INTERVISTA/ Fatos Nano flet për "timonin" dhe "timonierin": Unë jam shumë i vëmendshëm, jam në komunikim me aktorët e duhur politikë për…

18 Tetor 2017, 12:19Politika TEMA

Ish-kryeministri socialist, Fatos Nano, ka zbutur mjaft qëndrimet e tij ndaj kryeministrit Edi Rama, por një mesazh gjithsesi e thotë për të.

“Timoni ka ngelur një simbolikë e lundërtarëve klasikë dhe besoj se pavarësisht nga butonat e komandimit, drejtimi nuk është dhe nuk mund të jetë më një prerogativë e një personi, por sidoqoftë çdo ekip ka drejtuesin e vet, i cili duhet të kultivojë në radhë të parë te vetja besimin se është i pari midis të barabartëve dhe jo i ndryshëm prej tyre”,- deklaroi dje, ish-kryeministri, në një intervistë për Klan Plus.

Kemi një Shqipëri më të mirë tani, zoti Nano?

Kemi një Shqipëri më ndryshe, më afër rrjedhave bashkëkohore të zhvillimit në shumë aspekte, por me më shumë pabarazi gjë që ka nxjerrë në pah edhe se sa larg parametrave dhe standardeve të botës së qytetëruar në të cilën jemi ofruar për t’u bërë pjesë, jemi. Dhe sigurisht në qoftë se do të ndërmerrja në këto vitet e pleqërisë time ndonjë iniciativë mediatike, nuk do të kisha të njëjtat dimensione programore midis telenovelave dhe reality shou-t si ai që ka klani sot.

Do kishin shqiptarët një timonier më të mirë?

Në kohët moderne, çështja e timonit është digjitalizuar që do të thotë timoni ka ngelur një simbolikë e lundërtarëve klasikë dhe besoj se pavarësisht nga butonat e komandimit, drejtimi nuk është dhe nuk mund të jetë më një prerogativë e një personi, por sidoqoftë çdo ekip ka drejtuesin e vet, i cili duhet të kultivojë në radhë të parë te vetja besimin se është i pari midis të barabartëve dhe jo i ndryshëm prej tyre.

Zoti Berisha iu ka dhënë një përgjigje atyre që kërkuan rikthimin në krye të PD-së. Keni ju një përgjigje për ata që ju mbështetën më shumë për shumë vite, ju adhuruan për politikën tuaj për vendosjen e rendit në Shqipëri?

Unë jam shumë i vëmendshëm ndaj shqetësimeve të publikut dhe ndaj çdo zhvillimi problematik ose negativ në vend. Nuk besoj se rikthimi, ose kopjimi mekanik ose transplatimi mekanik i situatave të së kaluarës në të tashmen do të ishte zgjidhja për çdo gjë. Natyrisht ka shumë nevojë për shkëmbime përvojash, ka gjithnjë një nevojë të pa ezauruar dhe të pa kultivuar, për fat të keq, midis këmbimit të eksperiencës dhe komunikimit edhe të institucionalizuar midis drejtuesve politikë, që për fat të mirë janë gjallë, të krejt periudhës së zhvillimit të Shqipërisë në demokraci. Unë personalisht jam në komunikimin e duhur me aktorët e duhur të skenës politike shqiptare dhe për këtë arsye nuk jam kaq nostalgjik sa pyetja që ju thatë dhe besoj se, për sa më takon mua, ndikimi është pozitiv dhe i dukshëm në disa aspekte në përmirësimin e situatës.

Shqipëria evropiane e nisi këtë rrugë, por si duket po përsëritet i njëjti refren, lufta ndaj krimit, ndaj kultivimit të drogës. Si është e mundur, kjo Shqipëri e vitit 2017 ka të njëjtat probleme?

Nuk besoj se mund ta fotokopjonim realitetin në të njëjtën mënyrë, sepse në rast se devijimet nga ligji, aktivitet e paligjshme nga informaliteti te krimi i organizuar janë shumë më të vjetra se sa institucionet e shteteve të së drejtës, ato në kohë të caktuara marrin dimensionet e tyre. Ndërkaq unë do t’i rikthehem çështjes se për gjithçka zinxhirët e kriminalitetit të paktën janë globalizuar. Në asnjë rast nuk ndodh që krimi të lindë e konsumohet brenda territoreve të ngushta. Trafiqet ndërkombëtare janë prova më e lexueshme për këtë gjë dhe është bërë fakt i ditës, ku edhe grupet që bllokohen janë gjithnjë e më shumë multinacionale dhe nuk po flasim kush zë peshën më të madhe, se nuk them që shqiptarët dallohen për kampionë të së keqes siç na akuzojnë. Ndërkohë unë dua të theksoj se në marrëdhënie me Evropën nuk janë këto gjëra që dominojnë dhe nuk është e dobishme që ndjeshmërinë që krijon media te publiku të dominojnë fenomene negative në raport me shumë procese të reja zhvillimi që po forcojnë partneritet dhe besimin reciprok me institucionet dhe qeveritë e vendeve anëtare të BE-së.

Më në fund ngelet pyetja të cilës duhet t’i përgjigjemi në mënyrë krijuese e dinamike se në cilën Evropë të bashkuar do integrohemi, në atë që ka qenë, në këtë që është apo në atë që as drejtuesit e institucioneve të Evropës së bashkuar nuk e dinë tamam se si do të jetë? Dhe me këtë nuk dua të le asnjë ekuivok nëse është i drejtë procesi i integrimit ose jo, por nga klasa politike, nga drejtuesit e institucioneve shqiptare, e them klasa politike, sepse në raport me integrimin evropian është krim ende i pandëshkuar të flasësh në gjuhë të ndryshme kombëtare për integrimin. Pra, autoritetet vendase të maxhorancës apo opozitës duhet të krijojnë një komunikim përmbajtësor, të zhdërvjellët dhe proaktiv me autoritetet evropiane që udhëheqin edhe proceset e zgjerimit, edhe të integrimit për të bashkëvepruar në momentin e duhur ndaj ndryshimeve që u imponohen vendeve aspirante nga vetë reforma e institucioneve të BE-së.

Keni ndonjë parashikim se kur Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së?

Kur të kemi një përgjigje më të saktë për pyetjen në cilën Evropë do të integrohemi, do të kem edhe një për afatet.

15 komente në “INTERVISTA/ Fatos Nano flet për “timonin” dhe “timonierin”: Unë jam shumë i vëmendshëm, jam në komunikim me aktorët e duhur politikë për…”

  1. LORA says:

    Po ketij derr-kubikut te k’naqun cfare I duket vetja lundertar klasik apo dixhital ?????
    Jazek mediave ,qe behen nevojtare te nje gangsteruci,sikurse nano-kurva.

    1. quokka bo nomi says:

      timonieri i krimit dhe korrupsionit, thuaj…

    2. Edkari says:

      Tepsine e ka por duhet dhe koka ne te.
      Me e mira koke ne te eshte ajo e kryeministrit.
      ju siguroj se do ta veme ne vendin qe i takon.

    3. Lugati says:

      ai nano kurva qe nxorri nga halet qenefet e parisit nga barbon e boni njeri idhullin e ripkelljes nga lugat pusetash e boni kryeminister..per ket nano kurven e ke fjalen moj lora administrates?????

    4. rruspija ripjelljes says:

      u lora..e neze lavatricen mi goc

  2. shqiptari nga Shqiperia says:

    Fatos Nano , nje politikan dhe person negativ , sa qe drejtues i ketij shteti rembythje nuk mendoj per asnje moment per te miren e tij dhe te popullit te tij .Personifikimi i batakciut , hajdutit ,dhe imoralit . Sikur te mos dale neper gazeta qe ai krijoji , ushqeu te beje diku diku ndonje interviste me terma te medha dhe slogane , nuk do ta kujtoj askush , nuk la gjurmet e tij asgjekund . Sigurisht qe mori shtet rumpalle dhe te degraduar ne max. mbas 97-tes, por ky do qe dhe motoja , do qe stimuli ose basti , do ti thosh ketij popull te stermunduar : shikomni , u ktheva mbrapa me i forte se kure , ju dha mundesia dha nuk e beri , por ai si i felliqur dhe i ingranuar ne boten e fitimit personal , zgjodhi pervetesimin , te kalonte mire, i mbytur ne ryshfete . Thjesht qe nje perfaqesues i denje i mafias te asajkohe , i kish te gjitha mundesite , e perkrahen gjithandej si B.E.dhe USA , por jo ai zgjidhi nje ruge tjeter , rrugen e perfitimit , te politikanit sharlatan .Nga ky duhet te filloj vettingu , eshte rasti me i paster te trgoje ketij batakciu , qe ai qe bere nuk qe burg , tani fillo dhe numuro vitet brenda ………..Politikanet qe na perfaqesuan me ndershmeri jane te numuruar te nje dore , u perfaqesuam nga Sali ndyresira , nga ky , nga Lil hajduti . Sigurisht qe keta sic gjeten bene , ndihmuam dhe ne jashte mase , niveli yne i dobet i te llogjikuari mbi politiken dhe demokracine , kujtonim se do sillte demokracine Saliu , Tosi dhe te tjera larot, dhe kete kapacitet te dobet keta kodosha , hajdute ordinere e perfituan me se miri dhe me mjeshteri .Presim ne te na respektojne te huajt , ne na moren neper kembe keta plera , desha vetem te ngrihej nga vari Enver Hoxha …………………ti kalonte keta minje ne tranxhe , tu kepuste qafen , kriminelave dhe hajduteve ………..

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Po, po, prit se po ngrihet Enveri Lugat qe te plotesoje deshirat e tua. Ti nuk e ke keq, se Enveri edhe mund te ndrihej lugat, po shkenca thote qe po te pshurren varrin nuk ngrihesh dot me as dreq, as lugat, e shumta qe mund te besh eshte te masturbosh ne varr. Idioter qe nuk u ndahet mendja nga psikopati qe masakroi shqiptaret.

      1. Lugati says:

        xhuxhumak ke dale jashte rruge ..duhet ti kuptosh mire komentet masanej te shkrush..sidoqofte ok

  3. Plaku Xhuxhumaku says:

    Ketij hajdutit bixhozç si nuk i vjen turp qe akoma can derrasa andej ketej. Rri or mut e ha ato para qe vodhe me grushta, na mbake lidhje ti e na qeke i vemendshem. Ik or beqir muti.

  4. Vlora says:

    Ky Nanua mos na del shefi i shefit te Habilajve.

  5. shoku " Shpati " says:

    Nanua di te formoj ekip qeveritar . Kulmin e harriti me emerimin minister I arsimit te Luan Memushit . Minister I cili I ndante floket me vije ne mes !!! Kishte edhe nje luan tjeter me duket …pak ashume nje kopsht zoologjik me kafshe te dhjamosur .

  6. says:

    Pleshti Nano I dhuroi Greqis 252 km2 det.

  7. Edi NYC/USA says:

    Berisha-Meta-Nano
    liderët e KOSS’it (KRIMIT ORGANIZUAR SHTETËROR SHQIPTAR)!
    Keta lapanjozë me veprimet e tyre administrative konsoliduan këtë organizatë KRIMINALE, dhe vazhdojnë mbrojtjen e interasat e tyre financiale te konvertuara nga pronat/valuta SHTETËRORE në firma/kompani private.
    Është NANO iniciatori kur sapo u emërua në postin e KRYEMINITRIT, jo vetëm që nuk ndërmorri anjë veprim ligjor kundër Berishës, edhe pse ky i fundit e futi në burg NANON, por haptazi mbrojti interesat dhe monopolin Berishjan. Ishte pikërisht ky akt përfitimi edhe për Ilir Metën që bënë plotësimim e konditave për krijimin e KOSS’it që si motiv të mirëfilltë kishte “mos më prek interesat finaciale, dhe unë nuk ti prek të tuat” kur bëhen ndërrimet e pushtetit nëpermjet partive/zgjedhjeve.
    Më vonë motivi ndryshoi nga mosprekja e interesave financiale tek ndarja e përfitimeve financiale të ardhur nga droga, prostitucioni, pastrimin e parasë së zezë, zgjerimin e bashkëpunimin me organizatat Kriminale në pë botë, etcetera. The media Shqiptare është pjesë e KOSS’it. Në anjë vënd të botës nuk mund të gjesh një Organizatë Kriminale me më sistem të konsolifuar siç është KOSS’i. Italia, Kolombia, janë shumë më pas e kanë mbetur kartele/organizata por jo Shtet me struktura e sistem politik/aministrative/juridik/legjislative.
    E bërtets e hidhur e tragjedise Shqiptare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje