DOSSIER/ Letra e plotë e Enver Hoxhës, zbulohet se si do i ​lihej Dibra e Madhe Jugosllavisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Enver Hoxha e mori titullin e lartë “Hero i Kombit” me 27 Nëntor 1946, një titull që nuk i është hequr ende sot megjithë historinë e errët që i është vërtetuar lidhur me krimet e komunizmit në Shqipëri që në vitet e Luftës e deri në vdekjen e tij në 1985.

Procesverbali i mbledhjes së 27 nëntorit 1946, zbuloi gjithë diskutimet e asaj dite kur u vendos ti jepej ky titull i lartë diktatorit Hoxha. Madje Kuvendi përzgjodhi edhe një komision për t’i shkuar në shtëpi Hoxhës ku do ti komunikonin vendimin për ti dhënë titullin e lartë.

E gjitha kjo ndodhte në kohën kur Kosova ishte lënë në Jugosllavi e territore të tjera shqiptare ishin lënë përgjithmonë në Maqedoni e Mal të Zi. Kjo taktikë antikombëtare bëhej në emër të “miqësisë me popujt jugosllavë dhe mareshallin Tito” dhe terreni i kësaj strategjie ishte përgatitur që gjatë viteve të Luftës, kur Hoxha merrte herë pas here urdhra direkt nga Tito që të mos flisnin në asnjë rast për çështjen e kufijve duke argumentuar se këto çështje do t’i trajtonin pasi të përfundonte Lufta.

Një prej dokumenteve të shumtë ku trajtohet kjo dredhi në kurriz të Shqiptarëve është kjo letër e 24 shtatorit 1943, të cilën Hoxha ia dërgon Haxhi Lleshit nw Dibër.

“Të mos flitet në Dibër për çështje të kufijvë, nëse Dibra do të jetë jugosllave apo shqiptare… Kjo është një sëmundje e konklavitur, zgjidhja e së cilës do të vijë më vonë….”

Me 24 shtator 1943, Enver Hoxha i shkruan këtë letër Haxhi Lleshit, ku  tërheq vëmendjen kjo çështje e kufijve dhe lëvizjet strategjike në zonën e Dibrës në këtë kohë. Menjëherë pasi Haxhi Lleshi “ka zaptuar Krujën”, Hoxha i shkruan duke e uruar për suksesin e arritur dhe nuk nguron t’i japë këshilla e direktiva se ç’duhet bërë pas kësaj fitoreje.

Ai e orienton se si duhet të sillet me Abaz Kupin, se si duhet ta vëzhgojnë me kujdes dhe ç’qëndrim duhet të mbajnë ndaj tij.
Me tej Hoxha i shkruan për  çështjen e Dibrës, për çështjet organizative të partisë atje, dhe se si duhet të veprojnë për të marrë pushtetin.

“Asnjë pushtet tjetër nuk duhet të ekzistojë për bri t’onit, nuk mund të ketë një dyalitet pushteti. Dhe në qoftë se ndonji klikë si Balli Kombtar tenton të rikrijoj qeverisjen e vjetër juve të sabotoni me ç’do mënyrë dyke e demaskuar në Popull si një qeverim që i sjellë po ato vuajtje dhe mjerime të më parshme”, i shkruan Hoxha Haxhi Lleshit. Në fund të letrës Hoxha i shpjegon me hollësi për qëndrimin që duhet mbajtur rrett çështjes së kufijve, ndërsa përmend një letër të Tempos me të cilën duket se nuk është dakord, dhe arsyetimet rekomandon që Lleshi t’ia përcjellë edhe vetë Tempos nëse e takon. Shqiptarja.com, e sjell të plotë këtë dokument, marrë nga Fondi 14 i AQSH.

Letra e plotë

KOMITETI QENDROR I PARTIS

KOMUNISTE SHQIPTARE

Data 24/IX/943

I dashuri shok Haxhi,

Morëm letrën t’uaj dhe ju urojmë për suksesin që patët dyke zaptuar Krujën. Për organizimin e pushtetit civil në qytet lajmëruam të vijnë aty Dr.Dishnica tok me Dr.Nishanin dhe të formojnë Kshillin në bazat që cakton Regullorja. Atje sigurisht do të ket ardhë dhe Bazi Canit, qëndrimi i të cilit do të ishte interesant të dinim. Sidoqoftë janë dhënë udhëzime Doktorit që në rast se Bazi asht atje të fjaloset me të mbi vendimet e Kshillit dhe në qoftë se ai asht d’akord, tok me të, të bëhet zgjedhja Kshillit në mënyrën më demokratike dhe nëpërmjet konferencave dhe meetingeve të popullit. Aspak si t’ja dojë qejfi Bazi Canit por si t’a dëshirojë Populli dhe kë të dojë populli në bazë të Regullores që kemi. Në rast se Bazi s’mban qëndrim të mirë shokët të vazhdojnë punën dyke vendosur pushtetin. Ti thuaç shokve përgjegjsa që ç’do ditë të mos mungojnë të bëjnë konferenca në popull, në rini e në gra. Populli të kuptojë se ka ardh dita të shprehi vullnetin e tij dhe të vendosi vetë dhe jo bajraktarët.

Për çështjen e ikjes tënde për në Dibër jemi d’akord me ty d.m.th. ti të shkoshë me njiherë se prezenca e jote atje ësht e domosdoshme. Sigurisht në Dibër do të gjesh mjaft pengesa por jemi të sigurt se me nji punë të rregullt dhe me kriter dyke u mbështetur në simpatinë që kanë masat për lëvizjen t’onë do t’arrish nji rezultat konkret. Çështjen e Paris e di më mirë nga ne, përpjekjet e tyre për të marrë pushtetin janë në dijenin tënde, gjithashtu dhe metodat që ata përdorin. Përpara kësaj gjëje neve duhet të bëjmë ç’mos që në atë kaos të dominojmë situatën dhe të drejtojmë punë ndyke imponuar pushtetin t’onë.

Për këtë gjë duhet me i vue rëndësi të madhe krijimit të Kshillave të cilat të marrin në dorë gjith pushtetin dhe për t’a kryer këtë detyrë të ndihmohen prej të gjith atyre nëpunsve të vjetër të Shtetit që nuk janë përzie dhe përlyer me okupatorin. Pushteti i jonë duhet t’i japi të kuptojë popullit me prova se neve dimë t’a qeverisim me drejtësinë më të madhe. Për këtë arsye për ç’do seksion pune në Kshillë të vihen njerëz të ndershëm dhe të vendosur. Asnjë pushtet tjetër nuk duhet të ekzistojë për bri t’onit, nuk mund të ketë një dyalitet pushteti.

Dhe në qoftë se ndonji klikë si Balli Kombtar tenton të rikrijoj qeverisin e vjetër juve të sabotoni me ç’do mënyrë dyke e demaskuar në Popull si një qeverim që i sjellë po ato vuajtje dhe mjerime të më parshme. Të krijoni përnjiherë Komandant e vëndit e të qarkut me elementa të ndershëm të qytetit ose të fshatit dhe të mos duket më xhandari i vjetër nëpër rrugë të mbaji qetësinë. Këtë t’a mbajnë vullnetarët të cilët të regullohen nër seksione të ndryshme: Mbajtjen e qetsisë, regullimin e trafikut, ndalimin e vjedhjeve e të spekullimit, sigurimin e ushqimit të popullit etj.

Kto vullnetarë të veprojnë nën urdhnat e Komandës së Qarkut e cila varet nga Komanda Ushtarake e juej. Formimin e Komandave dhe atë të Pushtetit, shok Haxhi, duhet t’a mirrni me seriozitetin ma të madh pse nga hapat e para që do të bëjmë mvaret suksesi i jonë më pastaj. Me atë Pari që paraqitet deri diku në favor të kti pushteti hini kurdoherë në marëveshtje me ta dhe mos lini asnji rast për me shfrytzue antagonizmat e tyre në mes njëri tjetrit për fitimin e çështjes t’onë.

Çështja e minoritetit Maqedhonas. – Kemi marrë nji letër nga Tempoja si edhe nga përgjegjsi i punës Maqedonase në Dibër ku ata na shkruanin për çështjen e Dibrës dhe të punës që duhet zhvilluar atj

Ti duhet të veprosh kështu: dhe kto udhëzime komunikoja dhe shokve tjerë udhëheqës t’organizatës s’atjeshme. Çështja e kufive të mos të përmendet aspak ndër këto momente jo Dibra duhet të jetë Jugosllave ose Shqiptare. Neve dimë se çështja e kufive është një sëmundje e koklavitur e cila do të zgjidhet më vonë; dimë dhe nga ana tjetër se neve jemi kundra ndarjes që ka bënë fashizmi dhe jemi për vet-vendosjen e popujve.

Për sa i përket Dibrës neve dimë që atje ka nji minoritet Maqedhonas dhe që ky qytet ka qenë në kufitë e vjetra Jugosllave. Në situatën e tashme kur armiku ende në Ballkan, kur gjith Kosova dhe Maqedhonia janë nën thundrën e reaksionit më të egër, kur në qarkun e Dibrës krerët reaksionarë janë në këmbë dhe aq të fortë në mos më tepër se nga ne, nuk mund dhe nuk duhet në kto momente me zbatue vijën e drejtë t’onën për sa i përket kufive; pse po të veprojmë na si na shkruan Tempoja dhe t’a lirojmë Dibrën jo vetëm që Maqedhonasit nuk do të jenë në gjendje të zotrojnë situatën por reaksioni do t’i goditi rëndë ata edhe neve bashkë, dhe neve ca më tepër do të na lëftojë pa mëshirë.

Nuk na duket zgjidhja e mirë ajo që na propozoj Tempo, por ne duhet të ngremë pushtetin t’onë Nacional-Çlirimtar, të u japim të drejtat Maqedonasve si minoritet, të përpiqemi që dhe nga ata të marrin pjesë në Kshilin Nacional-Çlirimtar dhe kësisoj të mundemi të bindim popullin dhe të fitojmë besimin e tij. Kur pozitat t’ona të jenë të forcuara gjithashtu dhe ato të Jugosllavëve në Kosovë, Metohi e Maqedhoni, kur ne të jemi më të fortë se reaksioni ahere kuptohet vet-vetiu se do t’a zbatojmë parimin për të cilin luftojmë. Tyke vepruar në këtë mënyrë besojmë se nuk jemi në gabim në situatat që paraqiten.

Në këtë drejtim i shkruajmë dhe Tempos, por edhe ti kërko të biesh në kontakt me të ose me përgjegjsin e Partis Jugosllave në Dibër dhe i shpjego pikpamjen t’onë. Për kët punë na lajmëro si do të zhvillohet dhe ju këshillojmë të veproni me kujdes të madh dhe me nji vllaznim të plotë.

Mos humbisni asnji rast për me forcu pozitat e Partis t’onë, konferenca të bëni pa reshtur, celulat të mblidhen në regull dhe atje të merren vendime e të zbatohen.

Në Krujë vjen shoku Dali i cili do të ver në korent për misionin e tij q’ësht ngarkuar dhe për të gjitha çështjet e tjera.

Shum të fala

Për Komitetin Qendror të Partis K.Sh.

Çështja e kufive të mos të përmendet aspak ndër këto momente jo Dibra duhet të jetë Jugosllave ose Shqiptare. Neve dimë se çështja e kufive është një sëmundje e koklavitur e cila do të zgjidhet më vonë…

Kur pozitat t’ona të jenë të forcuara gjithashtu dhe ato të Jugosllavëve në Kosovë, Metohi e Maqedhoni, kur ne të jemi më të fortë se reaksioni ahere kuptohet vet-vetiu se do t’a zbatojmë parimin për të cilin luftojmë…/shqiptarja.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

16 komente në “DOSSIER/ Letra e plotë e Enver Hoxhës, zbulohet se si do i ​lihej Dibra e Madhe Jugosllavisë”

  1. Skifter says:

    Ku eshte ne shkrim pjesa qe do i linte Dibren Jugosllavise? Apo titulli sipas qejfit e qejfi sipas bythes? Media mashtruse gjithandej.

    1. u dhim tu qesh says:

      Dibra ju dha Jugosllavise ne 1913, kur Enveri ishte 5 vjec 😀 😀 😀

  2. kasem gahinji says:

    mE FALNI POR NUK E DIJA QE KUFIJTE E SHTETIT SHQIPTAR JANE VENDOSUR ME KETE LETER TE ENVER HOXHES(SIC ESHTE SHKRUAR NE TITULL).ZBULIM HISTORIK.LETRA VERTETONQENDRIMIN E PERBASHKET TE PKSH DHE SHTABIT TE PERGJITHSHEM ME ATE TE FUQIVE TE KOALICIONIT TE MADH ANTIFASHIST.PYETJA SHTROHET:JENI APO NUK JENI DAKORD ME NJE VENDIM TE MARRE NGA FUQITE E MEDHA TE KOALICIONIT NE ATO VITE PER MOSNDRYSHIM TE KUFIJVE TE PASLUFTES?

    1. Vlora1912 says:

      Mero,

      Po munde, njoftoi ata palo historian te Shqiptaja.com, dhe ata Italanin qe punon aty se:

      1- Kufijte e Shqiperise nuk u vendosen ne 194, as ne 1943, 44, 45, 46 apo 48-ten
      2-Kufijte u vendosen ne 1913 dhe u percaktuan ne 1913, ku Dibra e madhe ishte jasht territorit te Shqiperise.
      3-Kufijt e Shqiperise u Zvogeluan ca mbas 1924, kur Bastardi i Burgajetit, Zogu i K*rves, i fali Serbeve ca pjese.

      4- Enver Hoxha, edhe po te donte, as nuk e falte dhe as nuk e mirrte dot Dibren e Madhe…se nuk e kisht te tija, nuk ishte pjese e Hartes se Shqiperise…..Kaq e veshtir te kuptohet eshte kjo???

      5-Nga sa duket nga dokumenti, qe ka nja 27 vite ne qarkullim publik, vetm sa tregon maturine e Hoxhes, qe sillet si shtetar ende pa marr pushtetin zyrtar..pavarsisht se cfar beri me Shqiperine kur e mori pushtetin.

      6- Te vjen ndot e te ze LEMERIA kur media te tilla, “diten per Diell” arrijne te manipulojne fakte te tilla te mirnjohura ne menyre kaq flagrante…

    2. Moisi Golemi says:

      Ik ote Kasem analfabeti. BQ-ra si puna jote skruajne te tille artikuj debilash e pastaj futen duke komentuar edhe vete, duke mbeshtetur artikullin. Spaci eshte pak per vemje si ty.

  3. Agron says:

    Kush i lejon keto artikuj me titull idiot ! Shihet qarte qe qendrimi Enver Hoxhe dhe rekomandimet qe jep jane mese te drejta ! Perse kerkohet te denigrohet me cdo kusht kjo figure madhore e kombit tone ? Natyrisht qe figura Enver Hoxhes ka drite hijet e veta por mos harrojme qe ka qene gjithmone nen trysnine e shteteve me armiqesore dhe sherbimeve sekrete me te pergatitura te botes . Ne aresim , mjekesi , bujqesi , industri , shkence , ne mbrojtjen e atdheut etj nen udheheqjen e tij ”diktaturiale” u arriten rezultate qe kombi yne nuk i ka arritur kurre! Ne keto 27 vjet u shkaterruan te gjitha keto arritje duke sjelle si pasoje ndervarjen nga humori i ambasadoreve te akredituar ne Shqiperi. Ku pyeste ai burre per nje ambasador cfaredo !! Atdhetar ne cdo aspekt ! Me vjen keq qe nuk vodhi si keta te tanishmit qe te pakten ti linte dicka niperve e mbesave qe te mos neperkembeshin nga pacavuret qe deri sa qe gjalle ishin gati te pinin uin qe lante kembet komandanti!

  4. Shqiptari nga Kosova says:

    Ky eshte “gabimi” i vetem i Enver Hoxhes qe beri ne jetrn e tij. Pra siç del, ne ate kohe( 1943) situata ka qene e tille qe ne lufte kunder bishes nazifashiste ishin ngritur gjithe popujt e botes dhe parimi ishte kudo i njejte: LUFTE PAKOMPROMISE FASHIZMIT DHE REAKSIONIT, pastaj pas lufte popujt VETVENDOSIN. Nuk eshte faji i Enver Hoxhes qe satrapi Tito tradhetoj. Pikerisht kete tradheti Titoja e shfrytezoj ne kurriz te ndershmerise dhe “naivitetit” te Enver Hoxhes , qe pas vitit 1948 iu be mesim qe deri sa vdiq u perpoq qe kete”gabim” ta shlyente me perkushtimin ekstrem per çeshtjen kombetare…!
    Per ilustrim shikojini dhe degjojini fjalimet e tij ne demaskimin qe i ben klikes se Titos dhe Hrushqovit..! Dikush mund te pyes se ishin megjithate fjalime !!! Po largimi i bazes sovjetike ne Pashaliman te Vlores..? Ajo baze ishte kercrnimi me serioz i Shqiperise se asaj kohe e qe paraqiste rrezik edhe per mesdheun dhe me gjer. Keshtu duhet gjykuar realisht..!

