhe të tjerë që kanë bërë historinë e medias janë Dritan Hoxha, presidenti i ndjerë i televizionit më të madh në vend Top Channel dhe radios Top Albania. Lindi më 16 tetor 1968. Ai do të mbahet mend si gjeniu që i vuri të gjithë në punë. Pa atë, shiheni vetë si duken gjërat. Ka lindur në datën 16 tetor.

Aleksandër Frangaj i lindur në 4 tetor 1968 gjithashtu është fenomeni i nuhatjes politike. Drejton televizionin më të ndjekur në vend, Klan. E ka nisur si gazetar i thjeshtë dhe i varfër si të gjithë shqiptarët në vitet ‘90 sot është një nga njerëzit më të fuqishëm në vend me impakt te çdo kryeministër.(Tiranapost.al)

16 komente në “Tetori i burrave që deshëm, urryem dhe falëm”

  1. Taqo Dhemballa says:

    Kime Kardashjan ka lindur ne Tetor,Hillary Klinton too

  2. xyz says:

    Shyqyr qe nuk kam lindur ne tretor, ne muajin e budallenjve, vrasesve, hajduteve dhe mendjemedhenjve. tung
    xyz

  3. demokriti says:

    ne tetor edhe ky Hajdari Me Musteqe,qe kom ktu posht mes shalve,ngrefet e turfullon per tu ngjit n “pushtet.”.

  4. Kureshtar says:

    Enveri ka lindur ne 16 tetor 1905 apo 16 tetor 1908

  5. Arbeni says:

    Edhe una jam tetori jam i siksesit kam 2 dele e 5 kalamoj

    1. Lugati says:

      jete gjate kalamojt e miko..

  6. saliu says:

    I ndotet Zogun dhe Enverin me ata surreterit e tjere! Keta te dy ishin politikane klasi kurse keta te tjeret lapangjoze, laperdhare e harbute.

  7. ILIRET says:

    Berisha nuk ka lindur ne tetor. Ka lindur ne korrik. E ka ndryshuar ditelindjen per tu dukur enverist. Shifeni rregjistrimin e Berishes per zgjedhje. Ka ditelindjen ne korrik.

  8. Azio says:

    Po ku je ne gjendje Ti moj Mira,te besh personifikimin e ketyre figurave politike,ne nje kohe qe kete gje nuk kane arritur dijetar me emer ta realizojne?
    Ti shume mire mund te besh nje analize te forte per Sali Berishen,se pse e ke jetuar sundimin e tij brutal dhe vrases si dhe perpjekjet e tij per destabilizim.
    Dhe ta dish shume mire se antarsimi I Shqiperise ne NATO nuk merite e ketij monstre por e politikes amerikani per ta mbajtur ballkanin perendimor te paster nda qellimeve te Rusise per te shtrire influence ne saj ne kete rajon
    Persia I perket analize se Kush ka qene Enver Hoxha apo Ramiz Alia dhe veprimtaria e tyre, je shume e Vogel dhe pak e dobet te analizosh keto figurative te medha te historise se Shqiperise.
    Leri me mire te flasim perketa njerez kompetent.
    Kaq eshte e mjaftueshme per ty.

  9. Plaku Xhuxhumaku says:

    O Mira, po shkove mbas astrologjise ke per te humb rrugen ne pyll. Ate gurin qe ve ne penxhere a e ferkon ne ndonje vërrë te trupit se une e di nga nje burre i mencur qe flet per dite me Universin (tashti i shkreti eshte ne 17n se njerezia kujton se flet me vehte) qe te sjell me shume shans edhe po te mos kesh llindu ne tetor.

    1. Lugati says:

      ene po humi rrugen ke pylli e ha lugati o xhuxhumak

      1. Plaku Xhuxhumaku says:

        Hahaha, te boft mir o Lugat!

  10. fieraku NGA ferrasi says:

    Te gjithe keta politikanet nje m
    Po’ me i ndyre ky surrat p.ramiz Alija.
    O moj mira moj pagane
    Pse i lutesh asaj hane
    N’medja t’ fuqishem don me hy
    Deri te merua ke mbrri
    Vec ti dhe hena e di se si.

  11. tomorraku says:

    Ky po , qe eshte figure ,qe me te drejte kjo Mira na thot se paska lindur edhe ky ne tetor, ky ja u kalon te gjitheve ;Aleksander Frangaj

  12. Llustra aga says:

    Ne tetor ka ditelindjen edhe dashnorja ime e pare.

  13. @ says:

    Pse moj Mira shikon yjet.. per te ecur ne toke..
    Hap syte moj vajze, se mos bie ne grope..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje