Çështja “Habilaj”, ku ndryshojnë qëndrimet e Ramës nga Berisha dhe Meta

19 Tetor 2017, 12:29Politika TEMA

25 vjet zhgënjim i vazhdueshëm nga politika në Shqipëri kanë bërë që shumë prej nesh të vendosin në të njëjtën shportë të gjithë politikanët e këtij vendi… në shportën e të korruptuarve.

E megjithatë, lakimi i emrit të Sajmir Tahirit nga një keqbërës i arrestuar nga drejtësia italiane, ka krijuar një tymnajë në të cilën qeveria shqiptare është duke mbajtur një qëndrim krejt të ndryshëm nga qëndrimet e mbajtura në të shkuarën në disa prej skandaleve më të mëdha të provuara të këtij vendi.

Kjo është një përmbledhje e deklaratave të bëra nga tre figurat kryesore politike të vendit, në vijim të skandalit të 21 janarit, të Gërdecit, të aferës CEZ ku është përfshirë Shkelzen Berisha dhe në rastin Tahiri.

Ilir Meta, pas publikimit të videoskandalit: “Këto dokumenta tregojnë më së qarti jo vetëm që biseda është një montazh por e gjithë historia është një provokim i qëllimshëm për të mbledheur materiale që më pas do të përdoreshin si shantazh ndaj ish-ministrit”.

Berisha për përfshirjen e Shkëlzenit në aferën CEZ: “Po gjetët qoftë dhe një qindarkë të parregullt ja ku janë të marrin dënimin më të rreptë. Po nuk gjeni dot se janë standardet e Berishës e jo të Shullazit. Ata standarde kanë bërë që fëmijët e mi të mos kenë asnjë kompani”.

Berisha pas Gërdecit: “Unë nuk them kush e ndezi zjarrin, por disa gjëra i them. Unë i them se ka patur një dështim të fortë të një numri të konsiderueshëm institucionesh, dështim është në Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm, në institucione të tjera të tatimeve, të inspektimeve, në sistemin e informacionit, në sistemin e Prokurorisë, sepse ju e keni shumë të qartë që Delijorgji kishte procese. Pra këtu është një problem shumë madhor, se unë ju ndjek ju dhe kam shumë vlerë për të gjitha analizat që bëhen dhe janë të drejta. Por, problemi është se këto parandalohen përpara se gjithash dhe mbi të gjitha përmes reformave të thella, reformave që garantojnë që këto të mos përsëriten”.

Rama për Tahirin: “Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet. Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet. Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie.

10 komente në “Çështja “Habilaj”, ku ndryshojnë qëndrimet e Ramës nga Berisha dhe Meta”

  1. do bahet nomi says:

    A ka perendi qe keta te tre te gjenden ne banken e te akuzuarve si tradhetare te ceshtjes shqiptare dhe shkaterrimit te kombit.

  2. Adrenalin says:

    Nqs Sajmiri ka fituar nga droga e italisë, këta të tjerët kanë futur duart në lekët e Shqiptarëve.

  3. @autori says:

    Forma vetem ndryshon.
    Ne permbajtje jane te gjithe njesoj.
    Mos u lodhni ti diferenconi.
    Eshte qelbur keq kjo pune.

  4. LuluBosi says:

    Lejo komentet, o kopuka

  5. Skrapari says:

    Mos u shqetesoni per Sajmir Tahirin qe po e sulmon PD-ja. Sajmirit edhe po iu hoq imuniteti,do kaloi me PD-ne si shembulli i Koco Kokedhimes. A nuk e shau Saliu e Rama Kocon ? A nuk ishte PD-ja qe e coi ne gjykate Kocon? A nuk eshte PD-ja qe e puthi Kocon dje ? A nuk e puthi Basha Kocon? Keshtu do ndodhi edhe me Sajmirin ,por vetem me nje kusht : Te shaj Ramen. Edhe vet Ramen do ta pranojne ne gjrin e tyre PD-istet ,vetem qe te shaje ate qe do marri drejtimin e PS. A nuk ishte keshtu me Kastriot Islamin ? A nuk ishte Saliu qe e quante Kaci i zi? A nuk e quajti Ilirin Ilir Floriri? A nuk i puthi menderen Ilirit vetm e vetem qe te qendronte ne pushtet ? Kjo ka per te ndodhur edhe me Sajmirin. Debati eshte per politike ,sepse nuk eshte debat me i rende se Blloku i Ilirit apo 230 milionet e Bashes ,e sidomos Gerdeci e 21 janari. Do zgjasi tre dite …..e jo me shume…. Sajmir ! Fillo e shaj Ramen e do shpetosh nga Basha e Monja……….

  6. Stoni says:

    TI MER MERO MORI CE NUK LEN KOMENTUE NE. NISUR KAM KOMENTU TI NUK LEN. PSE BRE TYXHAR.

  7. nord.al says:

    Perderisa Saimir Tahirin e shajne PD DHE lSI, aI eshte i nderuar sepse i shari te shan. Eshte ndere te te shajne keto dy parti banda. Qeshe mire kush qeshe i fundit.

  8. santiago says:

    Stoni…keshtu si shkruan ti as vete nuk e kupton cfar shkruan dhe jo ta kuptoje Mero

  9. Shpresa says:

    E drejta vonon por nuk mungon! Rrenjet e “rrapit madheshtor” ndan rruges ishin shume thelle dhe simbol i tyre ,ne keto vite rrumpalle ka qene ish sekretari i asaj partie ,te cilin edhe sot e kemi neper kembe. Le te shpresojme se faqia e Saimirit do zbardhet,dhe jo vetem e tija po e gjithe shqipetareve te ndershem,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje