Të gjithë njerëzit që tradhtuan Saimir Tahirin

20 Tetor 2017, 17:19Politika TEMA
Të gjithë njerëzit që tradhtuan Saimir Tahirin

Nga Lorenc Vangjeli

Saimir Tahiri është babai i një djali të mrekullueshëm gjashtë vjeçar. Me të gjitha gjasat ai është dhe do të jetë i vetmi që sot dhe mot do të zgjedhë pa asnjë hezitim dilemën që ka mbërthyer shoqërinë shqiptare sidomos në këto 72 orët e fundit: ati i tij është ëngjëll apo djall. Gjithkush tjetër ka dyshime të forta për këtë dilemë. Por basti i Saimirit nuk është i biri, të cilin ai e përmendi shumë herë në intervistën më emocionale të tij që dha të enjten në Opinion. Eshtë shumë më shumë se kaq dhe është më shumë se një raport i ngrirë mes asaj që ka bërë në të shkuarën dhe fatit vetjak në të ardhmen. Eshtë shumë më tepër se një raport dinamik mes fajësisë dhe pafajësisë politike, morale e penale të tij.

Ish-ministri i Brendshëm nuk është as ëngjëll dhe as djall. Eshtë një politikan pothuaj atipik shqiptar që po të jetonte në Perëndim, mund të numëronte dashuritë dhe kravatat dhe jo të emëronte policë dhe të ndiqte aksionet e çunave me uniformë. Katër vjet më parë ai ishte i bindur se kishte bërë bingon e jetës politike, pa menduar se katër vjet më pas do të rikthehej si personazh në mallkimin e poltronit të ministrit të brendshëm. Në gati gjysëm shekulli diktaturë, të gjithë ministrat e brendshëm patën jetë burgu dhe pothuaj të gjithë vdiqën nga plumbi. Në “pothuajsedemokracinë” e sotme, Tahiri rrezikon të jetë pre e këtij mallkimi të fatit të keq, pavarësisht se një gjë e tillë nuk ndodh më fshehtas si dikur e pavarësisht se sot, edhe akuza, edhe mbrojtja bëhen “live” në televizor. Saimiri arriti ta ndajë dhe njëherë opinionin publik njëlloj si në një fushatë zgjedhore. Bashkë me akuzën dhe mbrojtjen, ndahen dhe ata që u duan apo dhe e urrejnë ish-ministrin e brendshëm, i cili së paku, si pak të tjerë që paguhen si politikanë në Shqipëri, pa fytyra dhe pa emra, nuk kalon pa tërhequr vëmendje. Por kjo tashmë ka pak rëndësi. Ai vetë i pari duhet të gjejë përgjigje të disa pyetjeve që do të kushtëzojnë fort të nesërmen e tij.

Fillimisht ai duhet të gjejë se kush e tradhëtoi. Cilët janë njerëzit apo rrethanat? Interesat apo llogaritë? Miqtë apo armiqtë? Të tjerët apo vetvetja?

Ai duhet të zbulojë se kush e ka projektuar këtë gjëmë për të.

E shitën kushërinjtë e tij trafikantë, me të cilët është e vërtetuar se veç linjës të largët të gjakut, e lidh edhe makina e famshme gjermane? Fjalët e tyre të përgjuara nuk janë provë. Banditët shqiptarë ju ngjajnë meshkujve vanitozë që shtojnë me tre a katër zero numrin e parave që fshehin nën krevat dhe shumëzojnë me katër a pesë numrin e aventurave mbi krevat. Banditë që mburren se kanë pirë alkool me Nanon, se kanë marrë urdhëra nga Berisha, se janë shpërblyer nga Meta, se janë miq me Bashën apo se kanë ecur netëve mbi vijat e bardha të bulevardit me Ramën, janë rregull dhe jo përjashtim. Apo janë të tjerë banditë që për paradoks, afrojnë një tërheqje fatale për socialistët të rinj si Saimiri? Që e kanë me qejf të rrinë me ta, të flasin me ata dhe si ata, të ndajnë herë pas here ndonjë nder reciprok me ta? Dhe mbi të gjitha, pranojnë t’i marrin me qera për dy muajt e zgjedhjeve dhe të jepen me koncesion në katër vitet e pushtetit?

Ish-ministri është shitur nga çunat e policisë, zyrtarë të lartë e shumë të lartë mes tyre, që tashmë janë në dyshime serioze si të implikuar në dosjen përvëluese të Cannabis-it? Shumë nga ta, madje një shumicë e paturpshme, janë jashtëzakonisht më të pasur sesa katër vjet më parë. Dhe jo sepse kanë kursyer nga rroga, por sepse kanë qenë në mënyrë direkte rrogëtarë në bordoro punësh të pista të çunave të tjerë që afrojnë tërheqje fatale për pushtetin e marrë vende – vende me koncesion?

Deputetin socialist e braktisi Edi Rama, kryeministri i djeshëm që e kishte zgjedhur si bashkëpunëtorin më të afërt dhe që e largoi në mars mbas një kërkese pothuaj ultimative nga SHBA? Apo e bëri kurban kryeministri i sotëm që për shkak të rrethanave, e sakrifikoi Tahirin si një peshë të tepërt në balonën e tij të fryrë qeverisëse? I njëjti njeri, që siç dëshmon vetë Tahiri, i ka hënë dje: “Ti më ke mua. Dhe mos e “çaj” për askënd”, duke i dhënë imunitet përballë deputetëve të zemëruar që merrnin gjoba në trafik dhe që sot e ka lënë vetëm përballë një “përbetimi” të të gjithë armiqve të vjetër e të rinj të tij?

Saimiri duhet të dijë të orientohet për të gjetur se çfarë i bën keq personalisht duke ju shmangur kurthit për të besuar atë që i duket apo i servirin në pamje të parë. Shpesh gjërat janë shumë më ndryshe, edhe atëherë kur ai rikujtohet të përmendë Ilir Metën në kontrast me veten, edhe kur bën bashkë edhe Berishën, edhe Bashën, edhe Mediun e Habilajt në një thes dhe duke mos lënë jashtë tij edhe një numër deputetësh të partisë së tij. Pikërisht ata që këto ditë “po ngrenë dolli për fundin e tij”, siç citon Blendi Fevziu.

Po kaq e rëndësishme për Saimirin është të identifikojë miqtë e tij. Kjo mundësi e artë që ju dha për ta parë brenda një kohe shumë të shkurtër botën nga dy skaje, lart e poshtë, do t’i qartësojë se cilët janë miqtë e tij të vërtetë që e kanë dashur si Saimir dhe ata që e kanë përdorur si ministrin Tahiri.

Saimir Tahiri është një simbol i qeverisjes socialiste në katër vjetët e shkuar. Qëndrimi ndaj tij është qëndrim ndaj asaj qeverisjeje, që mendonte se zgjidhte çështjen e trafikut nëse vendoste police bukuroshe në bulevard, se kishte garantuar qetësinë nëse krismat nuk dëgjoheshin në televizor dhe se shqiptarët ishin të ngopur me supë, nëse dëgjonin fjalime. Dhe po kështu është identikit i një qeverisjeje që synoi shumë, bëri gjithashtu shumë, por dhe shpërdoroi po aq. Që ndodhte të prodhonte ligësi dhe kur fliste për moral, që bënte marrëveshje ndërkohë që edhe përgatitej për t’i shkelur, që ishte shumë herë më e mirë se qeverisja parardhëse, por shumë më e keqe sesa u premtua të ishte.

Saimir Tahiri është dëshmitar i asaj qeverisjeje.

Saimir Tahiri është gjithashtu një kasafortë me të vërteta të tjera nga ato që janë dëgjuar në katër vjetët e fundit. Mesazhi i llogaritur që dha në mbrëmjen e të enjtes, kërcënimi që bëri se do të fliste, nuk kishte të bënte me kundërshtarët e tij në ngjyrë, por me “aleatët” e tij të munguar në parti. Më së pari ndaj Edi Ramës duke i treguar se në të gjitha rastet kryeministrit i vlen më shumë një kundërshtar serioz sesa një servil budalla nga ata që ai mban me shumicë rreth vetes.

Duke ju treguar socialistëve se nëse e lëshojnë atë sot, nesër i njëjti fat mund të presë cilindo, ai la të kuptohet një paradoks; rradhën për kë do ta pasojë në fatin e keq, ai mund ta zgjedhë vetë. Socialistët e rinj, gjysma e të cilëve është tërësisht e paorientuar për çfarë po ndodh dhe as janë në gjendje të kuptojnë se çfarë po ndodh, po shohin se në politikë mund të ndodhë gjithçka. Se kush është trajtuar nga partia e tyre si mit, mund të shndërrohet shpejt në Landfill-in e Partisë. Për interesa më të mëdha, që ata gjithashtu nuk arrijnë t’i kuptojnë. Pa ditur edhe çfarë ndodhi të enjten në mesditë, pastaj në mbrëmje dhe më pas akoma, çfarë ndodhi duke u gdhirë e premtja që ndryshoi dramatikisht disa herë fatin e ish-ministrit.

“Problem është sistemi”, tha opinionin e tij të enjten Tahiri në Opinion, pa kuptuar se dhe ai vetë është pjesë e një sistemi të dështuar politik. Që e bën tërësisht të parëndësishëm fajësinë apo pafajësinë e tij penale, arrestin apo hetimin e tij në liri. Saimiri nuk është as ëngjëll siç e di me të drejtë djali i tij i mrekullueshëm, dhe as djall siç e pikturojnë jo krejt gabim armiqtë e vjetër.

25 komente në “Të gjithë njerëzit që tradhtuan Saimir Tahirin”

  1. mirel says:

    I vetmi gabim qe pati Saimiri ishte emotiviteti qe nuk e fshehu dot, sidomos pas provokimeve qe iu bene nga qerosi, ajo fytyre p.ka. dhe nga ti si zhapik ne prite.
    Te tjerat i tha ne rregull. E kuptonte kurthin dhe zemerohej ne vend te ishte dinak.
    Megjithate trishtimin e pati nga komunikimi qe Rama i pati bere per arrestim
    Dukej qe Rama e kishte udhezuar te pranonte arrestin. Dhe kjo hap nje teme tjeter per kete zgjedhje te Ramiut. Saimiri dukej tejet i tronditur pikerisht nga kjo.

    1. Lugati says:

      vetem.fjaline e pare lexova..sikur e kam theksuar ne nje koment tjeter..ti thu qe sajmiri eshte babai i nje femije te mrekullushem gjashte vjecar..latifi qe kam permend une ka.pese femije..dhe sajme qorri i coj grupin e gatshem per arrestim.per vjedhje energjieeeeeeeeeeee…pse su ngrejtet per latifin ju mer shurranjose pabuksa kurse.per politikanet jo vetem tahirin por ne pergjithesi mer hale gazetare se na cate karin me kto politikan..jo vetem tahiri por te gjithe plera jon

  2. Shigjetari says:

    Z. Lorenc, te ndoqa ne emisionin e mbremshem “Opinion” dhe ne mendje me ngeli e nenqeshura jote cinike teksa shikoje Saimirin te gjendje te veshtire dhe beje pyetje te shumeperseritura ne pritje te ndonje “BOOM-i”. Shkrimi yt i sotem, duke “trajtuar” ne dukje hallin e Saimirit, ne te vertete nxjerr ne pah perpjektjen tende per te ndihmuar eprorin tend kaq shume te permedur si “simbol i pastertise”.

  3. Zgalem says:

    Mund te mos e shkruaja kete opinion , posht shkrimit te Lorenc Vangjelit , por harrova te shenoja dicka te rendeisshme , posht atij te A. Katros . Kete harrova : Si ka mundesi , qe te ndiqen ato hetime klasore , qe perdorte monizmi i luftes klasore , qe te analizonte deri ne brezin e katert ? Kjo nuk eshte pa aftesi , por djallezi . Kushdo mund te kete kusherinj kriminele , hajdute , berishiste etj . kjo nuk do te thote te mos shoqerohesh me ta , por nuk je domosdoshmerisht si ata . Tahiri eshte shoqeruar me shume se duhet , ndoshta u ka falur dhe makinen , por kjo nuk eshte prove . Askush nuk dyshon se ata , qe shopqerojne Berishen , jane kriminele sa dhe ai . E them me pergjegjesi se kusherinjte e Tahirit , sado qe kriminele dhe te liq , nuk perbejne as te mijten e krimeve te Berishes . Keto kisha . Te tjerat i kam then ete shkrimi i Katros , ne kete numur te “Temes “ . Zgalem

    1. mirel says:

      Kusherinjte e Saimirit jane si te gjithe ata qe shteti ka braktisur dhe nuk kane cpresin me nga qeveria.
      Si puna e tyre jane te gjithe, hallexhinj qe do jua kishte qefi te shisnin droge, po nuk jua mban se kane frike.
      Vetem po te kene bere krime ne njerez, aty ndahen me mua.

  4. Doni says:

    Lorenc, te lutem shume nqs ke ndonje gje me mend per te thene thuaje, ne te kundert HESHT sepse eshte me e hijshme. I qan hallin birit te Tahirit, qe ta kete me jete e me fat… Pse nuk flet per gjithe ato bij nenash e baballaresh qe jane vrare e vriten neper bote nga tonelata e droges te ketyre njerezve? Hesht te lutem, hesht. Nuk mbrohet krimi, sepse je duke vrare femijen tend; gjakun e gjakut tend, qe do rritet ne kete vend te mallkuar ashtu si u rrite ti. Po ben te njejten gabim qe bene prinderit tane qe nuk u ngriten per rrezuar te keqen, dhe na i trasheguan cfare kemi sot. Kerkon te njejten gje t’u trashegosh femijeve tend?

    1. DAUTI says:

      Doni
      Ilacet mbrapa buke vella se te kane demduar gjakun.
      Trurin nuk ta kane demtuar,jo se nuk mundeshin,por nuk gjeten.
      Ja na thuaj cmendim ke per cigaret qe shiten ligjmerisht?
      Cmendim ke per pijet alkolike?
      Po per naften?
      Mbrapa buke pergjigjet,he te keqen.

  5. saliu says:

    Po ti bythelepires ku e fut veten?

  6. Per cfar tradhtie flet ?dhe kur ben krim duhet te kesh mbeshtetje?po flet sikur jeni grup i organizuar kriminal dhe ka tradhti mes grupit (shokve)dhe jo si analist

  7. inf says:

    lorenc me vjen keq por…………………….je katanis ne nji vegel te MET BLLOKUT
    Ishe ti kur e sulmoje me te drejt Meta HAJDUTIN DHE JE PO TI SOT QE JE NDIHMESI I TIJ
    PARAJA PARAJA ESHTE TI QISH TEMEN E SEMES DHE GRUAN E JAPIN PER PARA KTA PISA

  8. Naftetar i vjeter says:

    Ti Lorenc( Nuk meriton te them Ju) po perpiqesh ti besh nje sherbim
    ustait tend Ilir. Kujdes thote nje shprehje e vjeter: Kush do te haje ne te dy
    anet ,kafshon gjuhen e vet.

  9. loni says:

    BLLOFI NDODHI……LORENC DHE TI BLEDI , NUK BETE GJE TJETER VEC ASAJ QE NUK BERI DOT FATOS NANO , MBROJTI VEHTEN ME NJE SULM SHUME TE ZGJUAR , UA LA DOPIO GJASHTEN NE DORE , NGA LULI E SALIU , TE TRESHJA E MUSKETIEREVE TROPOJANE , NGA JU , O STRATEGET NE THONJEZA TE MEDIAS DHE DERI TE STRATEGET NE PO ATO THONJEZA TE JURIDIKESAVE TE PD -se , …… POPULLI THOTE , E DREJTA VONON POR DEL…….TURP PER OPOZITEN E BASHKUAR TE CORBES…………TURP PER JU QE I THONI VEHTES POLITIKANE VETEM PER TE MBUSHUR XHEPIN…..

  10. Rrema says:

    Po për dosjen e Likes qe thonë ka ardhur nga sh b a dini gjë apo ke ndonjë koment nqs Tahiri arrestohen si deputet Likja do arrestohet si president

  11. Haka Tekizoti says:

    “…nuk është as djall siç e pikturojnë JO PA TË DREJTË të tjerët…” këte frazë të zgjuar thotë si shkarazi në fund Lorenci. Dmth nuk është po është. Ja këtë shakaxhi e karagjoz ka zgjedhur Meta për të lehur në dobi të tij. Ky është një nga ata langojtë që e lëshon Meta nga zinxhiri për ta sulur kundër atyre që i urren meqë s’ia kanë pëlqyer hajdutllëqet. Analistë pisa, bythëlëpirësa të shitur e pa pikë personaliteti.

  12. Jimi says:

    Rolenc! Te merr me qafe ai portreti yt intrigues! Nuk thone kote qe arixheshka mburr siten e vete. Ti kujton se mileti ty po te priste qe ta merrte vesh kush eshte S, Tahiri, kush Rama e kush don Likja ? Lere diversionin se po te jete per mend, mileti te jep uje ne bisht te luges ty dhe gjithe atyre qe ti ke per zemer.

  13. duno says:

    Nuk eshte vetem Saje trafikanti baba femijesh te mrekullueshem . Ishte edhe nje baba tjeter i tre femijve te mrekullushem qe riparonte catine e shtepise se vet dhe Saje qorri e degdisi ne qelite e burgut . E nena bashke me keta femij te mrekullushem moren rruget me trafikndarese te shqyera nga babazia e Saimireve , per te takuar babane e syrgjynosur . Por perpara se te takonin babane e tyre u takuan me vdekjen ne menyren me mizore te mundshme, vdekje qe ua kishin pergatitur Edvini, Sajia e gjithe zhgani rilindas. Vetem ky rast mjafton e tepron qe Saje trafikanti mos na mallengjente me permendjen e te birit ore e cast . Le ta kurseje te birin se nuk i dihet. Mund ti shpetoje drejtesise njerezore por nuk i shpeton dot asaj hyjnore .

  14. elsas says:

    ore ju lutem me thoni se çfar ere ka gjaku se me duket jam plagosur

  15. Vjosani says:

    Dobet shume. Nuk di as te fshehesh dot qendrimin tend shume kompromentues….Eh, gazetaria eshte gje e veshtire, Lorenc, po ty te eshte mbushur mendja qe lexuesiit jane shume nen nivelin tend….Ah, jo, ne keto 27 vjet secili ka bere prej TV nga kater falultetet gazetarie…

  16. Tuku says:

    Vertet Vangjeli , e tradhetuan.
    E tradhetuan se po te mos e kishin tradhetuar ai me ndihmen e Habilajve do kishin shutur dhjetra tone te tjere mariuhane…
    Edhe mua sikurse ty(me te drejte..), me vjen keq…ja nderprene tregetine ne mes fatkeqit..
    Si s’ju vjen rende felliqsira me gravate.

  17. ALBAN DEGA says:

    NJE KENGE TIPIKE SIRENASH SKRAPARI ME MUSHT DIBRE !

    As Sali Berisha, as Ilir Meta, as Lulezim Basha, as Monika Kryemadhi, as Kokedhimi ( Kokedhjeri ) sic e quante Berisha jo une, as Adriatik Palla, as Shkelqim Hajdar… Berisha nuk do ta kishin qendisur me keq kete kenge Sirenash !
    Titulli i saj eshte Perca e Sundo, qe askush si Saimir Tahiri nuk e zgerlaqi me ze e figure nga Opinioni i Blendi Toptanit Lorenc Metes !
    Me emra e te verteta absolute me ze e figure makaber nga Gerdeci, Autostrada e Kusarise se Kombit , nga bllokuar qe vetem nje faqe e tij kushtonte 700 mije euro, nga Dita e Shen Bartolomeut shqiptar, 21 janari 2011 …
    Te verteta si kristali.
    Kjo ishte aresyeja pse Saimir Tahiri hyri ne qeline e Klanit te Berishes e co. si i arrestuar dhe doli prej saj si krygjykatesi publik i Mafias Politike- juridike- mediatike te Berishes.
    Me shume se analistin dhe gazetarin real Blendi Fevzi dhe nje kukuvajke e ABC- se se centaurit te Mafias mediatike Aleksander Frangaj, bene ish operativet dhe hetuesit e pashoirt te Gestapos naziste dhe te Cekas ruse .
    Cinizmi i tyre barbar shkoi deri aty sa ti premtonin vizita ne qeli sikur te ishin kryegjykatesit dhe kryeprokuroret supreme te liderit suprem Sali Ramollah Khomeini apo Kim Jong Uni i Korese se Veriut. Vetem qoftelargu shqiptar vepronte keshtu me shoket e luftes e punes, me armiqte e kllases !
    E kur kjo kenge sirenash del edhe nga goja e nje nene femije pa burre si ajo kukumjacka e ABC-se se Klanit studio ja mori nje pamje me makaber se qelite e dikurshme te Cin Cingut apo te Machu Pikcit famekeq !
    jo vetem nje kenge sirenash por edhe nje skene tmerri e nje lukunie hijenash qe i versulen viktimes se rastit me nje egersi barbare qe nuk ua kursejne as kockat …
    Kjo nuk eshte analize as gazetari! Kjo eshte barbari e makabritet !
    Ndaj i arrestuari me urdher te Berishes, dhe kryprokuhorave te tij, Saimir Tahiri doli prej studios – qeli te Klanit si krygjykates publik dhe Ptoleme dhe inkuizitoret e tij mbeten aty si te burgosur te marre peng nga Mafia politike e mediatike e liderit suprem te Mafias dhe antishtetit ose te shtetit te vet-impunitetit te Korporates se Krimit dhe korrupsionit te udhehequr nga Sali Berisha e co.
    Gjykatesit medistike u vetakuzuan ne syte e nje populli e Kombit te tere…. I akuzuari Tahiri doli si akuzues qe ua shqptoi pretencen e pare te mirefillte hienave politike e juridike te Mafias shqiptare me emer e me mbiemer, me ze e me figure !
    Vetingu tashme filloi me kembe te mbare !
    Ogur i mire per demosit shqiptar!
    Ogur i zi per Il Capi dei Capi !

  18. ALBAN DEGA says:

    Nje vezhgim live me ze e me figure

    NJE KENGE TIPIKE SIRENASH VICIDOLI ME MUSHT SKRAPARI !

    As Sali Berisha, as Ilir Meta, as Lulezim Basha, as Monika Kryemadhi, as Kokedhimi ( Kokedhjeri ) sic e quante Berisha jo une, as Adriatik Palla, as Shkelqim Hajdar… Berisha nuk do ta kishin qendisur me keq kete kenge Sirenash !
    Titulli i saj eshte Perca e Sundo, qe askush si Saimir Tahiri nuk e zgerlaqi me ze e figure nga Opinioni i Blendi Toptanit Lorenc Metes !
    Me emra e te verteta absolute me ze e figure makaber nga Gerdeci, Autostrada e Kusarise se Kombit , nga blloku 1001 faqesh, qe vetem nje faqe e tij u kushtonte shqiptareve fakira 700 mije euro, nga Dita e Shen Bartolomeut shqiptar, 21 janari 2011 …
    Te verteta si kristali.
    Kjo ishte aresyeja pse Saimir Tahiri hyri ne qeline e Klanit te Berishes e co. si i arrestuar dhe doli prej saj si kryegjykatesi publik i Mafias Politike- juridike- mediatike te Berishes.
    Me shume se analistin dhe gazetarin real Blendi Fevzi u Lorenc Vangjeli dhe nje kukuvajke e ABC- se se centaurit te Mafias mediatike Aleksander Frangaj, bene ish operativet dhe hetuesit e pashoirt te UDB-se serbe dhe te KGB-se ruse .
    Cinizmi i tyre barbar shkoi deri aty sa ti premtonin vizita ne qeli sikur te ishin kryegjykatesit dhe kryeprokuroret supreme te liderit suprem Sali Ramollah Khomeini apo Kim Jong Uni i Korese se Veriut. Vetem qoftelargu shqiptar vepronte keshtu me shoket e luftes e punes, me armiqte e kllases !
    E kur kjo kenge sirenash del edhe nga goja e nje nene femije pa burre si ajo kukumjacka e ABC-se se Klanit studio ja mori nje pamje me makaber se qelite e dikurshme te Cin Cingut apo te Machu Pikcit famekeq !
    jo vetem nje kenge sirenash por edhe nje skene tmerri e nje lukunie hijenash qe i versulen viktimes se rastit me nje egersi barbare qe nuk ua kursejne as kockat …
    Kjo nuk eshte analize as gazetari! Kjo eshte barbari e makabritet !
    Ndaj i arrestuari me urdher te Berishes, dhe kryprokuhorave te tij, Saimir Tahiri doli prej studioja – qeli te Klanit si krygjykates publik dhe Ptoleme dhe inkuizitoret e tij mbeten aty si te burgosur te marre peng nga Mafia politike e mediatike e liderit suprem te Mafias dhe antishtetit ose te shtetit te vet-impunitetit te Korporates se Krimit dhe korrupsionit te udhehequr nga Sali Berisha e co.
    Gjykatesit mediatike u vetakuzuan ne syte e nje populli e Kombit te tere…. I akuzuari Tahiri doli si akuzues qe ua shqptoi pretencen e pare te mirefillte hienave politike e juridike te Mafias shqiptare me emer e me mbiemer, me ze e me figure !
    Vetingu tashme filloi me kembe te mbare !
    Ogur i mire per demosin shqiptar!
    Ogur i zi per Il Capi dei Capi Kapobandat e Mafias shqiptare pa dallim ngjyre e fytyre !
    Drejtesia edhe vonon, por kurre nuk harron !

  19. Opinionisti says:

    Nje popull qe del ne menyre demonstrative te mbroje hapur nje kriminel nuk tregon gje tjeter vecse faktin qe shoqeria shqiptare eshte akoma ne shekullin e 15te.
    Nje gazetar qe mbron nje minister per te cilin ka kater vjet qe e lidhin me keto trafiqe eshte servil I mjere.
    Saimir Tahiri duhet te kuptoje qe nese ja lejon vetes te perdoret nga kushdo, kjo dite do te vinte. Ai nuk eshte as me shume as me pak I fajshem se anetaret e tjere te kupoles se Rilindjes.
    Saimiri duhet te kuptoje qe kundershtarin e vertete ka George Soros qe tek Ai ka parë kundershtarin e vetem qe mund ta pengonte ate qe Sorosi i pat vene ne fanelle numrin 1 ne fushaten per Timonin.
    Edhe njehere kundrshtari i vertete i Tahirin eshte Ai qe vazhdon te dale kronika televizive sikur nuk jeton ne Shqiperi.
    dhe askush nga panelet e gazetareve nuk guxon ta permende.
    Tahiri nuk eshte perfshire ne trafiqet e pista te droges per perfitim personal me shume se sa per interesat mafioze te kupoles. Ne kete drejtim eshte treguar shume naiv duke mos kuptuar lojen e shahut dhe qe ai ishte nje Torre qe dikur do te sakrifikohej.
    Me i sigurte do te ishte prapa hekurave. Koco Kokedhima ka te drejte kur thote qe ai duhet te ruaje koken.

  20. ali gjyshi says:

    nuk eshte nevoja te merem me saimirin per te pare te verteten. mjafton te shohim prokuroret dhe marim vesh se kush ehte pas kesaj maskarade,

  21. Toni says:

    O Rolexi e di ca u beri me shuuuume njerezve pershtypje ate nate te Opinioni???????Ai qerosi…ti dhe ajo turi kurva qe perdridheshit ne karrige nga kenqesia e nje Show pa kuptim….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje