Madridi do t'i heqë të drejtat Katalonjës

19 Tetor 2017, 15:18Bota TEMA

Qeveria spanjolle paralajmëron se të shtunën (21.10) do të zbatojë nenin 155 të kushtetutës që parashikon heqjen e të drejtave të autonomisë dhe kalimin nën qeverinë qendrore të Katalonjës. Çfarë mund të ndërmarrë ajo?

Qeveria e Madridit kërkon të veprojë me masa detyruese ndaj përpjekjeve për pavarësi të rajonit autonom të Katalonjës. Kryeministri Mariano Rajoy reagoi me këtë pas refuzimit të qeverisë së Katalonjës për t’i dhënë të enjten një përgjigje ultimatumit të tij.

Në një prononcim të qeverisë thuhet, se qeveria qendrore është në dijeni të “Jo”-së nga Barcelona. Prandaj do të fillohet të ndërmerren hapa për zbatimin e nenit 155 i kushtetutës për të rivendosur ligjshmërinë në Katalonjë. Të shtunën është parashikuar një takim i këshillit ministror për të vendosur masat konkrete.

Masat e mundshme të qeverisë qendrore

Kushtetuta spanjolle i lejon qeverisë të “ndërmarrë masat e nevojshme” për të detyruar një rajon që të përmbushë detyrimet ligjore. Ajo mund të largojë nga detyra kryetarin e qeverisë rajonale, Carles Puigdemont si edhe qeverinë rajonale apo të shpallë zgjedhjet e reja në rajon. Kryeministri katalan e la të skadojë edhe një ultimatum deri në orën 10:00 të enjten për të shpallur ose jo pavarësinë. Puigdemont publikoi vetëm një deklaratë, ku theksonte gatishmërinë për dialog dhe kërcënonte sërish me shpalljen e pavarësisë.

Konflikti me Barcelonës dhe Madridit është ashpërsuar javët e fundit pas referendumit në Katalonjë. Qeveria katalane e organizoi referendumin kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ndalonte shprehimisht mbajtjen e tij. Me një pjesëmarrje prej 42,3% në referendum, 90,1% kërkoi shkëputjen nga Spanja./dw/

1 komente në “Madridi do t’i heqë të drejtat Katalonjës”

  1. noc bib kurvnori says:

    aha!
    pordhi edhe demokracija.
    na u shit sikur ishte parajsa e te drejtave dhe lirive te njeriut.por sapo shkelen interest e “tfortit” ,e han n sum “I dobti”
    I madhi shkel t voglin
    si peshkaqeni peshkun han
    car ka per t then ismail kadareja per kto muhabete?
    se esht edhe antikomunist me teser partije pale! si sala… aaa …haaaa…..ahaaaa ..haaaaaaaaaaaaaaaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje