Pse u bashkua Luli me partinë e “bllokut”?

Nga Artur Ajazi

Çudia më e madhe ditët e fundit (veç faktit se u kërkua me ngut arrestimi ish-ministrit Tahiri) ka qenë për çdo shqiptar bashkimi Lulit të PD-së me partinë e “bllokut”, shtërngimi duarve dhe firmosja e “frontit opozitar” mes tij dhe LSI.

Një çudi e cila shuhet natyrshëm kur thellohesh paksa dhe kujton se Lulin me partinë e “bllokut” e bashkojnë shumë gjëra nga e shkuara. E bashkojnë akuzat, denoncimet ofertat dhe aferat e vjetra dhe të reja, e bashkojnë proceset e panumurta gjyqsore dhe proceset e panumurta hetimore që organet e drejtësisë kanë nisur dhe bitisur ndaj tyre, dhe së fundi i bashkoi “arrestimi Tahirit”.

Askush nuk e beson “frontin opozitar” të Lulit dhe partisë së “bllokut”, askush nuk i beson thirrjet e tyre drejtuar shqiptarëve për “të marrë në dorë fatet e tyre duke rrëzuar qeverinë e bandave”, askush nuk e beson Lulin dhe partinë e “bllokut” kur dalin dhe tregojnë historira me “trafiqe dhe banda” kur dihet se Prokuroria dhe Gjykata kanë patur dhe kanë akoma procese të hapura ende ndaj emrave të veçantë të shpurës së tyre.

E ndërsa Luli nxiton të sulmojë ish-ministrin e Brëndshëm dhe të ndërsejë ndaj tij ushtarët që ka ende në Prokurori, duket se kryetarja e partisë së “bllokut” ka zënë hasha gjithçka, sikur të mos kishte qenë asnjë ditë në qeverisje në 8 vitet e fundit me Lulin dhe pastaj me Ramën.

Kryetarja e partisë së “bllokut” ka ndezur motorrët e të bërit “opozitë” dhe mendon se shqiptarët (mes tyre edhe ata që ajo kujton se i ka anëtarë të forcës saj politike) do ta besojnë edhe kur takohet dhe firmos pakte me Lulin, edhe kur kërkon nxitimthi “zgjedhje të parakohshme sepse votat janë blerë me para droge dhe krimi”.

Për hir të së vërtetës, duhet thënë se shqiptarët e dinë fare mirë se, ka qenë dhe mbetet partia e “bllokut” ajo që mbushte bagazhet e fuoristradave me para dhe turrej qendrave të votimit për të blerë komisionerë, vota dhe për të mbledhur karta identiteti, atyre që nuk ngopnin barkun me bukë.

Partia e “bllokut” njihet sot si kampione e aferave të tilla, njihet si forca politike më e kompromentuar e cila e futi si parim të saj mekanizmin e blerjes së votave.

Ndaj natyrshëm lind pyetja ime dhe e çdo shqiptari, çfarë i bashkoi Lulin dhe partinë e “bllokut”, kur deri para pak muajsh u shanë me libër partie, u akuzuan dhe denoncuan, u rrahën në qendra votimit dhe zyra shteti ? Deri para 17 majit edhe Luli ishte kundër Ramës , por pas mesnate të po asaj date, ai ndryshoi qëndrim, duke dalë vetëm kundër partisë së “bllokut”. Si mund të besosh Lulin dhe partisë së “bllokut”, kur i dëgjon se si ngulin këmbë që Komisioni Mandateve ti heqë mandatin Sajmirit, kur të dy ata, kur kanë patur probleme me organet e drejtësisë nuk kanë lënë raporte mjeksore pa marrë për të larguar sikletin?

Si mund të besosh dyshen e përfolur të “frontit opozitar”, kur asnjëherë drejtësia nuk ka qenë transparente në vendimet e saj, kur bëhej fjalë për akuza dhe denoncime me fakte konkrete?

Mjafton të shohësh bashkë Lulin dhe kryetaren e partisë së “bllokut” në një aleancë kundër krimit, dhe të largon shpresën se opozita e ka seriozisht luftën për drejtësinë, Vettingun dhe luftën ndaj korrupsionit. Kjo sepse dalin të “luftojnë” bandat dhe krimin, ata që nuk vendosin gishtin në “plagë” por i bien fyellit në një vrimë tek Edi Rama.

Si mund ti besosh ata të dy, tek dëgjon se “krimi nuk ka qenë sistematik por lindi pas 2013”, si mund ti besosh ata të dy kur dihet fare mirë se, fijet e krimit, duke nisur nga policia, dhe organet e tjera të shteti kanë nisur jo para, por pas 2013 ? Shqiptarët sot janë zgjuar, janë më të mënçur, më të sqaruar , më seriozë në dhënien e votës, pavarsisht se janë edhe të lodhur nga politika, por kanë ditur dhe do të dinë ta ndajnë hipokrizinë dhe e vërteta, për të nxjerrë jashtë loje ata që tallen dhe i fyejnë ata çdo ditë me gënjeshtra dhe mashtrime të trasha.

12 komente në “Pse u bashkua Luli me partinë e “bllokut”?”

  1. Meta ik says:

    Shqiptaret e kane ne dore veten e tyre, po mbeshteten opoziten kriminale, do te jete fundi i Shqiperise, pra drejte Afganistanit do perfundojme.

  2. Taras Bulba says:

    Si gjithmone i sakte per cdo shkrim ,vazhdo si gjithmone bjeru ne koke ketyre gjakpiresve vraseve te popullit ,hajduteve te popullit ,je nga te paktet qe shkruan realitetin bravo te qofte ,ku jane gazetaret e tjere ? ,per TV nuk munde te flasim se te gjithe paguhen nga familja kriminale Sali Rame Sheqere Berisha , shihni te gjitha TV duke filluar me Klanin e me emisionin Opinion te drejtusr nga hetusi Fevziu ,Top Chanell me emisionin TopStori ku edhe balla eshte bere si Fevziu ,Te emisioni i Yll Rakipit me anal listet Lubonja e Kelyshi i bllokut te ora newz me ato qe bejne opinione e lere me te fundit pleheren i ‘dituri Artur Zheji te gjithe keni qene kundra Rames duke filluar me zgjedhjet e 13 me te 15 me te 17 cfare nuk keni nxjere nga goja hale e prap populli si gjithmone i zgjuar di ke te besoje e te mbeshteti ,po ashu do te beje edhe me zgjedhje e ardheshme keni per ta pare o te pa fytyre

    1. I shemtuari says:

      I vetmi bisnes i ndershem ne albanistan eshte tregetia e kanabisit dhe kultivuesit e pare jane organet drejtuese politika prokuroria gjykata policia. Mjafton te shikosh te ardhurat e tyre dhe pasurite. Te dale dikush prej tyre dhe te na tregoje se si i kane vene me nje rroge emigranti.

  3. Lulin dhe Liken i bashkon frika nga Vetinga, nga ajo qe ata, bshke me Saliun do te shkojne prapa hekurave. Kete ata e dine mire ndaj nuk dine si te mund te mbrohen. Nese ka nje bashkim me te peshtire, ai eshte PD me LSI . Ata nuk kane pare gje akoma.

  4. Populli says:

    Se janë bajga të ndyra!

  5. vaso says:

    Asgje nuk besojme.As plehrat e rivdekjes.

  6. luani says:

    Po ku ka opozite ketu,kush ben opozite,kosh i beson sot keta qe na hiqen si opozitare,Habilajt jane lule pare ketyre,ata jane me te ndershem,jane me trima,ata i kane dale zot nje pune te jashte ligjshme,po ama merren me nje pune,po keta mostra qe bejne opozite sot,jane njerzit me te urryer te shoqerise shqipetqre,keta nuk urrejne E.Ramen,keta urrejne Shqipetaret,se akoma nuk e besojne se per shipetaret keta jane te harruar dhe keta akoma se dime se te ikurit dhe te vdekurit,harrohen.Ky eshte halli i tyre,po jo i popullit

  7. Meta zhduku says:

    O qelbesire,po akoma nuk e kupton qe populli ju urren me gjithe forcen e shpirtit,femer putane

  8. sadna babul ka bidai says:

    SHUM MIRE ,NUK KA TE BEJ FRIKA ,POR KA TE BEJ ECURIA E DUHUR NE BASHKPUNIM NDOSHTA ME TE MIRE PER VENDIN DHE KOMBIN SHQIPTAR

  9. sadna babul ka bidai says:

    PERSHENDETJE . POPULLI E VLERESON PUNEN E PUTANES SE KA BO PER TE MIREN E RRUGEVE ME ASFALT SE TANI LULEZON BARI DHE JO BALTA NUK ESHTE E DHENE SE KUSH JE NA MJAFTON QE TE KEMI PARA ME KALU MUAJIN .PASTAJ ; ME FALNI PER SHPREHJEN KURVAT E BEJNE QYTETETIN ME LULEZU . SE I THONE NJE FJALE KALOVA LUMIN E TE …… KALIN .ME NJE FJALE POPOLLI E DON SHUME PER QYTETIN E BUKUR QE PO LULEZON SHUME

  10. Life is game says:

    Mire keto iu bashkuan, po Koqkokdhimsi cdeshi aty.
    Ai eshte autori i kushtetutes se kanabisit ne Shqiper, .
    Habilajt me shume se kushdo e kuptuan kokodhin dhe e zbatuan piled per pike kushteten. Lumd si fronti opozitar qe e ka ne gji kete lider te madh te kanabisit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *