Zbulohet arsyeja pse Blushi refuzoi ftesën për tryezën e opozitës: Nuk vij pasi aty është…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partia Demokratike thirri dje të gjithë faktorët opozitarë me qeverinë që të ulen në një tryezë për të vendosur se cili do të jetë qëndrimi pas daljes së përgjimeve të dy trafikantëve të drogës që përmendin edhe Sajmir Tahirin.

Përveç LSI-së, PD-ja ka ftuar edhe të gjitha partitë e tjera opozitare për të qenë pjesë e kësaj tryeze.

Një ftesë i ka shkuar edhe Ben Blushit, kryetarit të Partisë LIBRA.

Burimet bëjnë të ditur se Blushi fillimisht ka kërkuar informacion se cilët do të jenë faktorët e tjerë opozitarë që do të marrin pjesë në tryezë.

Nga organizatorët i janë lexuar emrat e kryetarëve të partive të tjera opozitare, mes të cilëve edhe Koço Kokëdhima, kryetari i Partisë Zgjidhja.

Pasi ka dëgjuar emrin e Kokëdhimës, Blushi e ka refuzuar ftesën.

“Unë ika nga PS për shkak të Koços dhe nuk mund të vij e të ulem në tryezë dhe të gjej prapë Koçon”, mësohet t’u ketë thënë Blushi organizatorëve të tryezës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Zbulohet arsyeja pse Blushi refuzoi ftesën për tryezën e opozitës: Nuk vij pasi aty është…”

  1. Rashela says:

    Bravo Beni, respekte. Tregove dhe nje here dinjitet.

  2. Fotografi qe ka shume pasthenie buzeqeshia e tyre …
    Beni duhet e ECI vete….
    Ai mbiemer duhet mbajtur verte si BLUSHAR…qe i kane shoket te rralle !
    Guri Naimit D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *