Kroacia në Botëror me Ancelotti-n?!

19 Tetor 2017, 13:05Sport TEMA

Kombëtarja e Kroacisë ka një ëndërr, të shkojë në Botëror e drejtuar nga trajneri italian Carlo Ancelotti.

Që pas largimit të trajnerit nga Bayern kanë qenë të shumtë zërat që flisnin për një rikthim të tij në stolin e Milanit, më pas në skenë ka dalë edhe Juventusi, por edhe skuadra të tjerë, madje edhe nga Kina e largët kanë shprehur dëshirën për t’u drejtuar nga Carlo. Por 58-vjeçari u shpreh pas largimit nga Bayern se ka nevojë për pushim dhe deri në verën e ardhshme nuk do të drejtojë asnjë skuadër.

Pavarësisht kësaj deklarate, “La Gazzetta dello Sport” shkruan së fundmi se është Kombëtarja e Kroacisë që po interesohet për të arritur një marrëveshje me italianin për ta vendosur në stol të paktën gjatë Botërorit të Rusisë. Madje,  gazeta italiane shkruan se tashmë kanë nisur kontaktet.

Megjithatë, më parë Kroacia duhet të kalojë Greqinë, me të cilën do të ndeshet në fazën e “play off”-it para se të sigurojë një biletë për në Botërorin e Rusisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje