Për Vjosën

18 Tetor 2017, 10:28Blog TEMA

Nga Gjergj Buxhuku*

Eshte e natyrshme te lindi pyetja, se cila eshte arsyeja, qe Konfindustria mori nismen per te mbledhur se bashku perfaqesues institucionale te pushtetit qendror dhe vendor te 9 bashkive nga Shqiperia dhe Greqia, perfaqesues te agjencive publike, shoqerise civile mjedisore, biznesit, universitetet, per domosdoshmerine e rishikimit dhe ndertimit te politikave, qe do te sigurojne Zhvillimin e Qendrueshem te Rajonit te Lugines se mrekullueshme te Lumit Vjosa nga burimi i tij ne malet e Pindit deri ne grykderdhjen e tij ne Detin Adriatik. Dhe pse pikerisht tani?

Pergjigja permbledhese do ishte, qe ka shume, shume me teper sesa nje arsye e vetme.

Po mundohem te rendis shkurt disa prej tyre:

1.Balancimi i nevojes per zhvillim industrial dhe ekonomik me domosdoshmerine per ruajtjen dhe mirperdorimin e burimeve te paperseritshme, te medha, por te fundme mjedisore te Rajonit te Vjoses nga Konica deri ne Fier dhe Vlore sebashku me trashegimine e madhe kulturore artistike te Rajonit. Politikat koncesionare te ndertimit te HEC ne lumenjte anesore te Vjoses dhe per me shume ne trupin kryesor te saj, ne kanionet e Nivices dhe Grykes se Kelcyres, perpjekjet e para pak koheve per ndryshimin e rrjedhjes se Vjoses drejt liqenit te Janines, nderhyrjet e shumta te shemtuara urbanistike dhe infrastrukturore ne vite, karrierat e nxjerrjes se gureve pergjate rruges kombetare, problematikat shume shqetesuese me mbetjet, permbytjet ne Myzeqe dhe demtimi i Gjirit te Vlores nga prurjet masive erozionit te Vjoses, etj. duhet detyrimisht ti nenshtrohen sa me shpejt vleresimit te standarteve me te larta nderkombetare kur vjen fjala per kostot shoqeruese mjedisore, urbanistike, artistike dhe kulturore. A i kemi te tilla standartet e vleresimit ekonomik dhe mjedisor sot? A ka nevoje per plotesime ligjore? A i kemi zbatuar dhe nese jemi te afte ti zbatojme si duhet ne praktike? Keto jane disa dhe nga ceshtjet, qe duhen sqaruar domosdoshmerisht per hir te interesit publik ne afatgjate.

P.sh. marrim nje rast, qe ende une nuk i jap dot shpjegim mbeshtetur ne legjislacionin e sotem. Sot ne guidat turistike nderkombetare kemi si marke te vecante Lumin Vjosa si i ” i vetmi Lum i Eger ne Europe”. Marke, qe natyrisht prodhon te ardhura financare ne rritje te qendrueshme ne vite nga turizmi. Ministria e Mjedisit duhet te japi pergjigje te qarte, nese ne lejet e dhena prej saj per ndertime ne trupin kryesor te Vjoses, i ka llogaritur apo jo si kosto mjedisore shume te larta te ardhurat e munguara te shtrira ne vite, qe vine nga humbja e markes se mesiperme?! E njejta gje vlen per lejet mjedisore per lumenjte anesore te Vjoses, ndertime industriale, impiante mbetjesh, nderhyrje ne infrastrukture, urbanistike, etj. Dua te sqaroj, se eshte pergjegjesi e plote e Ministrise, qe mbulon Mjedisin, qe percakton kostot mjedisore dhe si rrjedhim percakton edhe vete dhenien e lejeve koncesionare, qe i japin ministrite e tjera zhvilluese si p.sh Ministria Energjise, Infrastruktures, etj.

2.Domosdoshmeria e percaktimit te shpejte te strategjise se zhvillimit te Rajonit te Vjoses. Pyetja eshte, nese do te kemi zhvillim energjitik, industrial te mirefillte, apo zhvillim te industrise turistike mbeshtetur ne vlerat mjedisore dhe trashegimise artistike, kulturore shoqeruar me agroturizem, bujqesi, shendetesor, sporte te ndryshme, etj.apo harmonizim ndermjet ketyre sektoreve? Eshte shume e rendesishme te vleresohet dhe percaktohet menyra sesi mund te arrihet optimumi i interesit publik, qe do te realizoje zhvillim te qendrueshem ne sherbim te mireqenies ne afatgjate te qytetareve te Rajonit. Perseri ketu kriteri thelbesor mendoj, se duhet te jete perkthimi ne vlera financiare te plota kosto/perfitim te seclit skenar zhvillimi dhe cdo projekti konkret. Dhe edhe njehere tjeter vime te domosdoshmeria e llogaritjes se sakte e e gjitha kostove sipas standarteve nderkombetare, detyre e paster e ekzekutivit. Kriza globale ka ndryshuar ne menyre rrenjesore shume parametra financiare, qe i kthejne krejtesisht te paarsyetuara vleresimet e projekteve te leverdise ekonomike dhe kostove mjedisore te kryer 10 apo edhe 20 vjet me pare per Lumin Vjosa. Qartesisht eshte koha e riberjes se projekteve te reja ekonomike dhe mjedisore, perpara se te merren vendimet per ndertimet e HEc ne Vjose.

3.Problemet e shumta te zhvillimit te Rajonit te Vjoses e bejne domosdoshmeri bashkpunimin ndermjet njesive vendore te Rajonit nga burimi ne malet e Pindit deri ne detin Adriatik. Zgjidhjet, qe te jene efektive duhet te jene teresore dhe te shrira ne gjithe gjeografine e Vjoses. P.sh permbytjet dhe erozioni i tokes, qe shfaqet ne Fier dhe mbushja e Gjirit te Vlores kane shkaqe, qe lidhen me brendesine e gjatesise se Vjoses . Po ashtu problemi i mbetjeve, ndotjeve industriale, ndertimi HEC, infrastruktures, etj. Kjo eshte arsyeja, se perse sot do te nenshkruhet edhe Marreveshja e Bashkpunimi ndermjet 9 bashkive nga Konica deri ne Fier dhe Vlore.

4.Rajoni duhet pare si nje zone e vetme zhvillimi per te perfituar nga ekonomia e shkalles si pasoje e mundesise per rritjen e eficences se investimeve dhe financimeve nga Qeveria, njesite vendore, donatore, PPP, etj. Ne kushtet e paraqitjes se rajonit si 1 zone e vetme zhvillimi rriten mundesite per terheqjen e financimeve nga BE dhe burime te tjera. Po ashtu jepen mundesi per ndertimin e projekteve te perbashketa nderkufitare Shqiperi-Greqi.

Arsyea e fundit ne rradhe, por jo nga rendesia eshte, se sot Shoqeria civile shqiptare ne mbrojtje te mjedisit dhe vlerave se trashegimise kulturore te vendit ne nje qendrese te cmuar ne rritje, praktikisht e ka detyruar politiken shqiptare, qe te vleresoj ne vendimarrjet e saj zhvilluese edhe nevojen per qendrueshmeri ne kohe. Zeri, shqetesimet dhe zgjidhjet e grupeve mjedisore te Shqiperise dhe vendeve europiane eshte i mirepritur sot. Perplasja e kendveshtrimeve per zhvillim industrial dhe ekonomik me domosdoshmerine per mbrojtjen e mjedisit, harmonizimi dhe gjetja e optimumit ndermejt tyre, i jep jete idese se zhvillimit te qendrueshem ne interes afatgjate per rajonin e Lumit Vjosa. Suksesi i modelit te zhvillimit te qendrueshem te Vjoses mund te sherbeje per tu shtrire ngjashem edhe ne pjese te tjera te vendit.

Sot duhet te domosdoshmerisht te jemi ne gjendje, qe te pakten te mos bejme gabime te medha e te pandreqshme per Rajonin e pacmuar te Lumit Vjosa per banoret e saj kudo ku ndodhen ne Shqiperi dhe Greqi! Ne kushtet e reja ekonomike te paskrizes globale nuk jemi ne gjendje te japim pergjigje te qarta per modelin e zhvillimit te Rajonit te Vjoses. Mundesia me e arsyeshme per te mos bere gabime te medha do te ishte kryerja e projekteve te reja te plota ekonomike dhe mjedisore per gjithe Rajonin si nje i tere. Deri atehere moratoriumi i politikave koncesionare te ndertimit te HEC ne Vjose mund te ishte veprimi i duhur!

*Kryetar i Konfindustria. Fjalim i mbajtur te Forumi i Zhvillimit te Qendrueshem te Rajonit te Lugines se lumit Vjosa

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje