Deputeti gjerman: Shqipëria të krijojë strukturë kundër korrupsionit në polici

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputeti i partisë Die Linke në Gjermani, Jorn Wonderlich, vlerëson faktin që është miratuar reforma në drejtësi, por bën thirrje për ngritjen e një strukture që do të monitoroje dhe parandalojë korrupsionin në radhët e policisë.

“Unë mendoj se përmes reformës në drejtësi dhe vetingut të anëtarëve të sistemit të drejtësisë është bërë një hap mjaft i rëndësishëm kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe trafikimit të drogës.

Një mënyrë e mirë në këtë linjë, do të ishte krijimi i korpuseve ose drejtorive përkatëse dhe të veçanta antikorrupsion si në forcat e policisë ashtu edhe në sistemin e drejtësisë.

Dhe te jenë prokurorë të cilët, të jenë të çliruar dhe pavarur nga ndikime të këtyre problematikave, në mënyrë që ky problem të zgjidhet në mënyrën më efektive të mundshme”,deklaroi Wonderlich për Scan.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Deputeti gjerman: Shqipëria të krijojë strukturë kundër korrupsionit në polici”

  1. qo ka bo nomi says:

    shih shih si ban shaka, gjermani…. ta kishte thon nji anglez do ishte ma e besushme….

  2. like says:

    Mire qe Italjanet jane kapur me Ramen per punen e plehrave. Po kta gjermanet nga ju bene sebep?

  3. Hamit Kavaja says:

    Nuk e di deputeti gjerman qe ekziston nje strukture per ruajtjen paster te figures se punonjesve te PSh dhe luften ndaj shkeljeve prej tyre ???
    Kjo eshte krijuar qe ne kohen e E.Hoxhes dhe u trashegua e funksionon sot e kesaj dite; e quajtura SHCBA (ish ShKB-ja e fameshme e Saliut).
    Apo per shkak se kjo strukture eshte me e korruptuar se vete te korruptuarit e Policise, e quan si te pa qene deputeti Gjerman ?????
    Drejtoria e Pastrimit te Parave, ajo e Hetimit Tatimor, ShIU per FA, etj.
    Struktura kemi por nuk i kemi eficente, jane te politizuara e te korruptuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *