Basha: Rama futi njerëz në burg për dritat, por Saimirin kërkon të mbajë jashtë

Kryetari i Partisë Demokrtatike, Lulzim Basha ka reaguar pas përfundimit të Mbledhjes së  Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandate dhe arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

Përmes një postimi në facebook lideri i opozitës shkruan se Rama ka futur në burg njerëz për mospagesë dritash, por ai kërkon të mbajë jashtë bashkëpunëtorin e tij të faktuar të krimit të organizuar.

Postimi i plotë i Bashës.

Ky eshte Edi Rama: Ka futur njerez per mospagese dritash ne burg ku jane vetevrare, ka futur ne burg qytetare te varfer per ca tulla mur te shtuar pa leje.

Dhe do te mbaje te lire bashkepunetorin e tij dhe te krimit te organizuar te kapur ne flagrance para syve te gjithe botes nga antimafia italiane ne trafik droge dhe armesh.

Ky eshte narkoshteti. Kjo duhet te marre fund!

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/BA-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/BA.png","attachment_id":"784415"}]
                 Loading...