Pse nuk kemi heronj?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Ilir Yzeiri

Gazetari i njohur Karlo Bolino, në shënimin e tij të fundit për dosjen « Habilaj », ka veçuar një anë të rëndësishme të kësaj ngjarjeje që lidhet me diferencën tragjike mes poilicisë italiane dhe asaj shqiptare. Trafikantët shqiptarë, kur shojnë në Itali, dridhen sepse atje policia nuk është palë me ta, i lufton, i përgjon, i ndjek këmba-këmbës, ndërsa sa vijnë në Shqipëri ata u thonë trafikantëve italianë se këtu vëlla jemi si në shtëpinë tonë , se policia është në shërbimin tonë, madje deri edhe radarët kontrollohen prej tyre. Vetëm ky rrëfim do të mjaftonte që të arrinim në përfundimin e njohur se në Shqipëri shteti nuk ekziston, se alarmi që na japin përditë partnerët tanë për të luftuar krimin është një britmë tragjike për të na kujtuar se kështu do të zhbëhemi. Mirëpo, për fat të keq, kultura e shtetit, e qeverisjes, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, nuk ekziston. Shqiptarët si komb dhe Kosova e Shqipëria si shtete sot janë përballë po asaj dileme të vështirë që ishin rilindësit kur vendosën ta shkëpusin vendin tonë nga Perandoria otomane dhe të dilnin shtet më vete.

Historia si kujtim i mërzitshëm

Nga viti 1912 e deri sa vendi u pushtua nga italianët dhe u përfshi në Luftën e Dytë Botërore, historia e shtetit shqiptar na tregon se në të gjitha rastet ne nuk arritëm të ndërtojmë një model të qëndrueshëm të qeverisjes. Unë e kam çmuar dhe e çmoj gjithmonë tentativën e Zogut për ta bërë këtë vend një monarki kushtetuese me orientim perëndimor. Nga ana tjetër, e di dhe e kuptoj se aventura të tilla nuk mund të bëhen në një vend që kishte trashëguar si traditë qeverisjen me fise, me të dërguar ushtarakë dhe me gjykata që mbështeteshin te sheriati dhe që drejtoheshin nga kadijtë. Sido që ta marrësh dhe ta trajtosh atë periudhë edhe duke vështruar përvojën e Nolit në ato pak muaj qeverisjeje, do të arrish në përfundimin se tradita shtetformuese, institucionet e shtetit dhe kuptimi për atdheun dhe heronjtë, nuk u u zgjidh përfundimisht. Disa shqiptarë donin atdheun që e lidhte ekzitencën me Stambollin dhe me kulturën islame, disa të tjerë donin atdheun që kishte si kult sloganin « fe e atdhe », disa të tjerë donin një Shqipëri moderne e perëndimore, po shumica e elitës që kishte ardhur nga shkrirja e administratës së Stambollit donin një çiflik dhe vijonin ta përfytyronin shtetin si një sistem që mbronte shpërblimet dhe pronat që ata kishin fituar në këtë vend si dhuratë nga Baba Dovleti. Me gjithë dëshirën për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm, mbreti Zog nuk ia doli që të linte si trashëgim institucione që do ta shenjtëronin kuptimin për atdheun. Heronjtë e shqiptarëve ishin të ndarë sipas territoreve. Në  Veri lartësoheshin virtutet e atyre që kishin mbrojtur terrioret, në jug më së shumti lëvdoheshin bëmat e heronjve që kishin kundërshtuar taksat e Perandorisë. Në një pjesë tjetër të vendit heronj të tjerë sakrifikonin jetën për gjuhën dhe identitetin. Prapambetja e thellë kulturore dhe mungesa    heronjve të institucioneve që ndërtojnë kuptimin për shtetin, e kishin bërë Shqipërinë një vend që kishte shumë zotër e zotërinj, por jo një autoritet të vetëm. Kriza që po vuajmë ne sot dhe që do të na ndjekë për shumë e shumë vite është mungesa e modelit. Që kur u shkëputëm nga Perandoria otomane e deri më sot, ne shqiptarët ende nuk e konceptojmë atdheun si një pasuri të përbashkët që ruhet e mbrohet nga institucione të qëndrueshme  të cilat betohen në emër të tij. Ne kemi ndërtuar vetëm mundësi që shqiptarë të çmendur të marrin fuqi në emër të idealeve autoritariste dhe ta kthejnë gjithmonë shtetin në një vegël të tyre.

Krimi komunist dhe tradita që duhet respektuar

Ardhja e komunistëve në skenën shqiptare, diktatura që ata instaluan, krimet që kryen për të realizuar projektin e tyre janë një e vërtetë tragjike që nuk mohohet. Të gjitha janë pjesë e historisë sonë. Mirëpo, nëse sheh sot që 30 vjet pas rënies së komunizmit, ne po e zhbëjmë Shqipërinë në emër të lirisë për t’u pasuruar me çdo kusht, atëherë për një çast duhet të reflektojmë dhe na duhet të mendohemi thellë se përse atdheun e keq që na la Zogu, dhe atdheun super të keq që na la Enver Hoxha po e zhbëjmë fare dhe po e kthejmë në një çiflik të disa banditëve, hajdutëve, kriminelëve dhe po e bëjmë të pajetueshëm. Sot sfida që kemi të gjithë përpara është të ringrejmë institucionet që mbajnë në këmbë shtetin. Dhe për këtë ashtu, siç thonë të gjithë filozofët, duhet ta fillojmë me edukimin, po me edukimin dhe me shkollën. Ne duhet të përmirësojmë rrënjësisht kurikulat dhe përmbajtjen e shkollës në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë të kuptojnë në radhë të parë se janë qytetarë të një vendi dinjitoz europian. Ne kemi nevojë të promovojmë heronjtë, ata njerëz që frymëzojnë shqiptarët duke i shërbyer atdheut. Policët, prokurorët, mjekët, ushtarakët e këtij vendi duhet të bëhen ëngjëjt tanë mbrojtës dhe jo ortakë me krimin e kriminelët. E dini çfarë ndodh te ne ? Në shkollën e policisë studentët që regjistrohen aty nuk e zgjedhin atë shkollë se do të ruajnë atdheun apo shqiptarët nga krimi, por se do të gjejnë një mënyrë që të bëjnë lekë. Historitë që tregohen aty nuk janë historitë e heronjve që na mbrojnë, por historitë e drejtorave apo shefave të policisë që janë bërë milionerë. Vendi dhe atdheu konceptohet nga të gjithë si një haur i madh apo si një lopë që duhet mjelë dhe si një mundësi që të bën të pasur mjaft që të kesh një vend në shtet. Ky degjenerim i llahtarshëm i kuptimit tonë për atdheun dhe për shtetin do të na katandisë si ato vendet afrikane që e kanë atdheun një mallkim.

Koncerti si një shpresë e vakët.

Më datën 18 tetor në mbrëmje këngëtaret e shquara Eda Zari dhe Elida Duni, së bashku me disa këngëtarë të tjerë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe ndonjë grup folklorik, dhanë një koncert për të sensibilizuar opinionin që të kundërshtojë ndërtimin e hidrocentraleve mbi Vjosë. Me moton « Mos ma prek Vjosën » ata vijuan protestën civile që patën nisur më parë me Valbonën përsëri me moton « Mos ma prek Valbonën ». Ajo që ndieva në atë koncert ishte jo vetëm ndjesia se shqiptarët kanë artistë të nivelit europian, por shqiptarët dinë edhe të protestojnë me kulturë. Në shesh kishte shumë njerëz dhe kishte sidomos të rinj. Ishin ata të rinjtë e bukur të këtij vendi që nuk përfaqësohen askund. Ishin ata të rinj që nuk identifikohen me asnjë institucion publik të këtij vendi. Shkolla shqiptare jo vetëm që nuk i frymëzon, por i lodh dhe i mërzit sepse është në një gjendje skandaloze. Televizioni publik nuk ju tregon Shqipërinë e vërtetë dhe nuk i nxit që ta duan këtë vend, por ashtu gërmadhë dhe mediokër si një qendër kulture fshati, i bën që ta harrojnë më shpejt këtë vend. Vetëm mbrëmë në një atmosferë që të kujtonte sheshet në Paris apo në Romë ata ndjeheshin ndryshe në këtë vend. Por vetëm kaq sepse pas kësaj ata do të duhet të khehen në Shqipërinë që jetojmë të gjithë, ku heronjtë e saj janë trafikantët që kontrollojnë policinë dhe lajtmotivi i zbavitjes së tyre është kënga e famshme « Baftjari ».

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

13 komente në “Pse nuk kemi heronj?”

  1. LORA says:

    ,,-“Atdheu super I keq qe n’a la Enver Hoxha “,-thote ithtari yzeiri I monarkise morracake.
    Pika qe s’te bie, o vuvuzela e nevojtareve shqup-sa.Aty ne shqup,ku ke sahanin tend ;aty kerkoji heronjte,,,,sepse ti nuk ke asnje lidhje me njerzit e ndershem,qe me pune te bukra e pa zhurme ,jane heronj te perditshem te Shqiperise sone.

  2. lugati nga fshati says:

    s kemi heronj kemi deshmor, jan ata qe bien perdit burgjeve per drog.
    dashnoret e demokracis.
    pa heronj po me dashnor
    jemi popull arbenor
    nuk punojm
    I bim me dor

  3. @autori says:

    Na vjen mire kur shohim endrra te bukura, me heronj dhe me njerez qe respektojne heronjte… Vetem kaq, se realiteti eshte shume larg “shpresave te vakta” qe perpiqet te na injektoje autori. Pervecse deshira te mira, jane thjesht utopi. Nuk ka zgjidhje tjeter per shqiptaret ne te dy anet e kufirit, vecse te kerkojme bashkimin nen nje protektorat nderkombetar me nje afat te caktuar kohor. Guvernatori i huaj do te kontrolloje Rendin dhe Drejtesine ne Shqiperi e Kosove, duke futur ne burg dhe sekuestruar te gjithe hajdutet dhe kriminelet e pushtetit dhe politikes. Ne vertet i kemi zgjedhur ata me votat tona, sepse kjo eshte kultura jone shtetformuese, por protektorati do te na edukoje dhe civilizoje per te ardhmen. Realizojme njekohesisht me ndihmen e Europes dhe SHBA-se, dy endrrat madhore e shekullore, bashkimin e shqiptareve nen nje shtet te vetem dhe integrimin europian.

  4. Ylli says:

    E lexon “Loren” zotni Ilir Yzeiri.Jane pjella e urrejtjes qe mbollet Ju zotni 8 vite te qeverisjes te PD.Tani keta qe i rritet me kete lloj ushqimi ,nuk te kuptojne.Jane gati per lincim se ja u ndryshove ushqimin.Jane socialiste ata zotni.Lincimin dhe urrejtjen e kane art.
    Futi nje shkrim kunder Saliut ,kur te te shpallin hero brenda ores zotni Yzeiri.Mos harro ushqimin ,ate me te cilin i ushqeve monstrat.Fajin e ka Saliu….mos e vono Ilir ushqimin se do te hane.

  5. kusari nga urbrrarri says:

    faktikisht emir Baftjar ka nji peshe muzikore dhe tingellon si ne nje anglishte melodioze.
    baftjar,forever,rimember,evrijer…baftjer….
    haa haaa….
    kan shije angleze shqiptart!
    ec atyyy Baftjer….!!!!

  6. lugati nga berati says:

    gjith ajo luft qe u be per me permbys komunizmin gjoja,ishte rezultante e nje lufte per me shkatrru shqipnin.
    tash qe jan si te dhjer,ata qe e ben,dun me la mutin me shurr.
    shifeni sesi perendimi sillet. der dje I persekutoj komunistat neper burgje,dhe nxorri PDn ne skenen udheqse,tash e ka kthy pllaken dhe ka nxjerr ishkomunistet e djeshem ne krye te karroces,,por me emer tjeter sot nga Parti e puns ne Parti Soc…., si ata qe ndryshojn identitet.
    pse?
    sepse kuptoj qe po vinte krimi ne pushtet. dher krimi s njef kufi. ne filllim thau shqipnin dhe tash ka kalu kufijt dhe po thith gjakun e europerendimit si shushunj.
    por tash esht von.
    thirrjet e djeshme se “kujdes se po na hyping kriminelet mbi kok” u interpretuan si mashtrime komuniste.
    me kujtohet mitingu ne sheshin skenderbej kur xhelil gjoni I byros politike komuniste I cilsoj ata qe hyjn ne ambasada me 2 korrik te 1990 si kriminela dhe tradhetare te degjeneruar.
    bota I perkrahu ata.
    tash ata jan kthy ne tmerr criminal per boten.
    xhelil gjoni paska pas te drejt atehere…
    ata mbushen burgjet e perendimit dhe sollen kulturen e krimit. si nji infeksjon. AIDS…

    1. mik says:

      Lugati nga Berati. Ata te ambasadave ishin rritur nen kulturen komuniste, e si thote populli : cfar te mbjedhesh do te korresh.
      Ma mire lere kete muhabet. Nqs do flasesh, fol ate qe duhet.

  7. pikturisti i shtetit me zile ne corape says:

    Epo,u tallen me njerzit e nershem demokratet! dhe me perkrahjen europerendimore pale!
    u Tallen me heronjt e luftes.
    u tallen me heronjt e punes (njeriu I ri). adem reka shkret vdiq per pronen e perbashket. kta demokratet e tallin dhe e cilsojn budalla…
    qemal stafa dha jeten ,kta e tallin si debil.
    etj etj.
    nji brez I ter punoj me vetmohim,dhe tallet pse punoj per shtet e atdhe. dhe tallet nga disa kalamaj qe pasi shesin drog mbushin xhepat dhe me xhipa te vjedh shetisin si “t fort” ,dhe rrojn neper vila,dhe jan pa shkoll e pa pun,kurse ata qe derdhen djers dhe sakrifikuan gjithcka me pun te ndershme s kan nje dhom te qet me flejt ,sepse jan neper parafabrikate si kuti shkrepse,ku I griu zhurma dhe rremuja dhe fyerjet…
    tash,s ka mo budallenj me punu per shtet dhe ligj.
    historija s perseritet.

  8. Nemezi says:

    Se jane pizevenge dhe burreca si ti. Pa koqe. Ata qe kane koqe pastaj nuk kane tru. Jo vrtem nuk kemi heronj e nuk kemi per te pasur, por nuk kemi as burra normale. Vetem vemje qe rreken te mbijetojne. Ti i pari mes tyre, sahanlepires dhe i felliqur. Te kam njohur personalisht dhe je nder me te shpifutit e asaj toke. Mire qe u largova nga ti e te tjere te takemit tend, pis milet

  9. Orhan Pamuk[historian nobelist turk,USA]: ''.....muslimonet shqipfoles,jane turq ,jane vazhdim i identitetit turk ne Evrope.........'' says:

    e si mund te keni heronje kur dihet se nder shekuj sunitet,shiitet e turkotsaet keni nxjerre vec tradhetare,bithlepires te turkut,gjermonit,italionit dhe sumqira…………….

  10. @ says:

    Pse nuk i nxirrni komentet e ores 14.00?

  11. dani says:

    Doli zhuzhaku ,nje krimb cosus cosus nuktoid qe ngre lart monarkin dhe mohon luften qe ka here populli ne shekuj me heronjet qe ky krimb nuk do ti permend

  12. pjeter noc pidhnori says:

    ne kemi plot heronj. por ne nuk I respektojm heronjt.
    skenderbeun do ta kishte per zili cilido komb I civilizum per ta pas ne panteonin e nderit kombtar. ne e degjenerum ate figure. si fillim I prishem edhe varrin,edhe kockat ja zhdukem,armet e tij I shitem neper bot per nji thes me krip te cilat,dhe ,edhe sot e ksaj dite jan n Vjen ke ata qe dijn te respektojn dhe nderojn te miren, ;pasandaj ,pasi nje dore rilindasish e revokuan ate figure madhore botnore duke e nxjerr nga balta e harreses dhe duke e vendos ne pjedestalin e historis dhe pasi nje dictator e ridimensjonoji figuren e gjergj kastriotit per ta perdor edhe per interest e veta diktatoriale,ne si popull turm pa pik respekti e hedhim posht perseri,si dikur kur ja prishem edhe varrin pas renies se qendreses arbnore dhe arratisjes se arberve matan detit ne itali….duke e len shqipnin n meshir te osman gazepve…
    tash po e shpallim tradhetar dhe kriminel heroin emblematic te perendimit .!!!!
    ne ,edhe rezistencen dhe qendresen e kombit kundra Nazi fashizmit ne luften e dyt botnore,te dixhitalizu ne luften nac clirimtare ,pra edhe ate pak fat historic per tu duk pozitiv ne sy te botes,ne e hjedhim posht dhe I degjenerojm ata qe dhan edhe jeten kundra pushtuesve.
    ne I quajm pushtuesit turq vellezer dhe ata nazizt fashist musolino hitlerian miq te shqiptarve se gjoja ben shqipnin e madhe. ata erdhen me tanke topa e avjon vran e dogjen njeres e fshatra qytete e ne I respektojm si “kalimtare” a thu se ishin turist qe sillnin euro e dollar ne shqipni!!!
    ne kemi per heronj ata qe bejn krime. azem hajkari I demokracis ishte nje pijanec ordiner trafikant dhe I korruptu si gabel rrugesh. ne e kemi pishtar te kombit!!!
    e te mos flasim per “cunat e mir” qe mbushin rruget tona me xhipa te shtrenjt krimi… te cilet jan idhujt tan.
    e si do kemi heronj te vertet ne kur me hymn kombtar,i kendojm tradhetorit?
    ne I themi “hymni I flamurit” por ne t vertet ai esht “hymni I tradhetarit”.
    a nuk I shikjoni djemt e kombtares kur kendojn para ndeshjes hymnin sesi e shqyejn gojen si galaktika kozmike rrethore,kur vjen rradha e fjales “tradhetor” ne hymn,dhe sesi e ngrejn zerin ne kup te university prej ekzaltije?
    per cka?
    per tradhetarin>?
    per ate zhurmojn me keng kombtare a ? me muzik ushtarake…. solemne.. hymnore!!!
    arti esht shprehje. esht dicka qe del prej shpirti. hymni tregon cdo gje. flet se kush je ti si komb.
    dhe s esht cudi pse jemi keshtu kur ne hymn ngrejm ne pjedestal tradhetarin.
    e gjith bota e ul zerin dhe fsheh koken prej turpi kur permenden gjera te kqija. ne e ngrejm toni dhe kryet lart kur kendojm per tradhtorin.
    prandaj edhe I tradhtojm heronjt qe I kemi por s dijm dhe s duam ti mbajm.
    dhe mezi presim sa te shkeli tjetri ne drras te kalbet per tu ekzaltu prej lumnijet per fatkeqsin e tjetrit,sic esht rasti tahiri sot. s ka gje se shteti merr goditje,le ti q!het nona shtetit. vec opozitari yn ta psoj se kshtu ngrehemi ne n posit!
    ne e bazojm suksesin ton ne renien e tjetrit e jo ne avancimin ton drejt perparimit.
    ne s bejm progress,ne bejm zvendsim karrigesh ne vendnumuro,si zvendsim hapash,por jo me ec perpara por vec ne vend numro.
    ne perpiqemi ti gjejm qimen n vez tjetrit pse na shijon kjo.
    “………..kush eshte lindur TRAADHEETOOOOOOOOOR……………..”
    ky esht hymni yn pra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *