VIDEO/ Ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 2 shtetas në Durrës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e Durrësit ka arrestuar tre shetas, dy prej të cilëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi dhe një shtetas në kërkim kombëtar të dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të zbatim të Plan-Operacionit “Vjeshtë 2017″, në bashkëpunim me Efektivët e Komisariatitit të Policisë Durrës, kanë bërë të mundur ndalimin e tre shtetasve, dy prej të cilëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi.

Janë ndaluar shtetasit:

I. D, 45 vjeç banues në Shijak;

E. B, 55 vjeç, banues në Sukth.

Në ngarkim të shtetasit I.D, Gjykata e Cantezaro / Itali, ka lëshuar urdhër arresti me Nr.157/05RMC datë 02.11.2005 për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenin 110 të Kodit Penal Italian si dhe paragrafi 73, i ligjit “Për drogat” Nr.909/90.

Maksimumi i dënimit është 22 vjet burgim.

Në ngarkim të E.B, Gjykata e Cantezaro / Itali ka lëshuar urdhër-arrestin me Nr.157/05RMC, datë 02.11.2005, për veprat penale “Shfrytëzim Prostitucioni, shfrytëzim i të miturve” dhe”Pjesëmarrje në organizatë kriminale”parashikuar në nenet 3, 4 të ligjit Italian Nr.75/58.

Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana më datë 10.10.2017.

Gjithashtu, është ndaluar edhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht:

E. Sh, 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës.

Në ngarkim të shtetasit E.Sh, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me Vendimin Nr.785, datë 11.09.2014, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *