Politizimi, dëmi më i madh që mund t'i bëhet hetimit të Tahirit

19 Tetor 2017, 20:31Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Opozita nuk po e përmban euforinë e saj pas zbulimit të përgjimeve të trafikantëve të drogës që implikojnë Sajmir Tahirin në këtë biznes kriminal. Po ashtu, ajo nuk po merr frymë së bërtituri e kërkuari prokurorisë që ta arrestojë Sajmir Tahirin sa më shpejt.

Pa humbur asnjë minutë, që tani, – siç tha Eduard Halimi. Eshtë e drejta dhe detyra e opozitës të bëjë politikë dhe ky është një rast i artë për këtë gjë. Por nxitimi dhe presioni ndaj kuvendit dhe prokurorisë nuk bën asgjë tjetër veçse e kompromenton hetimin e këtij rasti, që është më i rëndi në çerekshekullin postkomunist. Gjëja për të cilën ky rast nuk ka nevojë, është vetëm politizimi.

Gjëja për të cilën ka nevojë sot publiku shqiptar është zbulimi i të vërtetës së ftohtë. Nuk bëhet fjalë për rryshfetin e një tenderi, korruptimi më masiv i zyrtarëve tanë, por për faktin e paprecedent, që një ministër i brendëshm dyshohet se ka drejtuar një kartel droge, në vend që ta luftonte. Nuk ka ndodhur kjo as në Kolumbinë e kohës së Eskobarit, kur selia e qeverisë gjendej në Bogota e vendimet merreshin në Medelin.

Ndaj largohuni nga ekranet dhe lërini njerëzit që kanë marrë përsipër hetimin të bëjnë punën. Arsyetimi se Rama e Tahiri do të zhdukin provat gjatë natës së sotme nuk duket bindës. Provat, policia dhe prokuroria italiane ka 4 vjet që i mbledh dhe nuk i la për sonte.

Nëse ka dyshime se Tahiri ka kasaforta apo thasë me para në shtëpi dhe mund ti nxjerrë gjatë natës, atëherë të mbahet shtëpia nën vëzhgim dhe kaq. Eshtë shumë e rëndësishme që ky proces të mos shndërrohet në politik.

Nga asnjëra palë.

3 komente në “Politizimi, dëmi më i madh që mund t’i bëhet hetimit të Tahirit”

  1. Martin says:

    Na shkrive o Mentor K(a)kia…si ore e ndan ish ministrin nga politika kur dihet qe ai eshte (ishte) koordinator i PSse, kur dihet si eshte blere(me cfare parash) vota ne 25 Qershor 2017?! A je ne vete apo jo? Nese nuk e ben dot punen e gazetarit apo analistit lere me mire ta bej dikush tjeter qe mund te jape nje ndihme apo keshille morale te vlefshme. Turp per ty, le nam.

  2. Dn says:

    Qe kur edi rama e hoqi si minister,nen presionin e miqeve nderkombtare,Kane ditur e kane pasur kohe me fsheh ato thase…
    A kane kujtuar se vetem me largimin nga postet qeveritar do mjafton?
    Tash po e kupton Rama se xhafajn e Ruci i kane hequr atij ate «  mbrojtje » nderkombtare qe kishte….

  3. Nemezi says:

    Duhen ptova Mentor. Policia italiane ka vetem pergjime, asnje fakt apo veptim ne flagrance. Çdo shqiptar bie kusheri ne nje politikan apo pushtetar e hapet bythesh kot. Enveri te denonte apo interrnonte kur arratisej kushoja qe ti as nuk e njifje. Sot pergjegjesia eshte personale. Ube dua fakte per Tahirin jo per kushot e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje