Prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit pas 2 dokumenteve tepër sekrete që solli mbrëmë Italia?

Të tjera detaje mësohen rreth kërkesës së bujshme të Prokurorisë për ti hequr mandatin Saimir Tahirit dhe vënien e tij përpara drejtësisë.

Burime të rezervuara nga Krimet e Rënda thanë për TCH se mbrëmjen e djeshme kanë ardhur dy dokumente tepër sekrete nga autoritetet italiane që kanë bindur organin tonë të akuzës për përfshirjen e Tahirit me bandën e Habilajve.

Sot në mesditë doli njoftimi zyrtar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku thuhej se ka dyshime se ish-ministri i Brendshëm mund të ketë konsumuar dy vepra të rënda penale: Atë të trafikut të narkotikëve, kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore”.

Në njoftim thuhet gjithashtu se: Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...