  5. Zihni says:

    Keni sy ne ball mo??!!!

    Neve dimë se çështja e kufive është një sëmundje e koklavitur e cila do të zgjidhet më vonë; dimë dhe nga ana tjetër se neve jemi kundra ndarjes që ka bënë fashizmi dhe jemi për vet-vendosjen e popujve.

    JEMI PER VET VENDOSJE

    Titull mashtrues. Letra tregon te kunderten.

  6. M says:

    Bjeri bythes i thon kur mundoheni te mashtroni dhe cdo gje te bardhe e paraqesni te zeze. Keto peralla me kalimin e shekujve mund te kalojne sic mundoheni dhe me historine e Skenderbeut, por jo sot.
    1-nuk ka asnje karakteristike nga gjuha letrare(nga jugu, ) ne kete leter ( nuk flasim per gabimet orthografike) pavaresisht se jeni munduar ta paraqesni te till.
    2-kufijt u ndan ne(1912-1913 e jo gjat apo pas luftes.
    3- nuk duket diku ne leter ku ti lihej Dibra J ugosllavise (kur dihet qe nga ana tjeter Titua kish premtuar bashkimin eKosoves Shqiperise)
    4-dihet shume mire se c’far roli luajten kreret reaksionar gjate luftes.
    5- pse nuk ndryshoi kufijt mbreti Zog (te bashkonte Kosoven)
    6- duket qart qe ju dha mundesia Bazit dhe organizates se ballit per tu bashkuar ne lufte po lind pyetja kush do ti hante pulat pastaj.
    7-duket fare qarte se dhe ti qe ben artikullin ke ngren pula( ne nje far menyre).
    Jeni anti historjandhe mashtrus

  7. alds rock says:

    O mero krye redaktore. Si i lejoni keta gazetare te mashtrojne me titullin. turp. Ne leter thuhet krejt e kunderta

  8. KORÇARI says:

    Shkrim më IDIOT DHE DASHAKEQ SE KY SKAM PARË,PO MIRË MO DEBILË A NUK E DINI JU QË KUFOJTË U VENDOSËN NË VITIN 1913 ???
    NQS NUK ISHTE ENVER HOXHA DHE FRONTI ANTIFASHIST SOT NUK DO KISHTE FARE SHQIPËRI, PRA JU O MINJ GJIRIZI DHE FEKALESH QË SHKRUANI TË TILLA IDIOTLLËQE JU O PASARDHËSIT E ZOGISTO-BALLISTËVE E DINI SHUMË MIRË QË NQS SHQIPËTARËT DO KISHIN DJEKUR ATA BABALLARËT TUAJ HAJDUTË DHE ANTISHQIPTARË SOT NUK DO TË KISHTE FARE SHQIPËRI ÇDO TRAKTATI ISHTE GATI PËR NDARJEN E TROJEVE SHQIPTARE MIDIS GREQISË DHE SËRBISË, SEPSE O DEBILA O PLEHRA O BAJGA ANTISHQIPTARË SEPSE NË LUFTË LIGJIN E BËJNË FITIMTARËT DHE FITOMTARË ISHIN ATË TË BOSHTIT ANTIFASHIST. PRA HOXHA ISHTE NË ANËN E DUHUR . MOS HARRONI O DEBILA QË AKOMA DHE SOT GREQIA MBAN NË FUQI LIGJIN E LUFTËS ME SHQIPËRINË PIKËRISHT SEPSE E QUANTE VENDIN TONË ANTARE TË BOSHTIT FASHIST, DHE KJO PËR ARSYEN SEPSE ITALIA E SULMOI NGA SHQIPËRIA. O MINJ FEKALESH ISHTE HOXHA AI QË I MBROJTI TROJET SHQIPTARE NË KONFERENCËN E KOMBEVE DUKE KUNDËRSHTUAR ME FORCË DHE ARGUMENTE PIKËRISHT KËTË TEZË QESHARAKE GREKE, DHE ARRITI TË NXJERRË JASHTË LOJE PLANIN GREKO-SËRBO-ANGLEZ PËR COPTIMIN E SHQIPËRISË, PLAN I CILI KISHTE NISUR ME DËBIMIN NGA BANDAT E ZERVËS ME URATAT E ANGLEZËVE TË POPULLSISË SHQIPTARE NË EPIR. TURP TË KENI O TRADHËTARË DHE BIJ TRADHËTARËSH.

  9. arben says:

    Nuk e kuptoj por injoranca e ligesia jane bere bashke ne kohen e sotme dhe mundohet me cdo mjet te perbalte epopene e lavdishme te luftes nacl.Pseudo gazetaruce apo shkronjes te paguar nga pinjollet e reaksionareve e kolaboracionisteve te djeshem me emra fallco apo dhe pa emra perpiqen te bejne per budalla shqiptaret duke hedhur shashka tymuese per gjoja tradhetine kombetare te komunisteve gjate luftes apo dhe shitjen e tokave shqiptare ne Jugosllavine e pasluftes.Nuk do tu vija faj ketyre pinjolleve pasi ata si dje edhe sot po bejne punen qe dine te bejne me mire TRADHETINE E BASHKEPUNIMIN ME QARQET ANTISHQIPTARE TE FQINJEVE TANE SHOVINISTE.Por ndjej neveri per redaksine e gazetave private qe jane te shitura per 30 aspra tek keto qarqe e botojne propagande anti shqiptare pa u hyre gjemb ne kembe.Mallkuar qofshin te gjithe ata qe kane punuar e punojne kunder Shqiperise e kombit shqiptar.

  10. Moisi Golemi says:

    Kelyshet e kopilave qe baahkepunuan me greket e Zerves, sllavet e Mihajllovicit dhe italianucet e Musolinit, kane mbi 25 vnet qe jane vene ne nje front te perbashket shpifjesh. Sepse i ha perbrenda bashkepunimi qe M. Fraaheri beri me greket e Zerves. Qe M. Bajraktari apo P. Cali bene me cetniket e Mihajllovicit, qe M. Kruja beri me fashiot e Duces, qe Xh. Deva beri me nazistet, greket e cetniket bashke, etj etj.
    Jane bere bashke ne nje front dhe qe te mbulojne tradhetine e tyre, nxjerrin lloj-lloj “dekumentesh”, si e si te “provojne” se te keqinjte ishin ata qe luftuan ndaj fashisteve, nazisteve, grekeve, cetnikeve, etj. Nderda vete ata, luftuan vetem kunder shqiptareve, ia shiten armikut per pese aspra e ndonje dekorate nga Ducja a Hitleri. Ptuuuu, rrace e 10-re.

  11. xixa says:

    KETU NE KETE SHKRIM PACAVURE JEPET PLOTESISHT E KUNDERTA E ARTIKULLIT . JU PO MUNDOHENI TE VINI PERPARA PERGJEGJESISE ENVER HOXHEN DHE E NGRINI NE PIEDESTAL SI NJE ARKITEKT I LUFTES SE POPULLIT SHQIPETAR. EDHE PSE PRETENDOHET QE ESHTE SHKRUAR NGA ENVER HOXHA KJO POROSI TE PAKTEN ESHTE KOPJUAR KEQ. TE GJITHE E DINE SE AI KA QENE GJIROKASTRIT DHE SHKRIMI NE ATE KOHE NUK ESHTE BERE NE GJUHEN LETRARE E AQ ME PAK NE DIALEKTIN GEGE. PO PERPELITENI TE ULENI FIGUREN E NE TE VERTETE PO E LARTESONI GJITHNJE E ME LARTE (ATY KU I TAKON)

  12. Arturi says:

    Me kete leter Enver Hoxha paraqitet si nje burre shteti i madh ndaj komenti ne shkrim ka deshtuar ne qellimim e tij antishqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *