Ozil braktis Arsenalin për Mourinhon

20 Tetor 2017, 15:32Sport TEMA

Mesut Ozil do të largohet nga Arsenal, por jo nga Anglia. Gjermani në konfidencë të plotë ka zbuluar se vendndodhja e tij e ardhshme do të jetë në Manchester, nën urdhrat e portugezit Mourinho, me të cilin ka patur një eksperiencë me Real Madrid.

Thashethemet e merkatos që e lidhnin me Italinë futbollistin gjerman duket se kanë marrë fund dhe decizive duket të jetë prezenca në pankinën e Manchester United  trajneri Mourinho. Një raport që nuk ka qenë shumë “special” mes të dyve, të paktën nga ato që Ozil ka zbuluar vetë, duke ju referuar situatave të ndryshme brenda dhomave të zhveshjes.

“Je një fëmijë, shko të bësh dush, sepse nuk kemi nevojë për një të tillë”, shkruan gjermani duke kujtuar një nga momentet kyçe të marrëdhënies së tij me Mourinho në Madrid. “Vërtetë beson se mjaftojnë 2 pasime të sakta, mendon se je i zoti duke dhënë në fushë 50%? Luaj mirë dhe përballu si burrë”, zbulon Ozil ti këtë thënë trajnerit.

Fantazisti ndërkohë ka hequr fanellën dhe ja ka drejtuar trajnerit, duke i kërkuar që të shkojë ai të luajë në vendin e tij. “Do të shkosh të bësh dush? Do të rrish vetëm apo do të shkosh jashtë për të na treguar mua dhe shokëve se çfarë je në gjendje të bësh?” Ozil më tej ka zbuluar se kjo zënkë i shërbeu në fakt shumë: “E falenderoj Mourinhon sepse më hapi sytë, më bëri të kuptoj se cilat ishin dobësitë e mia”. Tani duket Ozil është gati të kalojë sërish në urdhrat e Mourinhos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje