Serbët na tregojnë "muskujt", parada me armë e tanke të dhuruar nga Rusia

21 Tetor 2017, 14:52Rajoni TEMA

Serbia e kremtoi me një paradë ushtarake dhe një shov ajror 73-vjetorin e çlirimit të kryeqytetit të saj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Parada ku u përfshinë 2.500 trupa të këmbësorisë, parashutistë dhe njësi speciale të anti-terrorizmit u zhvillua në bazën ajrore të Batajnica-s, në periferi të Beogradit.

130 automjete ushtarake, tanke e raketa-hedhëse u ekspozuan në event, së bashku me 30 avionë dhe helikopterë, përfshirë këtu edhe MiG-un 29 të dhuruar presidentit serb Aleksandar Vuçiç nga ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, përpara fillimit të stërvitjes ushtarake.

Fjalimin e mbajtur me këtë rast, Vuçiç e përdori për të treguar se Serbia po i forcon ndjeshëm forcat e saj mbrojtëse.

“Është e pamundur për çdo kriminel që të përpiqet të sulmojë e të dëmtojë Serbinë dhe t’ia hedhë paq. Ne e mbrojmë me vendosmërinë më të madhe sovranitetin kombëtar dhe sigurinë territoriale të këtij vendi e të gjithë qytetarëve të tij”, tha Vuçiç.

Kreu i shtetit serb theksoi edhe një herë se vendi është në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, por pavarësisht kësaj do të vazhdojë të ruajë një marrëdhënie të ngushtë e miqësore me Rusinë dhe Kinën. Pas paradës dhe spektaklit ajror, ushtarët kryen manovra të fokusuara tek anti-terrorizmi dhe situata pengmarrjeje. 

2 komente në “Serbët na tregojnë “muskujt”, parada me armë e tanke të dhuruar nga Rusia”

  1. like says:

    Vuçiç e ka kot, se po tha uncle Sam qe Serbia duhet te beje kete apo ate, do ta beje se z´ben. te mira nuk do te kete nga Rusi por vetem dhimbje. vetem duhet ti mbushet mendja mire per kte pune.
    ky eshte nje rast i arte per shqitaret ne te gjitha trevat te shporrin islamet e hapin portat amerikes. ja qe amerikanet dine te tregojne muskujt me bukur se ruset faktikisht.

  2. I says:

    Ne vazhdojme te grindemi per makinen qe ka pasur Tahiri. A e ka shitur apo jo , sa here ka kaluar nga Durresi apo nga Tirana. A ishte Tahiri ne makine apo jo ? Serbet armatosen. Ishalla edhe na pushtojne nje dite sepse ashtu e meritojme ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje