SHIFRAT/ Ja plani për të rritur të ardhurat me 200 milionë euro

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministria e Financave ka hartuar tabelat paraprake të buxhetit të vitit 2018.

Sipas planit, totali i të ardhurave për vitin 2018 pritet që të arrijë 464.3 miliardë lekë (rreth 3.4 miliardë euro), me një rritje prej 6.4% në krahasim me aktin normativ 2017, apo rreth 200 milionë euro më shumë se të ardhurat që pritet të mblidhen këtë vit.

Në raport me prodhimin e brendshëm bruto, të ardhurat pritet të arrijnë që në vitin 2017 një nivel rekord prej 28.1% të PBB-së dhe ky nivel pritet që të ruhet edhe përgjatë vitit 2018.

Parashikimi i fundit zyrtar për rritjen ekonomike, sipas programit afatmesëm të qeverisë është për një rritje ekonomike prej 4.1% dhe një inflacion prej rreth rreth 2%, çka nënkupton që projektimi real për rritjen e të ardhurave, duke hequr rritjen ekonomike dhe inflacionin është minimal.   

 Të ardhurat tatimore, të cilat sigurojnë 91.5% të totalit të të hyrave në buxhet, pritet që të rriten me 6.7% (+26.8 miliardë lekë), për të arritur në 425 miliardë lekë.

Të ardhurat nga tatimet dhe doganat, që do të sjellin 63% të totalit të buxhetit, pritet të rriten me 5.9% (17.8 miliardë lekë), duke arritur në 317.2 miliardë lekë.

TVSH-ja si gjithmonë, do të mbajë peshën kryesore në të ardhurat nga tatimet e doganat, duke siguruar 47.5% të tyre. Në vlerë absolute, të ardhurat nga tatimi i vlerës së shtuar pritet të arrijnë në 150.7 miliardë lekë, me një zgjerim vjetor prej 6.8% në raport me pritshmërinë e këtij viti. Qeveria ka në plan që këtë vit të zgjerojë skemën e TVSH-së edhe tek biznesi i vogël. Megjithatë, në buxhet, plani për TVSH-në mbetet në 9.1% të PBB-së, njësoj si në vitin 2017.

Të ardhurat nga tatim fitimi do të arrijnë në 33.4 miliardë lekë, me një pritshmëri për një zgjerim të ndjeshëm prej 14.4% me bazë vjetore.

Nga akciza pritet të grumbullohen 50.4 miliardë lekë, me një rritje me bazë vjetore prej 7.9% në raport me pritshmëritë e 2017-s.

Tatimi mbi të ardhurat personale pritet me një rritje modeste prej 3%, për të arritur në 37.3 miliardë lekë. Qeveria ka bërë publik planin për të ulur tatimin mbi pagat e larta nga 23% në 18%, por deri tani nuk ka sinjale se kjo do të ndodhë brenda vitit 2018.

Të ardhurat nga taksat nacionale janë të vetmet që parashikohen me ulje prej 3.4%, për të arritur në 38.3 miliardë lekë.

Taksat doganore, pesha e të cilave në buxhet mbetet e ulët, pritet të arrijnë në 7 miliardë lekë.

Taksa e pronës, do paguhet 21 milionë euro më shumë në 2018-n

Qeveria ka bërë publik planin për të ndryshuar taksimin mbi pronën, nga fikse, në bazë të vlerës, ndonëse ende nuk është bërë i qartë projekti final. Në projektbuxhetin 2018, pritshmëria për të ardhurat nga taksa e pronës është rritur ndjeshëm në raport me programin afatmesëm të financave. Arkëtimi nga taksa e pronës pritet të rritet me 54%, për të arritur në 8.1 miliardë lekë në raport me pritshmëritë e 2017-s. Pra shqiptarët do të paguajnë rreth 60 milionë euro taksë për pronën, apo rreth 21 milionë euro më shumë se këtë vit. Në raport me prodhimin e brendshëm bruto, të ardhurat nga taksa e pronës pritet të arrijnë në 0.5% të PBB-së, në linjë me rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në programin fillestar afatmesëm, parashikimi për të ardhurat nga taksa e pronës ishte 5.6 miliardë lekë (pothuajse njësoj me 2017-n), në rreth 0.3% të PBB-së.

Të ardhurat nga taksat lokale pritet me rënie në krahasim me 2017-n, me 11.3% më pak, për të arritur në 10.3 miliardë lekë.

Fondet speciale

Të ardhurat nga sigurimet shoqërore pritet të rriten me 6.2%, në 74.6 miliardë lekë. Të hyrat nga sigurimet shoqërore do të zgjerohen me 7% në 11.9 miliardë lekë.

Për kompensimin e pronarëve parashikohen 1.5 miliardë lekë, apo 500 milionë lekë më pak se një vit më parë.

Të ardhurat jo tatimore pritet të zgjerohen me 5.6% në 25.7 miliardë lekë.(monitor) 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “SHIFRAT/ Ja plani për të rritur të ardhurat me 200 milionë euro”

  1. aurela says:

    Ky eshte nje plan shume optimist. Shpresoj qe te arrihet me sukses pasi nje rritje e tille do te nxiste ekonomine e vendit, me shume investime, me shume rritje ne pesnione dhe ne rroga. Suksese ministries.

  2. Anila says:

    ne shpresojme qe kjo pune te arrihet dhe ky rezultat te jete I prekshem dhe I ndjeshem per popullin ne fund te 2018. Puna juaj eshte e dukshme dhe ju pergezojme per kete.

  3. Emmanuele Bleu says:

    minister Beni po ecen ne rugen e duhur ,taksat jane burim frymezimi per ne brezin e ri ,Beni eshte minister i bukur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *