Akuzat e forta të Bashës: Rama i dha garanci kriminelëve, qeverisja e tij ka marrë fund

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për takimin që kryeministri Rama pati me drejtuesit e policisë.

Sipas kryedemokratit ky ka qenë një takim ku shefi i qeverisë i ka dhënë garanci publike kriminelve.

Postimi i plotë i Bashës

Qëllimi i daljes së Edi Ramës para drejtuesve më të lartë të policisë ishte t’u jepte garanci publike kriminelëve se pavarësisht ngjarjeve të fundit, ai e ka në kontroll policinë, se Saimir Tahiri është i sigurt, se interesat e krimit janë të mbrojtura e nuk do të preken. Sot Edi Rama bëri të qartë pa asnjë fije dyshimi se ai ka zgjedhur të sakrifikojë qeverisjen e vendit, integrimin europian të vendit, të ardhmen e vendit për të mbrojtur krimin.

Nuk ka tregues më të dhimbshëm se sa poshtë ka rënë policia e një vendi, se sa të shohësh drejtuesit më të lartë të policisë, të detyruar të dëgjojnë e mbajnë shënim me kokën ulur si memecë, çoroditjet e një njeriu që ka humbur çdo sens të realitetit dhe çdo kontroll të vetes.

Gjendja e vërtetë e policisë së Ramës lexohet në përgjimet e anti-mafias italiane. Atje do të gjeni të vërtetën e pancensuruar dhe të pa transformuar nga propaganda e Edi Ramës, e cila financohet nga paratë e drogës. Atje do të mësoni të vërtetën se shefat e policisë së Edi Ramës janë hamej që ngarkojnë gomonet e drogës, që mjetet e policisë së Ramës janë në dispozicion të trafikut, që radarët e policisë së Edi Ramës ndizen e fiken me urdhër të trafikantëve, që trafikantët kujdesen edhe për dhuratat për festa për Ministrat. Atje do të mësoni që krimi është kthyer në makinë elektorale.

Në krah të Fatmir Xhafës sot Edi Rama u betua se do vendosë shpërblime për kokën e kriminelëve në kërkim. Sa do t’ja vërë çmimin kokës së vëllait të Ministrit të Brendshëm që kërkohet nga policitë e gjysmës së botës për trafik kokaine?

Rama dhe ministrat e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Qeverisja e tij de fakto ka marrë fund.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

19 komente në “Akuzat e forta të Bashës: Rama i dha garanci kriminelëve, qeverisja e tij ka marrë fund”

  1. Askushi says:

    Ik ere pirdhu….

  2. agimi nga Maqedonia says:

    O lul koqja, si nuk ke asnje gram tru. me kriminel, me hajdut, me bamndit se je ti nuk ka njeri ne shqiperi. Prandaj pellet si gomar o idiot qe te kalosh ato bemat e tua qe ke bere si kur ishe minister ashtu edhe kur ishe kryetar bashkie. Ka me kriminel se ty qe te ka nxjrre Kontrolli i Larte i Shtetit qe ke vjedhur miliona euro ne rrugen e Kombit. Perse nuk shkon ne prokurori dhe mbylle ceshtjen sic e kerkon ligji dhe jo sic e ke mbyllur me raporte mjekesore. Hajde kala cerdhje hajde se je edhe hajdut i madh i fondeve te bashkise. Kontolloje nje here Kontrolli i Larte i Shtetit tenderat qe ke bere per disa rruge te Tiranes dhe hiko se asnje rruge nuk ke bere ne parametrat qe ka projekti dhe fituasr tenderin .Ku shkojne ato miliona euro. Ku e ke derguar 90 ton kanabis te lazaratit. Kush i ka marre ato leke. Ke qene minister i brendshem. Edhe ecja jot eshte sikur te jesh femije cerdhje. Sado qe te pellcasi dhe sado qe te bertases si kerric gomari, perseri Tahiri ka per te fituar mbi ty, se shko nje here ti ne prokurori per bemat e tua qe ke bere duke treguar edhe per rambujen dhe ne perfundim te ceshtjeve te tua duhet te shkoje edhe Tahiri e kompani, si sali serbi cjap plak, qe se bashku me djalin tuaj dogji e vrau shume njerze ne gerdec apo ngjarjet e vitit 1997, etj. E shkaterruat ketye popull, por shume shpejt do tju ze haka e poppullit, shikoje si perfundoi deputeti Prifti, ashtu ke per te perfunduar edhe ti, se edhe ti vuan nga trute, por cfar faji ka ky popull.

  3. Ditmir Cenko says:

    Ky basha sheh endra me sy hapur se ska mundesi. asnjeher nuk e sheh te verteten ashtu sic eshte. Mekat per kte opozit qe nuk e sheh te verteten ne sy

  4. Besnik Mehmeti says:

    Rama i dha garanci krimineleve si puna jote dhe e Saliut qe me ardhjen e FBI nuk do e keni shume te gjate dhe do perfudoni ne burg per 21 janarin ,gerdecin ,vjelljet dhe krimet qe keni bere.

  5. Shpetim Hasa says:

    Policia e ketij vendi po reformohet Bashee
    Po pastrohet dhe po zhduket cdokush qe nuk e meriton te jete me ne ate vend pune.
    Prandaj po behet Vetting o idiot.
    Po na ben si koke e zgjuar tani.
    Deshtim dhe turpi i gjithe demokrateve je.

  6. ti je i cmendur fare shikon peralla me sy hapur ,me siguri e ke nga malli tepert qe pi se nje njeri normale nuk i thot keto gjera pa lidhje.po ku ke bere ndonje pune me lidhje ti more aman

  7. Fadil Hoxha says:

    Un them qe ti more zuzar te ndeshkohesh per at 21 janarin qe vrave, per rrugen e kombit qe vodhe. Pa ty ne publik qytetaret shqiptare do te ken nje jet me te mire sepse i ke mashtruar gjat gjat gjith jetes

  8. Alba says:

    Je deshtim total Lulezim Basha!!! Kaq , skam gje me teper per te thene se me kete kam thene cdo gje per kete njeri!

  9. shqip says:

    Problemi eshte se keta tipat kur ballafaqohen ne gjykate per shpifje , thone se Jane opinione ne kuader te politikes . Keshtu beri Paloka , keshtu Strazimiri , Ristani , dhe gjithe idiotet e Shqupit . Medemek ne suazen e fjales se lire , shpif , shpif , se diçka do mbetet . Ky nuk kupton qe sa me shume fluturon me prase , aq me shume shqiptaret e urrejne dhe e abandonojne .

  10. Ori selimi says:

    Aman te keqen ty ti je kriminel ke mbajt ndonjeher pergjegjesi per veprimet tua ..jo…ke fytyr te flasesh para shqiptareve per kriminel …..jo ….

  11. izi hoti says:

    Policia arreston ti thua qe jane te kapur nga krimi , policia sekueshtron pasuri kriminale ti thua qe jan te lidhur me krimin , e kupton se na lodhe me deklaratat e tua ?

  12. sosi says:

    Dalia e ketyre figurave cdo dite njerezve u vjen per Te vjelle

  13. Fatpsi-kosove says:

    Shifni ftyren si asafi i sirise,ky vrases eshte ne gjendje ta kalle shtetin e te masakroi shqiptaret per pushtet e rifillimin e republikave te droges siq ishte lazarati.

  14. Fred says:

    DEGJOVA QE SALI BERISHA, META DHE BASHA DO LENE MANDATET E POSTET DHE DO I KERKOJNE PROKURORISE TI ARRESOJE.BILE DHE SHKELZENI ME ARGITEN U FRYMEZUAN DHE PO MENDOJNE TE VETDOREZOHEN🤣🤣🤣

    O zot sa opozite dinjitoze i ke falur ketij vendi.E kane vene prokurorin me shpatulla pas murit: -Ose ne arresto ose te shkarkuam.I shkreti (Dh)alle c po heq.
    Mazhoranca te marre shembull e ta coje Tahirin ne burgun ku rri vrasesi i 21janarit,ai i Gerdecit,hajduti i rruges se $$$$ kombit,hajduti i 7 perqindeshave ose ajo ndrmjetesja e babit🤣.

  15. sotiri says:

    O lyly ti vrave 4 persona,vodhe sa deshe dhe nuk te hyri gjembe ne kembe ,Tahiri dashka te arestohet se do ti karriken (karin)e kryeministrir,ik tutje lagu lyli

  16. Koba says:

    Si nuk ke TURP mor Legen qe shan Policine e Shtetit.Mor Hajdut dhe kriminel ,qe po te afron ORA e Vetingut.Ku do te shkosh mer Pacavure .do te behesh bashke me sale Gedecin dhe Like Floririn. per ne FERR

  17. . says:

    … O Ti i “REPUBLIKES RE”, o TI i “$250.000.000”, o Ti i vrasjeve te 21 Janarit, o Ti qe more per grua mbasen e ALIMUCES dhe qe jeton me leket e firmes piramidale “VEFA” …. VETINGU erdhi dhe behu GATI per BURG.

  18. Ilir says:

    Te dalesh ne TV-te dhe ne publik dhe te thuash gjithmon brockulla, ose bullshit, tregon se ky klloun e ndjen veten te sigurt megjithese sapo hedh masken paraqitet si pjese e krimit dhe e korrupsionit ne Shqiperi, pra Rama nuk ka ndermend qe te ndeshkohet Lul Basha pa maske, sepse ate me maske e ka sikur miun e mberthyer nen kthetrat e veta.
    Por Rama duhet te bindet t’i jape fund lojes me te mundurit Berisha, Meta dhe Basha. Ai duhet t’i coje ata ne bangon e Drejtesise. Ai, dhe gjithe deputetet nuk duhet te pranojne asnje leshim, sic edhe ndodhi dje kur Hulusi Manja deklaroi vendimin e deputeteve te PS, antare te komisjonit te mandateve, kur tha se dhame lejen per kontroll te shtepise ne shtepine e Tahirit, duke vene ne dileme konkluzionin se nuk ka fakte qe ndeshkojne Saimir Tahirin, pra : edhe s’ka fakte por edhe merr ne konsiderate akuzen duke lejuar kontrollin e shtepise(!). Eshte per te vene duart ne koke me vendime si kjo e Hulusiut me shoke e shoqe, te cilat jane plot gafa dhe nuk kane baze per miratim.
    Ne vend qe te ndeshkojne vendimet e prokuroreve te paafte dhe te perdorur nga babai i tyre – padre Saliu, barba Saliu ose baba Saliu, te demaskojne keta persona te cilet me vet-daljen e bere ne publik u vetdemaskuan si persona qe e ushtronin pamerite detyren dhe postin e ofruar, keta – deputetet e PS-se lejojne diskutimin e vendimeve te Prokurorerve te pa-afte. Pra, do te kerkoja, dhe besoj se ne kete kerkese tetare te Shqiperise, qe Deputetet e Parlamentit, neser, duhet te kerkojne largimin e menjehershem nga detyra te Prokuroreve sic ata qe pame ne televizor dhe se bashku me ta kreun e tyre Adriatik Llalla. Boll po vegjetojne Te Pa-aftet ne organet e Prokurorise, te Gjykatave dhe ne Ministrine e Drejtesise ! Eshte teper e dukeshme diferenca intelektuale dhe ajo profesionale midis dy Kryeprokurorve Arben Rakipi dhe Adriatik Llalla, sikur Dita me Naten ! Do te gjendemi akoma nen veprimtarine e ketyre personave qe i kane vendosur ne poste kyce ? – Po na e shpifni jeten! Nuk vazhdohet duke na terhequr prej hundesh Berisha dhe sherbetoret e tij te paskrupullt !
    Le te filloje te zbatohet Teoria e Konkurences edhe ne postet drejtuese te Shtetit, pushtetit, pra ne cdo post publik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *