Prokuroria kërkon arrestimin e Saimir Tahirit

19 Tetor 2017, 13:40Politika TEMA

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar Kuvendit, autorizim për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit.  Në njoftimin zyrtar thuhet se aktualisht janë duke u kryer hetime për një grup kriminal që ka trafikuar sasi të mëdha kanabisi.

Por krahas heqjes së imunitetit Prokuroria kërkon nga Komisioni i Mandateve të Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimn, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal të banesës për ish ministrin e Brendshëm.

Njoftimi zyrtar i Prokurorisë

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a/2 dhe 260 të Kodit Penal.

Prokuroria për Krime të Rënda po zhvillon hetime, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sattiva nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri.

19 komente në “Prokuroria kërkon arrestimin e Saimir Tahirit”

  1. qoka bo nomi says:

    Po te ishte ba Vetingu I potiqenve dhe gjithe parlamentit sdo kishte nevoje per propoganden e Adriatic Llalles dhe estraden me vone te Edrames.

    Di njeri ku fshihet Spartak Avukati?

    1. Lugati says:

      e boni kurbon lugati kryemimister kte qorrin..mo mire ky lugat sa olsi jot..prit se nuk keni pa gjo akoma

      1. ashtu posi says:

        Tamam Lugat.Nuk kemi pare.Do shohim shpejt Berishen me pjellat e tij dhe Lulushin.
        Ashtu posi!

        1. mirel says:

          Pp po aty mbaji shpresat per katervjecarin tjeter. Se per 8 vjet e ke ne parlamentin e plerave si lulin si salen

        2. Lugati says:

          ASHTU POSI..treshe te shkojne tahir.berishe.mete.un du dhe me shume por per momentin gzohem me kaq

  2. Kujtimi says:

    Kjo prokuroria e dyshimte shum shpejt i ka qef keta te majtet ti arestoi
    Pse kure nuk i mer ne hetim sa here jan denoncuar Berisha dhe Luli
    Jan bshkepuntore

  3. Mario says:

    Policia qe duam institucioni me i besueshem. Faleminderit SAJO QORRI, rilindas fajin e ka saliu kete pallen e gjate mbajeni dhe bejeni pasterma

  4. adi says:

    po kryetari bandes kur do arestohet?????????

  5. mirel says:

    Pse ke do arrestojne? Koco Kokedhimen?

  6. lomi says:

    Mosss,ky ishte ylli qe shkelqente çdo tite e me shume i Ripjelljes.

  7. Franc says:

    Ky k/prokuror kriminel e rrugac qe deri tani fle mbi dosjet e gerdecit, 21 janarit,shitjes se detit, videos se Ilir Metes kerkon arrestimin e Tahirit sepse e kane permendur disa kriminele.O tempera o mores !Frikacaku Edi Rama qe u votua 2 here radhasi qe te pregatiste nje dosje me te zgjeruar per kriminelet Berisha,Basha e Met te cilet jane bashkuar per tu kthyer perseri ne pushtet qe ta rjepin e ta vrasin perseri kete popull.Ku jane socialistet qe nuk kane asnje aresye te rrine ne pritje te sulmeve te politikaneve funderrina te Shqiperise.Perse ju votoi populli qe ta lini perseri ne duar te krimineleve Berisha Meta e Basha.

  8. Mondi says:

    Ne burgvqenin.
    E votuam per te ardhmen e femijeve,jo te n’a i helmoi me droge.

  9. LORA says:

    Korporata kriminale dhe antishqiptare e llallerise,si mekanizem paresor I shtetit paralel antikushtetues te mortjemadhit brekedhjere , ni sot s luften finale,te mbijeteses se saj,perkunder verdiktit te shenjteruar te shqiptareve te 25 qershorit,ne shumice dhe Shtetit kushtetues Shqiptar.
    Me ne fund Vetting-u I mezipritur nisi te marre jete ne syte dhe vemendjen e shtuar te shqiptareve patriote,,,,per t’i dhene ne menyre te pakthyeshme fund historise tejet te dhimbshme ,27-vjecare, te turpshme dhe antishqiptare te shtetit paralel te dr.mortjes dhe siamezit komplementar lesh-e-list.

    1. mirel says:

      E Lora bjeri se i bie bukur.
      Korporate kriminale ne SHqiperi eshte shteti shqiptar.
      Politikanet dhe qeveritaret me te korruptuar te botes. Feudalizem tipik.
      Dhe ti militante tipike.
      Le nam me keto komente sikur je ne mbledhjen e Kominternit

  10. Provat? says:

    Po ku i keno provat mre. Po te gjithe ne shqiptaret kemi nga nje kusheri a krushk ne pozite dhe hapemi buthesh kot, pavaresosht se ai i madhi nuk di gje çfare bejme ne e çfare derdellisim kur jemi ne kafene per t u dukur garipa. Po e beni me keq se Enveri qe te interrnote ene s tjepte te drejte shkollimi po t u arrestojte apo arratiste kusherini i 4 qe s ja kishe pa kurr surratin ene s ja kishe nigju emrin.

  11. Gunga says:

    Ke bythe o Edi Rama te dalesh e te thuash: Flete arresti ka lapsuse!

  12. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Lora moj Lora qe ke ment sa sorra.
    Nese faktet jane3kokeforte dhe inkriminojne tahirin, cduhet bere moj sorra?

  13. Studenti says:

    Nese arrestohet Tahiri, rradhen e ka Sali Krimineli me company.
    Ndryshe, ska se si te ndodhe. Asgje me shume nuk ka bere Tahiri (gjithmon nese ka bere,,,,,mbetet te verifikohet), se sa Sali Berisha qe me gojen e tij eshte shprehur: Per Lazaratin, kishte vendin politik. Cfar do te thote kjo?
    Le te shpresojm se me ne fund filloi se funksionuari Prokuroria jone.

  14. Kate says:

    Po per Berishen,Bashen ,Meten,Mehdiun etc etc kur do ta kerkoje prokuria arrestimin e tyre?! Cdo gje qe thuhet tani per Tahirin behet per te larguar vemendjen nga vetja e tyre. Ja kush na ka udhehequr per tere keto vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje