Vettingu: Prokuroria vs. Tahiri

21 Tetor 2017, 12:33Blog TEMA

Nga Bashkim Kopliku*

Nga sa rezulton nga shkrimi i Mero Bazes, te tre prokuroret qe akuzojne deputetin Sajmir Tahiri, per perfshirje ne trafikun e droges, duhet t’e procedohen per shperdorim detyre, sepse qellimisht ata te tre, kane sulmuar nje te pafajshem, z. Tahiri, me qellim per ta paralizuar nga puna e tij e deputetit, pavaresisht se ata jane te bindur se ai eshte i pafajshem.

Keshtu, prokuroret, me kete veprim e kane konsumuar te plote krimin e shperdorimit te detyres, sepse e arriten te veten, akuzuan nje te pafajshem, duke e perfolur dhe publikusht..

Faji i tyre, i tre prokuroreve, eshte kryer, pavaresisht nese i hiqet apo jo mandati z. Tahiri, pavaresisht se gjykata do ta nxirte te pafajshem Z. Tahiri. Pra, vepra penale tashme eshte kryer nga te tre prokuroret.

Do t’i beja thirrje ambasadoreve te BE dhe te SHBA, ta vazhdojne ndihmen e tyre per reformimin e drejtesise shqiptare, duke prure nje grup specialistesh, hetuesish e prokuroresh te tyre, te BE apo/ dhe ShBA, qe te vinin ne Shqiperi e te shqyrtonin ceshtjen deri ne fund, ose duke derguar ne gjykate qe te denohen me burg te tre prokuroret, ose duke derguar ne gjyj z.Tahirin.

Ky do te ishte fillimi me shpresedhenes i vetingut, qe do te kishte jehone e krijim shprese se vetingu do te funksionoje.

*Ministri i Rendit Publik dhe zv. kryeminister gjate viti 1992-93

7 komente në “Vettingu: Prokuroria vs. Tahiri”

  1. Vetingu says:

    Bravoooooooooooooooooo Z BASHKIM!

  2. vaso says:

    Ironi ishte kjo,apo c’fare.

  3. @ says:

    Po pse o Bashkim djali, aksioma jane ato qe shkruan Mero?
    Po BE dhe SHBA, me thirrjet e tua do te vihen ne levizje?
    Subkoshienca e komunizmit nuk shkulet me artikuj dhe komente..
    Jemi brez i humbur, sikurse personazhet e Remark-ut dhe Heminguej-it..

  4. Shelgura says:

    Mos ja vrini shpresën këtij popull
    Ju ambasadorë vetink vetink vetink
    Sa më parë dhe me të huaj

  5. Asd says:

    Mero eshte ne krahun e Rames. Ne kete menyre e ka nje flamur dhe nje qendrim. Nderkohe qe pergjimet italiane kane nxjerre lakuriq gjithe mashtrimin e qeverise shqiptare. E verteta eshte ne ato faqe te zbardhura te prokurorise italiane. Aty jane edhe mafia edhe korrupsioni. A nuk vuan Shqiperia pikerisht nga keto semundje? Pse tani qe gjithshka eshte ne driten e diellit nuk duam ta besojme? A nuka e filmuan Meten dhe ai tha qe nuk eshte zeri i tij. Te jeni te sigurte qe edhe tahiri sikur ta kene filmuar do te thote se eshte manipulim.

  6. Gri says:

    Te tre prokuroret te jene ceshtja e pare e prokurorise se re speciale qe do dal pas vetingut, prr shperdorim detyre, per nxjerrje sekreti ku implikohet wanted nga populli, z. Sali b. SB publikoi vidion e vlores.

  7. Andre says:

    Bashkimi ka te drejte. Nga c’na serviren prokuroret, ky perfund ngelet per Ta : Te ndeshkohen per akuze te rreme dhe te pa mbeshtetur ne fakte.
    Po, kjo eshte rruga ligjore, po rruga parimore – ndryshe ne themel e cila do te sherbente per Vettingun (jo vetem te punonjesve te Drejtesise por edhe per politikanet) qe duhet ta beje Parlamenti a do te ndiqet ? Eshte pergjegjesia e shumices se deputeteve qe me mosveprimet e tyre kane bere qe ne drejtim me detyra publike te vegjetojne persona sic keta 3 prokuroret apo shefi i madh i tyre, te cilet i pame me ze dhe figure – live.
    Ne rast se Parlamenti nuk vihet ne levizje per ta bere te marre jete Vettingu i miratuar 100% , atehere del se ne Parlamentin e Shqiperise me shume se gjysma e tyre jane te ngjashem me Prokuroret ne fjale, ose me shume se gjysma e tyre nuk e duan te behet Pastrimi i Politikes, Drejtesise dhe Pushtetit prej personave me veprimtari korruptive, abuzuese dhe ndonje edhe kriminale.
    Bashkim Kopliku ka te drejte !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje