Furtunë në Elbasan: "Shkrihet" policia, ja emrat e drejtuesve të shkarkuar dhe shefit të ri

19 Tetor 2017, 10:51Kronika TEMA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, ka firmosur shkarkime masive në Policinë e Elbasanit.

Shkak për këto shkarkime u bënë përplasjet e fundit.

Deklarata e Çakos: 

Rreth një muaj më parë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Forcat e policisë, të angazhuara në një operacion kontrolli rutinë, u përballën me disa individë të dyshuar. Fatkeqësisht, forcat policore nuk ishin në lartësinë që kërkon detyra. Mosveprimi i tyre solli që të dyshuarit të largohen dhe kësisoj operacioni të dështonte.

Pamjet filmike të operacionit të dështuar ishin gjithashtu tronditëse. Dëshmia që u përcoll në opinionin publik e forcave policore që vëzhgonin të dyshuarit teksa largoheshin, madje dhe goditeshin prej tyre pa marrë asnjë kundërpërgjigje, ishte shokuese. Policia e Shtetit është në shërbim dhe në mbrojtje të qytetarëve dhe misioni ynë është të transmetojmë siguri tek publiku. Fatkeqësisht, ngjarja e Elbasanit, ishte një cënim për imazhin dhe punën e Policisë së Shtetit. Në orët e para, fokusi ynë kryesor ishte stabilizimi i situatës.

Por sigurisht, nuk mund të mos kryhej edhe një analizë e hollësishme e ngjarjes së ndodhur. Pas hetimit të kryer nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë së Shtetit, por edhe duke vlerësuar raportin e detajuar të SHÇBA-së, është arritur në konkluzionin se strukturat drejtuese dhe operuese në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan janë treguar të paafta për të menaxhuar situatën e krijuar në datën 18 shtator 2017. Me veprimet dhe akoma më keq me mosveprimet e tyre, situata është përshkallëzuar dhe personat përgjegjës për ngjarjen e rëndë nuk janë arrestuar dhe vendosur përpara drejtësisë në kohën e duhur.

Ngjarja në fjalë tregon për një punë të dobët të kryer nga strukturat përgjegjëse në këtë drejtori në luftën kundër grupeve kriminale që kanë vepruar prej vitesh në qytetin e Elbasanit. Sigurisht kjo ngjarje kërkon nxjerrjen e përgjegjësive konkrete. Pikërisht prandaj, në konstatim të shkeljeve të rënda bazuar në Rregullorën e Policisë së Shtetit, kam urdhëruar masa disiplinore për 12 drejtues dhe punonjës të Policisë së Elbasanit, si më poshtë:

1. Lirimin nga kjo detyrë të Drejtorit të Policisë Vendorë Elbasan, Drejtues i Parë Arben Dashi dhe vënien në dispozicion të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit , për emërimin e tij në një detyrë tjetër.

2 .Shkarkimin nga detyra të Zv/Drejtorit të Policisë Vendore Elbasan, Kryekomisar Gjergji Oshafi.

3. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Kryekomisar Ilir Sula.

4. Shkarkimin nga detyra të Shefi I Rendit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Kryekomisar Kujtim Muça

5. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Komisariatit të Policisë Elbasan,Kryekomisar Zija Sulaj.

6. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Seksionit për Krimet e Rënda, N/Komisar Ervin Ballaci.

7. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan, N/komisar Abedin Halilaj.

8. Shkarkimin nga detyra të Specialistëve për Krimet, N/Komisar Petrit Mustafa, N/komisar Klajdi Hoxha dhe N/komisar Gerald Agalliu.

9. Shkarkimin nga detyra të SPZ-së, Inspektor Gëzim Suli.

10. Përjashtim nga Policia e Shtetit për SPZ, Inspektor Ferdinand Balliu.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan do t’i nënshtrohet një ristrukturimi nga themelet dhe do të godasë fort dhe deri në fund, për asgjësimin e çdo rrjeti kriminal në zonën e Elbasanit.

Për këtë arsye kam komanduar në krye të kësaj drejtorie një nga drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, Drejtorin e Departamentit të Sigurisë Drejtues i Lartë Altin Qato, i cili do të mbështetet nga një sërë specialistësh të Drejtorisë së Përgjithshmë të Policisë së Shtetit, të caktuar në mbështetje të tij për drejtimin dhe menaxhimin e strukturave Vendore qoftë në planin e ristrukturimit të plotë, qoftë në planin e goditjes së elementeve kriminalë. Së fundmi, dëshiroj t’i drejtohem të gjithë qytetarëve:

Kini besim të plotë tek Policia e Shtetit. Lëkundjet në misionin e saj janë nje fenomen që duhet mirëkuptuar si pjesë e një procesi reformimi e transformimi rrënjësor që ka nisur, por nuk ka mbaruar. Dhe më e rendesishmja është që asnjë lëkundje nuk do të tolerohet dhe asnjë shkak për lëkundje nuk do të anashkalohet, por do të adresohet me vendosmëri. Policia e Shtetit është e vendosur për një luftë pa kompromis ndaj çdo shkelësi të ligjit, grupeve kriminale, apo çdokujt që cënon sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve. Pas vendosjes në kontroll të plote të territorit dhe çrrënjosjes shembullore të kanabisit ka nisur faza e dytë: Goditja e grupeve kriminale dhe sekuestrimi i aseteve të tyre. Deri tani jane sekuestruar rreth 35 milionë euro pasuri kriminale në periudhe 9 – mujore kohë, nje shifër rekord për Policinë e Shtetit.

18 komente në “Furtunë në Elbasan: “Shkrihet” policia, ja emrat e drejtuesve të shkarkuar dhe shefit të ri”

  1. qoka bo nomi says:

    Shteti nuk bahet duke zevendesuar ushtaret. Kur do ta kuptoje truri juj i vogel. Gjeneralet jane po ata.Si puna e gjykatesve kur dihet qe mafjozet mbi ta do mbijetojne.


    ‘Veting, kjo fjale angleze dhe e bukur per veshin e miletit shqyptar anadollak, apo ne shqip vleresimi dhe kontrolli i figures se politikanit a zyrtarit fillohet nga koka dhe jo bishti.pra, fillohet me Ramen, Meten,Bashen,Adriatik Llalen e Vishon, pastaj ushtaret dhe gjykatesit e korruptuar nga politika.

    – Kush nuk eshte dakort eshte nje antishqiptar dhe dikush qe nuk do vertet ndryshim dhe perparim te demokracise ne Shqyprine tone te mjere.

    Ishalla,ma botoni.Faleminderit!

  2. LORA says:

    Ristrukturim nga themeli;kjo eshte zgjidhja e vetme per institucione ineficente.
    Lajm I mire.

  3. malo demokrati says:

    pirdh o pirdh se do lirohesh.
    kshtu keni dekada qe flisni.
    e ku ka drejtsi ne kte bot qe do behet drejtsi ne shqipni?
    edhe n amerik s ka drejtsi. edhe n itali apo gjetk.
    dhe kudo qe ka politikan polica e dreq e shejtan kudo ka korrupsjon.
    a e dini pse?
    po jua thot lal hgajdari.
    sepse demokracija vet eshte ne themel nje krim. psene gjejeni vet. jeni qenije te gjalla dhe e jetoni perdit Kohen dhe e ndjeni…

  4. geri klosi says:

    Duket puna e mire qe ne fillim.Nje polici qe ben vepra dhe jo vetem llafe kjo eshte ajo qe ne duam.

  5. Elona Mema says:

    Me vjen qe me ne fund degjoj se te paaftet nuk rrine gjithnje ne detyre.Ka plot profesioniste qe presin por qe per shkak te ketyre te paafteve nuk kane pasur hapesiren te tregojne profesionalizmin e tyre.

  6. devi says:

    Akoma nuk e keni njohur Arben Dashin?

  7. Nili says:

    Nuk eshte pare vite me perpara te ndodhnin shkarkime te tilla per personat pergjegjes qe vepronin ne kundershtim me ligjin. E ja kjo dukuri po ndodhe me policine e diteve te sotme ku po shkarkohen personat e paafte. Kjo eshte policia qe ne duam qe i nxjerr sheshit fajtoret e jo si policia e vete sales ku ishin ne detyre police analfabet e te korruptuar. Llumi i dekadave te meparshme po pastrohet e tashme kemi ate policine e enderruar prej kohesh

  8. sadna babul ka bidai says:

    ME VJEN KEQ QE MUND TE SHKRUAN PER TE HEQUR PUNONJESIT E ELBASANIT , POR ME PARE DUHET BRENDA NE TIRANE QE FEMIJET JASHTE AMBIENTIT NUK JANE TE SIGURT PER VETEMBROJTJE QE KANE , SI BRENDA DHE JASHTE NJE PAKUJDESI NGA SHTETI ,ME NJE VEZHGIM DHE NJE MOS NDERHYRJE TE KONTROLLIT TE SHTETIT JASHTE AMBJENTEVE TE PUNESUAR .QYTETARET MUND TE JENE EDHE NE MBROJTJE KUR POLICIA HESHT .ESHTE E VERTET QE FAMILJARET KANE PROBLEME POR NUK DO TE THOTE SE JANE TE PAPERGJESHME CDO NJERI DUHET TE MBAJ NJE EKUILIBER NE RREDHANAT QE E RRETHOJNE POR CDO KUSH NGA NE , NJEREZIT DIN SHUM GJERA RRETH VETES SE TYRE , SEPSE JANE PJESE E DITEVE VETJAKE JASHT AMBJENTI QE NA RRETHON

  9. Adela Biba says:

    Me ne fund Vettingu i policise po i jep efektet e tij dhe cdo i paafte te largohet nga detyra

    1. Njashtu mi goce says:

      Te keqen e trunit, o Abibe.

  10. Enver Shahini says:

    Elbasani ishte bere si Geto dhe qender krimesh plot me banda.
    Shyqyr u kujtuan ti shpartallojne

  11. Merla says:

    Shyqyr qe erdhi kjo dite te largohen te korriptuarit nga kjo pune,po veproni sic duhet ne kete drejtim ,keshtu vazdhoni

  12. Dorela Gramshi says:

    He pra te merret veshe kush eshte policia e vertete e kush eshte krimi, te ndahen pak “funksionet” se ishin mpleksur aq keq sa nuk beje dot dallimin kur duhet te jene krejt te kunderta e mese e dukshme.

  13. Lindi Malkaj says:

    Me ne fund te largohen te gjithe te inkriminuarit dhe ata qe po abuzojne me ligjin ne cdo menyre, njerez te pa pergjegjshem qe po mundohen te prishin dhe ata qe jan te pergj shem

  14. Marush Biba says:

    Ja pra ky eshte vettingu ne polici. Pastrimi i figures se policit , pastrimi nga njerez te paafte dhe te inkriminuar. Shyqyr qe filloj me ne fund

  15. Polici says:

    Te gjitha komentet ketu nga ata me emer dhe mbiemer duken qe jane bere nga nje njeri. Sigurisht me pagese.

  16. Jugu says:

    Rrofshi dhe marrshi nga ditet e Bibas.
    Eshte gje e mire qe jane shkarkuar por problem nuk qendron tek njerezit, eshte te sistemi qe sic thosh Rama korrupton dhe frikeson cdo njeri.
    Keta te liruarit nuk vepruan sepse kishin te benin me njerezit e Sejdinit, mikut te Rames, dhe keq te hypnin e keq te zbritnin (sic tha Gjinua). Po te mos ishin kriminelet njerez me mbeshtetje politike deri te Rama, e di cfare benin keta policet e shkarkuar, hatan, I kapnin, torturonin, dhe vendosnin rendin. Por ka lala bicak, dhe benin si te paditur, te pa stervitur, budallenj, dhe tani humbasin vendin e punes.

  17. Fatmir Elezi says:

    Zot shyqyr doli nje njeri qe te luftoj perpara policine e korruptuar. Kam shume besim se me kte minister gjerat do te rregullohen ne menyren me te mire te mundshme. Jepini fund policise se korruptuar dhe keni arritur t luftoji leimin drejtperdrejt!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje