Prokuroria përballë Ruçit dhe Berishës

21 Tetor 2017, 16:39Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Procesi  në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, të mbledhur dje dhe sot për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetit Saimir Tahiri, ka qenë shembullor nga ana institucionale dhe tërësisht korrekt.

Gramoz Ruçi me një respektim strikt të rregullores dhe Kushtetutës, ka “arbirtuar” përballjen mes Prokurorëve dhe Tahirit e avokatit të tij, duke dëgjuar me respekt të plotë të dyja palët dhe duke mos cënuar as integritetin e Prokurorisë e as të drejtat e Tahirit.

Por pse kjo sjellje e Ruçit për realitetin që ne jemi mësuar të shohim, është e paprecendetë?

Për ta kuptuar më qartë, duhet të sjellim  në vëmendje 21 janarin e 2011-ës dhe sjelljen e ish-kryeministrit Berisha ndaj institucionit të Prokurorisë. Asokohe Prokuroria e Përgjithshme lëshoi urdhërarreste për gardistët, mbi të cilët kishte prova video ku shihej që kishin qëlluar mbi turmën. Pra, gardistët ishin të kapur në flagrancë teksa gjuanin mbi turmë me plumba realë dhe për këtë, gjëja më normale që mund të ndodhte ishte që ata të arrestoheshin në vend.

Por, Berisha nuk e njohu asokohe Prokurorinë, ku duke urdhëruar policinë të mos zbatonte urdhrat e saj. Praktikisht ai e shumëzoi me zero institucionin më të rëndësishëm të akuzës që ka një shtet.

E nëse Ruçi sot do të ndiqte të njëjtin standart  si Berisha në 2011-ën, do duhej që prokurorëve t’ju përplasej dera në fytyrë dhe të mos lejoheshin brenda sallës së Kuvendit, e jo të dëgjoheshin dy ditë rresht teksa parashtronin akuza përballë të gjitha mediave të vendit. Ruçi vuri një standart që kurrë Berisha kryeministër nuk do e pranonte.

Por nuk mbaron me kaq. Duke mos përmendur fjalën me të cilën ai etiketoi në 2011-tën kryeprokurorene asaj kohe, Berisha duhet të përgjigjej para ligjit edhe sikur të mos kishte dorë në vrasjet e asaj ditë të tmerrshme.

Duhet të përgjigjej pasi ai shkeli ligjin duke mos lejuar të zbatoheshin urdhërarrestet për gardistët që u kapën në flagrancë duke vrarë.

Thënë të gjitha këto, dalim në përfundimin se sjellja korrekte e Ruçit i cili dëgjonte me respekt trupën e prokurorëve që në fund të fundit po tentonin të arrestonin një deputet të partisë së tij, është një rast i paprecedent, por i paprecedent për të mirën e drejtësisë, ndryshe nga e kaluara!

3 komente në “Prokuroria përballë Ruçit dhe Berishës”

  1. deputeti says:

    po mer po !
    ashtu esht! pirdh or pirdh I thon ksaj.
    behuni “t mir” dhe “t drejt” ju!
    krimineli sal me te tijt ate dun. qe gramozi te jet “I mir dhe I drejt dhe I rregullt”
    ata dun te fundosin tahirin se mbasi te bejn kete vjen rradha e te tjerve,edhe e gramozit masanej.
    ku ka drejtsi mer budallenj! eshte politik. dhe ne politik s ka drejtsi mirsi rregullsi… ne politik ka interes.
    drejtsi s ka as n amerik as n europ.
    ka interes.
    dhe gramozi duhet te sillet jo sipas “drejtsis dhe rregullit” por sipas “interesit” . ashtu sic u soll dhe po sillet sala.
    sy per sy e dhemb per dhemb. e thot bibla kte.
    po u tregove “I mir,i ligjshem,i drejt,i kulturu” sic don me u tregu ky gramozi dhe si sillen socjalistat atehere te hypen mbi krye sala dhe ata te sales.
    kurse populli thot: q..ju nonen t thon bab. esht biblike kjo e popullit.

  2. Alban Dardani says:

    ,..,,, Nuk besoj se ku problem do te mbyllet shpejt. Deri te dalja ne kuvend ,mund te kete, “fakte”(shashka) te tjera.
    ….. Celsi i dukshem ndodhet ne Itali. Ata do ti hedhin ” te dhenat” pjes pjes. Qe rrota te levizi ne drejtimin e duhur duhet te lyhet sipas “kerkes-ofertes” tyre
    …. Te Majtet, te keqen me te madhe do ta kene nga celsi, dora e pa dukshme,. Ku sa per fillim., Skenari, STRATEGJIA E PERGJITHSHEME nuk synon te demtoje vetem ata, apo Shqiperin, por gjithe faktorin shqiptar ne rajon
    ….. Fqiu JUGOR ka nje nje skenar e platforme te kahershme, te studjuar e mirorganizuar ne detaje. Fqiu VERJOR gjithashtu. SYNOHET QE FAKTORI SHQIPTAR TE ZBERTHEHET E SHPARTALLOHET PLPTESISHT E NE TE GJITHA DREJTIMET. …….
    …. Pozite e Opozit duhet te bashkerendojne e ndjekin nje strategji te perbadhket per fatet e vendi. Ne menyre te natyrshme , e Majta dhe e Djthta , duhet te rindertojne DREJTESIN, duke kaluar ne bashke-qeverisje me njerzit e specialistet ne radhe te pare me te ndershem, me te afte e atdhetare.
    …. DREJTUSIT KRYESORE , DHE ATA QE E NDJEJNE SE JANE TE PERZJERE NE PROBLEME E AFERA KORRUPTIVE TE TERHIQEN E DORZOHEN VETE PARA RREGULLIT DHE LIGJIT , PER TR CILET TE KETE NJE FAVORIZIM NEPERMJET AMNISTIS FISKALE QE ESHTE E NEVOJSHMR TE APLIKOHET PER TE MXJER VENDIN NGA KOLAPSI , PER TA FUTUR NE BINARET E CDO GJEJE TE LIGJSHME.

  3. Shelgura says:

    Mbroni të pa fajshmin
    Se sala lulka dhe monka më lilkën janë një
    Forconi vetingun sa mëparë
    Prokuror të përgjithshm një amerikan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje