Ndjesë Saimir! Të dua… por më duhesh!

21 Tetor 2017, 10:34Politika TEMA

Nga Anri Bala

Kriminelët janë të entuziasmuar! Kanë kaluar në ekstazë… nga gëzimi, se kanë kapur fajtorin dhe nuk mungojnë në asnjë ekran televiziv për të shprehur entuziazmin. Kapërdisen si gjela, por si pasojë e sëmundjes parazitare, e cila ka vite që u ka rënë, harrojnë se dalin cullak përpara çdokujt që i njeh sadopak. Kur them sëmundje parazitare, e kam fjalën për të gjithë krimet që kanë në kurriz, e për të cilat nuk kanë dhënë llogari. Krime të cilat iu a kanë rrëzuar puplat, duke i kthyer në pula të rrjepura, që po i pret “thertorja” dhe megjithëse e dinë mirë, vazhdojnë të përpëliten siç përpëlitet pula me kokën e prerë.  Përpëlitjetet e tyre nuk bënë asgjë, veçse shtojnë gurgullimën e zjerjes së “kazanit” tonë të madh të politikës, që sa herë që trazohet, qelbet erë deri përtej Atlantikut.

Më vjen mirë në fakt që janë të gëzuar, e do ishte mëkat i madh po t’iu prishje “festën”, por si të hardallosur që janë, s’po e kuptojnë se kotecit ku po hedhin vallen, i ka rënë flama, e shumë shpejt ka për të patur shumë “viktima”.

Vettingu erdhi… ky është vettingu! Me dru të shtrembër, e me “dashuri” për t’u treguar falangave të krimit se duam shtet, shtet të së drejtës, shtet ligjor në këtë vend të lodhur e zhbërë nga padrejtësia. Armiqtë po puthen e bëhen miq, për të kafshuar pa mëshirë njëri tjetrin, në duelin e pritshëm për të shpëtuar kokën. Në fakt, kjo është një ngjarje e madhe, të cilës duhet t’i gëzohemi, pasi për ne ka nisur lufta për drejtësi, e për ata shpirtsterrosurit që i kanë duart të mbuluara me gjak, ka nisur lufta e “pagjumësisë dhe e tmerrit pa fund”.

Mos shikoni disa politikanë injorantë që krekosen, se nga padija, ata akoma nuk kanë kuptuar, që për ta nuk do ketë aspak Këshill Mandatesh, por do tu kërcasin hekurat në duar e në këmbë… sepse dosjet e tyre janë të gjitha të përpiluara në kushtet e flagrancës.

I vetmi që po kakaris më pak, përveç disa denoncimeve prej emisarëve të tij, që vendosën edhe një herë jetën në rrezik të mbrojtësve të ligjit, siç është policia, është Sali Berisha. Si intrigant që është, nuk e ha kollaj sapunin për djathë, ai e di mirë se pas Saimirit, shumë shpejt do t’i vijë radha atyre të “përvëluarve”, që nuk ka perëndi tu bëj derman.

Ajo e djeshmja ishte një shfaqje, për të gjithë ata që nuk e njohin aspak drejtësinë e këtij vendi. Ky është organi akuzës, një stan me lepuj, për ata që kanë pasur fatin e mirë për të mos përballur kurrë me të. Kjo  është fytyra e vërtetë e krimit në pushtet, për të gjithë ata që kanë pasur fatin të përballen me drejtësinë, që nuk është në fakt “stan me lepuj” por “shpellë me ulkonja”. Prokuror, gjyqtarë, dhe kryeshpellar vendosin gjoba të pabazuara në fakte e prova, pa i’u dridhur qerpiku, jo në “emër të popullit” por në emër të atyre që i promovuan, i drejtuan i detyruan dhe i pasuruan për të akuzuar çdo njeri që u del përpara në rrugën e tyre kriminale.

Ashtu kanë punuar e janë pasuruar, mjaft të ngrejnë një dyshim, për të parë çanta poshtë tavolinës dhe t’i ndjejnë dhe një herë aromën e parasë, e si vampirë… të lekut, eksperienca ua ka përsosur shqisën e nuhatjes, sa që mund ta ndajnë fare lehtë aromën e lekut me gjurmët e gjakut që mban brenda.

Histori të kësaj drejtësi palaçosh dhe kllounësh, mund të dëgjosh çdo ditë, çdo orë, çdo sekond, por ajo e djeshmja ishte një shfaqje e pështirë dhe e rrallë. Ajo e djeshmja ishte një bumerang për injorantët e politikës, që u kapërdisen nëpër media, qoshe, rrugë e kafene, duke e kthyer sërish vëmendjen tek ata, tek djemtë e vajzat e tyre, baxhanakët e kunetërit, të akuzuarit kryesor të ngjarjeve më të trishta që ka kaluar vendi, të cilat po presin me padurim zgjidhjen.

Jo më kot, kjo shfaqje nisi fill para mbërritjes së lajmit shumë të pritur nga Ambasadori Amerikan: Për pak ditë mberrijnë në Tiranë ekspertët e FBI, që do vendosen në Ministrinë e Brendshme.

Në fillim u krijua ideja se Rama e “flijoi” Tahirin tek drejtësia… e cila ka mbetur prej dekadash një “dosje” e pazgjidhur e këtij vendi të mallkuar prej grupit të strukturuar kriminal Berisha, Basha, Monika, Meta… etj! Të paktën kështu u perceptua prej deklaratave të tij, se Rama e shiti “kampionin” tek institucioni ku nuk ka një shqiptarë të vetëm që i beson. Por Rama dhe Tahiri, sot, janë më shumë miq se dje, kjo është pak po e sigurtë, pasi Ramës i duhet rasti Tahiri për të kaluar rastet e tjera të dosjeve reale, që fjetën dhe flejnë akoma në prokurori.

Është rasti i parë në gjykimin tim, që një ish-ministër, një ish-deputet, i cili u masakrua si fajtor një ditë më parë, u “mbrojt” gjerësisht nga media, e cila bëri detyrën e saj sublime, më të madhe se vetë procesi, zbardhjen dhe transmetimin e të vërtetës. Ndoshta është rasti i parë, ku një ministër mbrohet pa “interes”, ku mediat detyrojnë gjykatësit, prokurorin dhe parlamentin të bëjnë detyrën e tyre. Nuk e kryqëzuan ish-ministrin, sepse në të gjitha indiciet dhe provat ligjore që nuk ekzistojnë, Tahiri është rasti që do u dhurojë drejtësinë shqiptarëve.

Ndaj, ndjesë për shqetësimin Saimir: Të duam… por na duhesh!

23 komente në “Ndjesë Saimir! Të dua… por më duhesh!”

  1. lola says:

    “Shumë të bukura” këto që shkruani, zoti Bala, për të qënë të vërteta…!

  2. amy says:

    Nuk ka me perfekt. te lumte Anri !

  3. Beluli says:

    Urojme me gjithe shpirt qe Sajmiri te dale i paster nga kjo histori,sepse besojme te pastertia e tij morale dhe kori i kukuvajkave,rrjeti kriminal,qe me te drejte e cilesoni te tille,Berisha,Basha,Monaleshzeza e like floriri jo vetem te deshtojne ne orkestrimin e tyre te ndyre kunder Sajmirit,Edi Rames e partise socialiste,por se shpejti te hapet rruga per te shkuar ata para drejtesise,per ato qe kane bere dhe dokumentohen me fakte kunder tyre dhe qe jane turpi i ketij vendi.I kujtojme “Monalizes” se ne Krrabe jane vjedhur 4000 monedha ari me vlere nga 1 napolon sejcila dhe 4000 te tjera lira ari osmane.Do na ndihmoje ti gjejme ku kane vajtur,vec te tjerash?Se e shohim qe eshte e etshme per drejtesi dhe,vec kesaj,kemi pare me ze dhe figure nje video para disa vitesh per pazare ndarjeje eurosh midis likes dhe rahmetpastit,Dritanit,mos di gje ajo per kete apo dhe pazare te tjera qe nuk kane pare driten e diellit akoma.Do na jape ndonje dore per ti zbardhur apo jo,se qenka nje aktore e shkelqyer!Ka bere dhe goxha vile me kursimet e saj nga “rroga” e shkreta,nuk na jep receten te bejme dhe ne ndonje te tille,ose sa 1/.4 e asaj,se ne jemi budallenj dhe rrojme me qira,s’dime te kursejme…Te keshillohet dhe me doktor leshin nga vicidoli se dhe ai ka pervoje te mire per xhgrapsjen e parave nga ky popull,eshte bere mjeshter per kete,se per te tjerat i dime dhe ne se c’eshte ai me Liken i afte te beje,kane eksperience sio nje dyshe e perkryer…Kurse sa per lylushin,le te fshije prapanicen me te…

    1. ari says:

      beluli -mut del mut tona heret nuk te del shpageti jo.ty o belul leshi i negjmijes qe po te jep rama po te duket spageti,lesh te jep si enveri bar.

  4. Dielli mbi Korab says:

    Bukur ke shkruar,por nuk behet Drejtsia duke fillu nga bishti i “Korupsionit-gjarper” qe ka pushtu Shqiperine tone,sepse pastaj Gjarpri te fashon dhe te paralizon shtein para se te japesh shpirt.
    Qellimi i prokurorve te Berishes dhe Monikes se Likes eshte te shkatrronin Qeverine Rama dhe me te Vetinugun.
    Sajmiri thote vete ka punuar por ka gabuar,por gabimet e tij ne krahasim me Krimet e Berishen,vjedhjet e Bashes dhe te Ilir Metes,jane grimca rene ne vullkanin Gerdecian qe ka pershrin tan atdheun tone.

  5. Une says:

    Treshja tropojane berishiane!

  6. FIX316 says:

    Ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Mandatevet,pashe nje avokat te shkelqyer te Tre Prokuroreve,qe u shpjegoi mjaft bukur,se si te bejne punen e tyre si prokurore,dhe ai ishte Saimir Tahiri!!!..Bravo!..

  7. Gjino Pojani says:

    Nje e keqe e madhe po bente kerdine midis kafsheve. Jo te gjitha do te vdisnin por te gjitha ishin goditur. Dhe asnje nuk po perpiqej t’i bente derman jetes qe po i shuhej.
    Asnje ushqim nuk nxiste me oreksin e tyre. Tani as ujku as dhelpra nuk gjurmonin gjahun e pafajshem; te gjithe i shmangeshin njeri-tjetrit. Nuk kish me dashuri, nuk kish me gezim.
    Luani i mblodhi te gjithe ne keshille dhe u tha: -Miqte e mi te dashur, une besoj se kete fatkeqesi na e solli qielli per mekatet qe bejme. Le te flijohet pra me fajtori nga ne per kete goditje te zemerimit hyjnor dhe ndoshta do te arrihet shpetimi i gjithe te tjereve. Historia na meson qe ne rrethana si keto behen flijime shembullore. Te mos zhgenjehemi pra ne kete pike. Le te shohim pa u ndikuar nga ndjenjat, gjendjen e ndergjegjes tone.
    Dhe ai tha: -Sa me takon mua per te kenaqur oreksin tim te pangopur kam gllaberuar shume dele e desh; Cme kishin bere mua ato? Asgje te keqe. Madje me ka ndodhur qe ndonjehere te kem ngrene edhe bariun! Do te flijohem pra po qe nevoja por une mendoj qe secili prej nesh te vetakuzohet ashtu sic bera une, pasi per te bere drejtesi te plote koka i duhet prere vetem atij qe eshte me fajtori.
    – Madheri u pergjigj dhelpra – ju jeni nje mbret shume i mire. Ne ndergjegjen tuaj ne verejme shume ndershmeri. Te hash desh e dele kete fare te perçmuar te rendomte mos valle eshte ndonje mekat? Jo. Ju u keni bere atyre nje nder shume te madh duke i kaluar neper dhembet tuaj, madheri.
    Per sa i takon bariut duhet thene se ai i meriton gjitha te keqijat. Ai dhe te tjeret sillen ndaj kafsheve sikur te ishin zotat e tyre.
    Keto tha dhelpra dhe lajkataret duartrokiten.
    Nuk u guxua me tej te beheshin percaktime te tepruara per tigrin, ariun, ujkun e te tjere te fuqishem dhe rreth bemave te tyre me te denueshme. Gjithe grabitqaret e tjere, perfshire edhe qente e thjeshte rojtare dolen gjynahqare.
    I erdhi radha gomarit e ai foli:
    – Mua me kujtohet qe kur po kaloja neper nje livadh uria, rasti i volitshem, bari i njome, besoj dhe ndonje djall qe me shtynte, bene qe te haja pak bar. Dhe, meqenese duhet folur hapur, them se nuk kisha asnje te drejte.
    Menjehere pas ketyre fjaleve ndaj gomarit jehuan thirrjet: Te kryqezohet!
    Nje ujk ne rolin e akuzuesit me fjalimin e tij provoi se kjo kafshe e mallkuar, ky rrjepacak nga i cili u vinte me e keqja, duhej bere kurban.
    Mekati i tij u gjykua i denje per varje. Te hash barin e te tjereve?! Ç’krim i shemtuar! Asgje pervec vdekjes nuk do te mund ta shlyente krimin e tij. Dhe ia treguan mire vendin.

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      O Gjino, mire se nuk paske pertuar e ke shkruar gjithe kete brockull, po i bie qe sipas ketij morali Saje Qorri na qeka gomari i gjore?

      1. Lip Gjanica says:

        He mo se edhe ti nje koqe gomari je, prandaj nuk e more vesh. Lexoje nja dy tri here, dh epo nuk e more vesh, lexoje edhe nja dhjete here te tjera. Po nuk e more vesh prape, me mire var veten se nuk ka doctor qe te ben derman.

        Sa trap qe je mor burre I dheut. Ai tjetri ka ri-shkruar nje fabul te bukur, shume kuptimplote, ndersa ti I thua, “qysh nuk je lodhur qe e shkrove”.
        Tani e mora vesh pse e paske inat Enver Hoxhen. Kujton se te la ai pa shkolle.

        1. Plaku Xhuxhumaku says:

          U t’u befsha un ty pe Gjanice, ku me dole docent universiteti. Une e kisha fjalen or torrollak qe ai zoteria me mire te thoshte qe Saje Qorri eshte si puna e gomarit te perralles, se te gjithe e dine ate prrallen, pervec teje qe mbase e lexoje per here te pare. He, kush eshte koqja e gomarit tashti o docent, doktor i shkencave dhe o Profesor pe Gjanice? Apo je Gjinoja vete qe nuk te jane pjekur fiqte akoma?

        2. Plaku Xhuxhumaku says:

          Ti Gjanica je po ai bolja nga Pojani qe e ka shkruar kete trapllekun.

          1. Lipi pe Gjanice says:

            Te dogji ëë? Qepë e kripë. Eshte dorë me një.

            1. Plaku Xhuxhumaku says:

              Kot ia ben qejfin vehtes mer budall. Ik e futi nje Tirane Durres tashti se te liron.

  8. Zagari says:

    Sa je paguar ? Me hashash apo mall te paster ?

    1. Zagro says:

      Doli edhe nje zagar i Saliut.

  9. Apo jo? says:

    Edhe une jam plotesisht dakort me ju.
    Nuk ka menyre me te mire se ta nisesh Vettingun nga vetja, pra nga ata qe kane pushtetin.
    Dardha e ka bishtin mbrapa.
    Kjo eshte bere qe kur te kecasin prangat te mos kete goje opozita (megjithese ata prape do akuzojne qe po u behet padrejtesi) te thote qe po i behet presion.
    Me gjithe armet tashme te ndryshkura te kriminleve qe na kane vrare ne bulevard e kane vjedhur me ze e figure Vettingu do ece perpara.
    Faleminderit zoti Bala qe vendos fjalet e shumices ne nje platforme te gjere si Gazeta Tema.

  10. Spartaku says:

    Respekt zoti Enri Bala! Ke bere nje shrim jo vetem te sakt,por edhe nje paralajmerim per ata qe nuk u eshte prere koka si te pulave qe i krahason ti.Vertete,Saliu,Basha dhe kriminel te tjere,qe militojne ne pd-ke dhe te tjere te opozites,po perpeliten si at pulat e tjerura.U ka hyre frika ne palce.Ndeshkimi i popullit do t’u bjere mbi koke,si nje çekan pnumotik.

  11. Treviso says:

    Ky rast I Sajmirit eshte nje fat I madh per popullin. Mafia ka dalie jasht kontrollit. I ka hapur lufte shtetit. Me e keqja eshte se, Brenda kesaj mafie eshte edhte edhe kryetari i shtetit. Kjo lufte behest per ti mbijetuar drejtesise te esportuar nga ShBA dhe BE.

  12. Koba says:

    Respekte Z.Bala.Shkrim i goditur dhe real.Shpresojme shume tek Vetingu.Ne Ferr te Paudhet e Politikes Shqiptare.

  13. tomorraku says:

    Ashtu qofte!

  14. Rezi says:

    Shkrim i bukur dhe i sakt.

  15. Liri says:

    Ky shkrim tregon REALITET,

    Ish ministri Tahiri, ishte dhe mbetet politikani me i pastert me i perkushtuar per SHQIPERINE dhe shqiptaret ne vitete e ” demokracis” .

    Zerat kunder tij, i ngjajne thirrjes se HAJDUTIT : KAPENI HAJDUTIN !
    Mos humbisni kohe te vlereshme por kapeni HAJDUTET dhe TRADHEARET e vertete ne krye me kryetradhetarin s. berisovic qe vendin dhe kombin i sollen ne gjendje shfarimi. TURP per ju qe si njihni apo i njihni e i mbroni !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje