SKANDALI/ Zbulohet se si përgjoheshin mbledhjet në Ministrinë e Brendshme

21 Tetor 2017, 15:50Politika TEMA

Hije përgjimesh edhe në Ministrinë e Brendshme.

Një zyrtar i lartë është kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës pasi përgjonte mbledhjet që zhvilloheshin në këtë dikaster.

Rasti është mbajtur i izoluar për të mos u bërë publik, por burime nga organi i akuzës bëjnë me dije për Top-Channel se bëhet fjalë për drejtorin e komanduar të Emergjencave Civile, Xhuvanaq Gjylameti.

Ky i fundit gjatë një mbledhjeje në fillim të tetorit, ku të pranishëm kanë qenë edhe drejtorë të tjerë dhe sekretari i përgjithshëm i ministrisë, ka incizuar fshehurazi me aparatin e tij celular diskutimet në mbledhje.

Pasi është konstatuar ky veprim nga të pranishmit në sallë, është lajmëruar menjëherë policia e Tiranës dhe sektori për krimet kompjuterike, që në cilësinë e provës materiale ka bllokuar celularin dhe kompjuterin e tij të punës.

Sipas burimeve, dyshohet se Gjylameti ka incizuar edhe mbledhje të tjera, ndërsa në përfundim të veprimeve policia ka vendosur që ai të hetohet në gjendje të lirë.

Në prokurori janë dorëzuar materialet për veprën penale të zbulimit të akteve ose të të dhënave sekrete që parashikohet nga neni 295/a dhe dënohet nga gjobë deri në 3 vite burg.

Po ashtu, ndaj drejtorit të komanduar ka filluar procedimi disiplinor.

3 komente në “SKANDALI/ Zbulohet se si përgjoheshin mbledhjet në Ministrinë e Brendshme”

  1. beni says:

    Mir Xhuvi!
    Spiun mbete gjitj jeten!
    S’le parti pa vajtur e nuk e di ku je tani, po spiun ishe kur erdhe ne Gramsh e i till bete gjith kohen.

  2. Fatosi-kosove says:

    E dikur sali berisha e lul basha u paten qartur duke se Tahiri po i pergjonte ata dhe ambasadoret dhe ekshtu duhej te arrestohej,kur prokuroret e tij nuk gjeten provat e dyshes vrastare ata ndrruan strategjine dhe shifni i paskan fututr ne zyre spiuj qe apskan pasur te drejte te pergjojne,lind pyetja kujt i ka raportuar ai kriminel dhe a eshte shkelje kjo,pasi dyshja vrastare thonin se vetem balla ka te drejte te eprgjoj nderkohe qe sali berisha çdo te enjete ne kuvend “paraqiste” prova dixhitale se si kishta zbulaur krimin e Rames dhe Tahirirt se si droga nga lazarati behej miljona euro dhe vete sali berisha e lul basha i dorezonin Rames e Tahirit,prandaj sot qeveria duhet te mendoje fort e te veproje shpejte se ndoshta neser do te jete vone pasi kjo dyshe kriminele e mbeshtetur edhe nga dyshja kryemadhi e vasili i lsi-s kane edhe tjera “fakte” edhe pse regjisoret dhe aktoret jane te njetet,sali berisha,lul basha,fazllqi,kryemadhi,vasili,alibeaj,halimi,strazimiri qe shqiptaret duhet te ndihen te poshtruar te perfasesohen nga ai,malltezi vlla nga nana me fzlliqin e shume kriminel e idiot tjere qe vetem Enver Hoxha do kishte ditur ti rahatoi keta.

  3. Shefqet Cela says:

    Une jam gati te ve bast qe ky eshte nje nga “QYTETARET D I X H I T A L” te Saliut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje