VIDEO/ Besart Berisha shënon golin e parë në sezonin e ri në Australi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Besart Berisha nuk ka ndërmend t’i ndahet golit në Australi. Sulmuesi shqiptar, i cili luan me kombëtaren e Kosovës, ka shënuar sot në ndeshjen e javës së tretë ndaj Adelaide United të mbyllur në barazim 2-2.

Sulmuesi i Melburne Victory ka realizuar golin e parë për këtë sezon në minutën e 13-të. Pas një krosimi në zonë, Berisha shfaqet i lirë në zonë, dhe me një goditje të bukur me kokë e dërgon topin në rrjetë.

Skuadra e tij e ka nisur keq këtë sezon, teksa gjendet në vendin e tretë nga fundi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *