Çështja “Habilaj”, ku ndryshojnë qëndrimet e Ramës nga Berisha dhe Meta

25 vjet zhgënjim i vazhdueshëm nga politika në Shqipëri kanë bërë që shumë prej nesh të vendosin në të njëjtën shportë të gjithë politikanët e këtij vendi… në shportën e të korruptuarve.

E megjithatë, lakimi i emrit të Sajmir Tahirit nga një keqbërës i arrestuar nga drejtësia italiane, ka krijuar një tymnajë në të cilën qeveria shqiptare është duke mbajtur një qëndrim krejt të ndryshëm nga qëndrimet e mbajtura në të shkuarën në disa prej skandaleve më të mëdha të provuara të këtij vendi.

Kjo është një përmbledhje e deklaratave të bëra nga tre figurat kryesore politike të vendit, në vijim të skandalit të 21 janarit, të Gërdecit, të aferës CEZ ku është përfshirë Shkelzen Berisha dhe në rastin Tahiri.

Ilir Meta, pas publikimit të videoskandalit: “Këto dokumenta tregojnë më së qarti jo vetëm që biseda është një montazh por e gjithë historia është një provokim i qëllimshëm për të mbledheur materiale që më pas do të përdoreshin si shantazh ndaj ish-ministrit”.

Berisha për përfshirjen e Shkëlzenit në aferën CEZ: “Po gjetët qoftë dhe një qindarkë të parregullt ja ku janë të marrin dënimin më të rreptë. Po nuk gjeni dot se janë standardet e Berishës e jo të Shullazit. Ata standarde kanë bërë që fëmijët e mi të mos kenë asnjë kompani”.

Berisha pas Gërdecit: “Unë nuk them kush e ndezi zjarrin, por disa gjëra i them. Unë i them se ka patur një dështim të fortë të një numri të konsiderueshëm institucionesh, dështim është në Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm, në institucione të tjera të tatimeve, të inspektimeve, në sistemin e informacionit, në sistemin e Prokurorisë, sepse ju e keni shumë të qartë që Delijorgji kishte procese. Pra këtu është një problem shumë madhor, se unë ju ndjek ju dhe kam shumë vlerë për të gjitha analizat që bëhen dhe janë të drejta. Por, problemi është se këto parandalohen përpara se gjithash dhe mbi të gjitha përmes reformave të thella, reformave që garantojnë që këto të mos përsëriten”.

Rama për Tahirin: “Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet. Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet. Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...