Befason biznesi, propozon taksa të reja, Ahmetaj: Mbi 60 mijë biznese përjashtohen nga deklarimi

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në një takim me biznesin e vogël deklaroi se të paktën 60-65 mijë biznese do të mbeten të përjashtuar nga nisma e deklarimit të TVSH-së.

Logjika e këtij vendimi, sipas ministrit, është e thjeshtë. Ata që jetojnë me prodhimet e tyre dhe nuk janë pjesë e një zinxhiri më të gjatë tregtimi nga prodhuesi tek konsumatori final nuk do deklarojnë.

Kush përjashtohet

“Tani në diskutimin që kemi pasur me kryeministrin dhe stafet ne jemi shumë të qartë që biznesi i vogël i disa kategorive të veçanta dhe këtu i referohem zejtarisë, taksistit, fermerit, do të jenë të përjashtuar nga TVSH, ambulantët në tregjet e bashkive gjithashtu. Pra ai që shet fruta-perime në Lushnjë, Divjakë, Fier nuk është pjesë e detyrimit.

Jo, këtë pjesë të sipërmarrjes që jeton me punën e vet nuk do jetë në TVSH, por detyrimin e ka ajo pjesë e biznesit që është pjesë e transaksioneve që rrjedhin nga biznesi i madh dhe që blejnë në zinxhir. Biznesi i vogël me një numër 60-65 mijë do mbetet i përjashtuar jashtë skemës së deklarimit të detyrueshëm të TVSH” tha Ahmetaj.

Antiinformaliteti

“Logjika jonë për të shtrirë TVSH nga zero ka qenë antiinformaliteti. Ne e kemi këtë problem me pragun dhe kjo bën që bizneset të mos marrin faturën. Buxheti i shtetit duhet të marrë atë që i takon, pastaj përmes instrumenteve social, investimeve në rrugë apo spitale, ujësjellës apo mbështetjes me ndihmë ekonomike apo siç është me pensionistet me subvencion për energjinë dhe ilaçet, këto janë instrumentet me të cilat ndihmon shteti.

Jo justifikimi se janë të vegjël. Ndesheni me konkurrencë të pandershme” tha Ahmetaj. Sipas tij kjo lëvizje nuk do të ketë impakt në rritjen e çmimit.

Biznesi “i lumtur” për taksat

Në takimin me ministrin e Financave ishin të pranishëm të paktën 100 biznese të vogla që ushtronin aktivitet në disa fusha. Por në kushtet kur për çdo taksë duhet të ketë edhe një reagim në mos agresiv, disi skeptik ajo që u vu re në diskutime ishte se biznesi prezent ishte i lumtur për shtrirjen e TVSH-së nga niveli zero i qarkullimit.

Ky qëndrim është krejt e kundërta e asaj që biznesi i vogël edhe përmes organizmave përfaqësues ka shprehur ditëve të fundit në dalje publike. Ironia arriti deri aty sa vetë biznesi të propozonte taksa të reja që qeveria as i kishte në mendje siç ishte vendosja e një tatimfitimi modest prej 1 për qind për biznesin nga zero deri në 10 milionë lekë.

Mbi të gjitha biznesi mbrojti me zell faktin që nuk do të ketë rritje çmimi, që formalizimi dhe antiinformaliteti janë zgjidhja e situatës së tyre dhe më tutje edhe për faktin që shteti s’duhet të merret si armik.

Mes gjithë kësaj harmonie biznes-qeveri vetëm njëri prej përfaqësuesve ngiti shqetësim që lidhej me masën e TVSH-së duke shprehur se do të ketë rritje çmimesh dhe se inspektorët e tatimeve duhet të sillen më mirë.

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Befason biznesi, propozon taksa të reja, Ahmetaj: Mbi 60 mijë biznese përjashtohen nga deklarimi”

  1. alba says:

    ju keni bere nje pune shume te shkelqyer z.Ahmetaj. keni arritur shume ne postin qe keni mbajtur dhe po beni shume per popullin. mos e vrisni mendjen per opoziten se po e sheh punen tuaj dhe i vjen zili pasi vete nuk ka bere asgje ne momentin qe ishin ne pushtet.

  2. Erblini says:

    Po beni nje pune te kenaqshme dhe qe duhet vleresuar maksimalisht. Bravo zoti Ahmetaj dhe ju vlersoj vertet shume per punet qe keni ndermarre te beni ne sherbim te vendit dhe te rritjes se ekonomise.

  3. Hasimja says:

    Bravo Beno, jeni nje njeri qe duheni vleresuar shume. Po beni me te miren dhe qe po I japin nje zhvillim goxha te mire vendit. Njerez si puna jote I nevojiten dhe I duhen ketij vendi. Suksese dhe pune te mbare.

  4. lalai says:

    Normalisht qe eshte nje lajme shume i mire pasi eshte aluduar qe do mbylleshin te gjitha bizneset nga klika e atyre qe ne momentin kur kishin pushtetin vendosen qe te vidhnin e te mos benin asgje per shtetin. tani qe ju po perpiqeni qe te ndertoni nje te ardhme te sigurt per ekonomine nuk u pelqen atyre dhe po bejne ate qe dine te bejne me mire, te perhapin kaos ne popull. mos e vrisni mendjen z.Ahmetaj por vazhdoni me punen tuaj se ne fund do e shohim se kush punoi e kush e vodhi popullin pavarsisht se pergjigjen e dim qe tani por mbylljani gojen me shifra ashtu sic ja keni mbyllur deri tani. Suksese

  5. gjergji says:

    Jam plotesisht dakord me kete aksion, kam mendimin qe dhe vete bizneset e vlersojne si nisme. Ndaj mendim qe ky aksion eshte teper i domosdoshem ne kushtet ku jo te gjitha sipermmarjet ushtrojne veprimatrine e tyre ne perputhje me ligjet ne vend, prandaj kjo dukuri duhet te hiqet njehere e mire nga vendi dhe duhet te jete nje aksion pa kompromis dhe kush i shmanget ketyre pergjegjesive duhet te marre ndeshkim qe meriton.

  6. alda says:

    informaliteti eshte nje semundje qe qe duhej zhdukur kohe me pare e cila nuk ka bere gje tjeter vecse ka cekuilibruar tregun e konkurrences dhe ka mesuar qytetare e biznese te punojne ne zeze dhe te mos paguajne taksa, ky nuk eshte modeli qe duhet te vazhdoje te ndjeki vendi yne, prandaj e vleresoj se tepermi aksionin e qeverise dhe besoj ka mbeshtetjen te gjithe atyre qe kane ngritur nje aktivitet dhe punojne me ndershmeri

  7. lisa says:

    e pashe me shume pozitivitet diskutimin me biznesin e vogel sepse keto jave kane qene te mbushura plote me informacione, spekulime te ndryshme rreth aksionit te informalitetit dhe perdorimit te tvsh-se, ishte nje diskutim shume me vend qw besoj i ka sherbyer biznesit dhe keni hequr dyshimin e shume veprimtarive te tjera qe nuk perfshin nga venia ne pune e kesaj mase, jam plotesisht e bindur qe ne gjithe kete nuk ka asnje projekt negativ pasi keto biznese kontribuojne po ashtu ne arken e shtetit dhe nuk ka asnje interes per ti demtuar ato, mendoj se ky diskutim i sherbeu te dyja paleve,ndaj ju uroj sukses ne angazhimin per ta pastruar ekonomine nga plaget e se kaluares

  8. Ard says:

    Reformat e bera e kane kerkuar edhe nje skemen dhe perfshirjen e te gjitha bizneseve per te kontrolluar edhe me teper ekonomin dhe per te ndihmuar formalizimin

  9. Xeni says:

    Keni bere nje pune te shkelqyer minister

  10. Arli says:

    Duke i qendruar ides se tvsh eshte e domosdoshme per te ndihmuar formalizimin mendoj se dhe sqarimi qe I behet eshte shume eficent, bravo per punen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *