Ventting-u i forca blu, Rama: Agjentët e FBI do të kalojnë në sitë të gjithë policinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri deklaroi gjatë takimit me punonjës të Policisë së Shtetit, se angjentë të FBI do të vijnë në Tiranë dhe do të instalohen tek ministria e Brendshme dhe do të kalojnë në sitë të gjithë policinë dhe drejtuesit e saj.

“Më në fund pas dy vjet përpjekje për të sjellë këtu agjentët e FBI dhe pas nënshtrimit në Uashington të memorandumit, për pak ditë vjen këtu një ndër agjentët më prestigjozë të FBI, për të mbështetur policinë në luftën kundër krimit të organizuar.

Nuk mbaron me kaq. Mbërrin edhe një agjent tjetër me kuota besueshmërie maksimale për të mbështetur policinë nga Gjermania.

 Po diskutojmë me një kompani hetimesh dhe auditimesh që drejtohet nga ish agjentë të FBI-së. Këtu do jemi, do shohim dhe do flasim.

Do sjellim në radhë të parë një eksperiencë që ne nuk e kemi. Do sjellim një fuqi motivuese që na duhet. Do sjellim edhe instrumentet e tyre operacionalë, për vettingun.

Nuk do ketë drejtues policie që nuk do kalojë testin. Dhe ju e dini se cdo me thënë të kalosh testin e FBI. Ka dhe një instrument për sinqeritetin.

Këtu do shkojmë më tutje me një plan shumë të qartë, duke shfrytëzuar maksimalisht eksperiencën dhe bazën që keni vendosur ju këtu”- tha ai.

PJESË NGA FJALA E RAMËS

Rama: 4 vite më parë policët vriteshin rrugëve si pula, vetëm në pak muaj kemi sekuestruar 35 mln euro nga asetet kriminale

Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka asnjë krahasim me policinë që ishte para katër viteve dhe që është sot.

Duke folur para forvace blu në Ministrinë e Brendshme Rama u ndal edhe në vrasjet e krerëve të policisë vite më parë.

“Nuk krahasohemi me më parë, nuk ka asnjë krahasim me më parë, atëherë policia ishte inekzistente, atëherë komisarët e policisë vriteshin si pula rrugëve, ma thoni nëse e kam gabim, kujtoj disa funerale që unë si kryetar i opozitës kam ardhur në nderimin e komisarëve të vrarë rrugëve si pulat”- tha Rama.

Kreu i qeverisë gjithashtu renditi edhe me fakte rezultatet e punës së tyre deri më tani, ku theksoi se nga aksioni i ndërmarrë pak kohë më parë nga policia kundër të “fortëve” dhe aseteve të tyre kriminale shkon në vlerën e 35 milionë euro.

“Ka nisur edhe ky sulm konstant. Nuk besoj se duhet shumë inteligjencë për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje?

Çdo ditë, rëndom, në mëngjes e darkë, policia e Shtetit është vënë në shënjestër të pandashme, baltosur, sakatuar me fjalë papushim.

Kanë ndodhur shumë gjëra, por po ju them një. Deri tani, pa mbaruar muaji tetor i këtij viti Policia e Shtetit ka sekuestruar nga duart e rrjeteve kriminale 35 mln euro, të cilat në vitin e shkuar, deri në fundin e vitit të shkuar, ishin plot 47 mln euro.

Para të sekuestruara nga krimi. “-tha Rama.

Rama: Policia institucioni më i sulmuar nga kazani politiko-mediatik

Kryeministri Edi Rama i quan furtunë të kazanit politik dhe mediatik atë që ai e quan sulm ndaj Policisë së Shtetit, që sipas kreut të qeverisë, është sulmuar më së shumti në 4 vitet e fundit.

Nuk është hera e parë që fortuna e kazanit të politikës dhe të mediat ngrihet mbi punonjësit e policisë.

Ndihem edhe keq kur shoh që përtej rezultateve kemi të bëjmë me një situatë që Policia e Shtetit së brendshmi ndeshet me shfaqje të papranueshme dhe së jashtmi ndeshet me një furi të papranueshme, një furi balte, akuzash, përpjekjesh të cilat synojnë jo vetëm ato që thuhen publikisht dhe që janë politike.

Nuk e kemi pasur të nevojshme ta shpikim ne, e kanë shpikur të tjerët kohë përpara nesh të vërtetën e thjeshtë, se politika me krimin është mbështetje për krimin dhe sot, krimi gjen mbështetje pikërisht tek politika me krimin.

Është një nga ato momentet kulmore të politikës së krimit dhe shfrytëzimit të krimit për politikë pa marrë parasysh që ndikimin që kjo politikë ka mbi uniformat blu dhe nga njerëzit e zakonshëm.

Nuk jam suprimuar dhe as befasuar, raporti i sulmeve politike dhe mediatike ndaj policisë në këto 4 vite krahasuar me gjithë periudhën e mëparshme është 10 në një.

Çfarë ka ndodhur dhe pse qysh në fillim të përpjekjes për ta rimëkëmbur policinë e shtetit të gjetur nën rrënojat e një braktisje të gjithanshme.

Policia është baltosur, akuzuar, sakatuar me fjalë pa pushim. Ka ndodhur shumë gjëra, por po ju them një; deri tani pa mbaruar muaji tetor, Policia e Shtetit ka sekuestruar nga duart e rrjeteve kriminale 35 mln euro,” u shpreh Rama.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

23 komente në “Ventting-u i forca blu, Rama: Agjentët e FBI do të kalojnë në sitë të gjithë policinë”

  1. Zigur Qarri says:

    Nuk çalon gomari nga veshet.
    Ne fakt,Policia degjeneroi sepse perdorej nga politika.
    Keshtu qe,policet ishin mes dy zgjarresh,te interesave politike dhe atyre te bandave.
    Jan vrare qindra Police ne krye te detyres,ashtu si edhe nuk ka qene problem te arrestohen,apo te
    largohen nga detyra.Pra,Policia vihet ne binare pa problem,nga vete faktori shqiptare.
    Problemi jan politikanet,ata duhet te kalojn ne site nga FBI,nga i pari deri tek i fundit,nga 1990 e ketej.

    1. Qoka bo nomi says:

      Ketij i the shtet une, qe i zgjidh hallet me FBI ne e Lu Luse.. Po Adriatik LLalen kur do ta dekoroje ky?

      1. Raimond vlonjati says:

        Kjo paisje nuk esht 100% e vertete ne rezultatet e saj
        Dhe problemi tjeter esht se keta perdorin nje taktike te tille ,
        se nqs ti genjen njehere , atehere genjen gjithmone . Kjo esht ligesi amerikane

        Kjo menyre llogjikimi esht arsyetimi me Induksion qe e trajton Aristoteli dhe perdoret ne zbulinet shkencore kudo , aty esht e sakte

        Por esht krejtesisht e gabuar po te aplikohet tek njerezit ,
        sepse njeriu ka bote shpirterore qe ndryshon nga monenti ne moment , ndaj nuk duhet zbatuar tek njeriu

        Po ashtu punonjesit amerikane nuk jane njelloj si intelektualet amerikane qe vijne aty

        Punonjesit anerikane jane ne ekstem te pandergjegjeshem
        , jane genjeshtare patologjike ,
        jane totalisht njerez me paranoje ,
        sepse keta tek cdo njeri qe nuk esht amerikan shikojne nje armik ,
        dhe kjo ben qe rezultatet e punes se tyre ne vendet jasht Amerikes te jene te ndikuara nga interesi i shtetit te tyre , nga fryma e tyre paranojake
        dhe jo nga drejtesia e faktit

        Ndaj beni shum gabim qe i pranoni keta nepunesa

        Ju aty mund ta zgjidhni vete kete pune me specialista te perbashket midis PS e PD , dhe te vendosni bashkarisht nje kod pune e morali

        Nuk esht mire keshtu duke mare te huajte se atyre nuk ju ruhet per ju
        dhe duhet te dini se ne pergjothesi ata , te hiajte , nuk kane respekt per njeriun shqiptar

        Se ka edhe dicka qe ju nuk e dini se kush qendron pas atij amerikanit ?
        Ai mund te jete me origjine nje grek , nje sllav qe jane komplet anti shqiptar , apo nje zot e di kush esht

        Po ashtu nepunesi gjerman esht absolutisht anti shqiptar
        sepse kjo esht dhe politika e Merkel , por esht edhe opinioni i gjermaneve ne teresi kunder nesh ,
        sepse na kane profilluar per keq dhe ata kane mendim ekstrem negativ per shqiptaret

        Gjermanet jane te deklaruar pro Serbise , beni shum gabim qe i perdorni gjermanet
        Tregoheni shum naiv

        Bejini keto pune sebashku, Pozite-Opozite,me komisione te perbashketa
        pa ndihmen e te huajve , se edhe te huajte jane njerez si ju dhe kane defektet e tyre,dhe ato defetke do i paguani ju

  2. perkthyesi says:

    Po politikanet, a do i kaloje ne site, se ka 27 viet qe na jne bere ferre neper kembe me mediokritetin, paaftesine, por sidomos me korrupsionin e llahtarshem qe kane manifestuar? Mendoj se pikerisht kete pret me padurim populli!

  3. h says:

    Nuk do te mjaftonte FBI bashke me CIAn MOSADIN dhe gjithe sherbimet e botes,
    per te ndaluar krimin,vjedhjen,korrupsionin dhe degjenerimin ne shqiperi
    sepse e ka ne DNA e gjakut qe eshte e pamundur te korrigjohet.

  4. Rooco says:

    po sali kerrma lul bashar e lilka koketrashi i skraparit do te pesojne gje ..????? APO akoma do i lini kriminelin Turko-arab sali berishen dhe jashteqitjet e tij te shpetoje nga krimet e vjedhjet qe kane bere ketij populli !

  5. Daku says:

    Mire e ke ti h me lart. Nuk mjaftojne te gjitha vendet e botes per te heq krimin ne shqiperi. Po vetem nji xhaxhi shqiptar do mjaftonte.

  6. vlonjati says:

    Po tani na e mbushe mendjen. U bojatise aq shume me genjeshtra sa je bere i shpifur fare. E bukura eshte se beson akoma ne genjeshtrat qe i thur vete perdite. Tani jeni bere barcalete krejt!!!!!!

  7. Quo Vadis! says:

    Instrument per sinqeritetin???!!!!
    Me te vertet e ka qe do t’i besonin makines se te vertetes???
    Cfare idiotesieeeee!!!
    A e dini si funksionon ajo makine?
    A e dini qe rezultatet maten sipas reagimit emocional te personit qe testohet?
    A e dini qe nje dridhje me e vogel e zerit ose trupit ben qe makina te te nxjerre genjeshtar edhe kur thua te verteten?
    A e dini qe jane bere gabime fatele dhe kane plasur skandale ne USA. Kjo sepse fajtoret e vertete dinin t’i fshihnin shume mire emocionet e tyre dhe makina nuk ua kapte dot genjeshten, ndersa kishte te tjere qe emocionoheshin sic ke emocione ne provim dhe sipas makines nuk tregonin te verteten.
    Ajo makine vazhdon te perdoret ne USA por jo gjithmone merret per baze.
    Kurse ky flet per kete makine sikur eshte Perendia dhe e di me saktesine me te madhe se c’ka njeri ne koke dhe c’ka tjetri.

  8. Vettingu nga kryeministrin says:

    Jo zoti kryeminister filloje nga vetja vettingun.

  9. vaso says:

    C’pune ka FBI me “POLICINE QE DUAM NE”?A nuk krenoheshim deri dje?
    Veting gjithe bazes,por jo kokes.Populli te zgjodhi qe t’ia fusesh.Futja!

  10. mirel says:

    Filloi estrada prape. Xhepazeja nuk godet Fizet po mullaret..
    Pasi e fshehu fytyren per disa dite me radhe per ceshtjen e Tahirit. U garantua qe gjerat u qetesuan filloi prape me qyfyre.
    Tallet apo nuk tallet.
    O legen i mbaruar. E ke bere pazar Shqiperine te mafia me koncesionet, te Kishat dhe Xhamite qe kerkojne pavaresine brenda Shqiperise, te pakicat qe heret a vone do ngrihen per te njejten gje..dhe sot del e thua qe nuk je ne gjendje te besh detyren dhe te ngresh nhe polici te sakte.
    Po dhe kete na e paraqet si arritje sepse do vij Amerika te na e rregulloje.
    Keni pare llogjike te tille budallai?
    Pse rri ne detyre mor mut? Prr te postuar fotografi?
    Sa pet ate Vettingun..jua kam dhjere mu ne koke, do e bekeni me policet..qelbesira

  11. sapa says:

    Ka ndodhur shume keto 27 vjet dhe vetem nje revolucjon prej mijera zyrtaresh te korruptuar nga te gjitha strukturat e vendit mund te realizonte fillimin e berjes se shtetit ndryshe virusi do mbese prape aty ku eshte.Me mijera e mijera njerez kane humbur pronat jane futur ne gjak nga kriminelet e drejtesise dhe shume te tjere do vriten perseri dhe kete ja kane per falenderim politikes shqiptare.

  12. . says:

    … Ne populli presim VETINGUN per familjet kriminale BERISHA, META, BASHA, MEHDIU … drejt BURGUT.

    1. Bato says:

      Ata po se po..po vijo dhe me Rama, Saimiri, Damiani etj etj. Rama eshte buffin komplet. Mbase Sala me veglat e tij ne prokurori e prishi qellimisht privat per nje argumentim ligjor te procesit kunder Saimirit, POR nje fakt eshte i sigurt si drita e diellit. Trafikantet kishin mbrojtje nga kupola me e larte e shtetit, keshtu qe njolla e Turpit, por edhe shpresojme dhe ajo ligjore tju mbuloje se afermi. Shqiptaret ikin se nuk kane shprese, kjo eshte arritja me e suksesshme e kesaj klase politike te post ’90. Sala eshte kufome politike, dhe ti po e ndjek me nje shpejtesi te pabesueshme

  13. koba says:

    Policia e Shtetit eshte Heroike.Lavdi deshmoreve te Policise.verini hekurat bashibozukeve te tipit Lul-SumKapuci,Like Floriri,Sali BISHA-krimineli,Sypeshkaqeni,Siuni serb Noka ,Fatmir Trafikanti e i gjithe Taborri,Harrova Mona Baxhellen ,qe eshte si qershia mbi Torten E Korrupsionit.

  14. Cristopher Columbus says:

    Ore oposita do te vije be pushtet me cdo Kusht.
    Ka gjetur prtekstin e mariusnes se nuk ka vision tjeter. Do te vije ne pushtet pa program and pa vita
    Kanabisin po e prodhojn te gjithe, qe nga Hollanda, Bulgaria, Greece, Serbia , Ukraine , Chez Republic Austria , Italy e me radh . http://www.emcdda.europa.eu/publications/eu-drug-markets/2016/online/cannabis

    Lexoni linkun po eshte be anglisht Shqiperia as nuk llogaritet fare

  15. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Policia dhe organet e tjera te drejtesise duhen te jenee trasparente dhe jo te lyera ne llum se pa to nuk mund te qendroje ligji ne kembe , por jo vetem drejtesia ne veting, jo vetem policia dhe organet e tjera drejtesise , por te gjithe , politikane , deputet, kryetaret e komunave . Se kohet e fundit qe nga kryeministri dhe deri tek politikani i thjeshte flesin me terma te medha dhe gjuhe te eger per pastrimin ne polici , ne mbare aparetin shteror, ne regull , bejeni , por mos haroni qe ato jane per konsum te brendeshem , te huajt miqte tane si BE, USA , par5neret tane duan te shikojne politikan te paster , te ndershem , qe te vine dhe te bejne investime . Keshtu qe z. Kryeminister mos bej sikur nuk kupton , ke gjith3 keto ceshtje te medha dhe te temershme qe eshte shkelur ligji flagerant , dhe ti meresh me police , punonjes te thjeshte , me politikan cdo besh ?? U zgjodhe me termen Shqiperi per te gjithe , per ke te gjith ?? Cdo behet me gerdecin ?? Me rrugen e kombit ?? Me presidentin me te perlyer ne europe?? Me 21 janarin ?? Me tendera lemeri ne bashkine e Tiranes ?? Ke shume pune z. Rama , jashtezakonisht shume , per keto ceshtje ” ulurine ” te huajt keto bejne bam, dhe jo ca police dhe gjykates , ata bejne cfare shikojne , shikojne qe ju politikane jeni te dhier kok e kembe , dhe ata nuk e zbatojne ligjin si duhet , keshtu qe mos ta lodhim kot z. Rama , mos turbullo ujrat dhe perdor terma te medha , por zbato vettingun , filloni me ne fund , duhet te jesh nga ata qe bejne dhe jo nga ata qe thone . Po nuk filloj spastrimi nga lart , kot e ke , nuk do fillojne negociatat, nuk fillojne investimet nuk ,nuk ,nuk ……… nje mij e njeqind nuk ……..dhe mos u cudit qe nu do ta varin ne EU, ata presin , presin presin jo per gjithe jeten ama porderi sa tu mbaroj durimi , te kujtohet z. Rama cadra e Lulit?? I thane nje here i thane dy here, tre ……pastaj nuk mereshin me idiotin Luli, ne fund nuk e llogarisnin ronte apo jo , prandaj z. Kryeminister , shumicen e ke ne parlament, duart te zgjidhura , horizontin te paster , nxire magnumin 44 dhe fillo , ne kok e ne grop, qe nga me i lartmi dhe deri tek me i vogli , ligji eshte per te gjith njesoj ………………..

  16. qoka bo nomi says:

    Vetingu filloheht nga Kryeministri e Presidenti? apo e kam gabim…te merresh me gjyqtaret do te thot te merresh me ushtaret dhe jo gjeneralet mafjoze te politikes.

  17. klaudio says:

    Megjithe te keqijat qe kishte vetem Enver Hoxha dote munde te vinte ligjin brenda 24 oreve le te bejne dengla alabaket e politikes shqiptare

  18. Grindaveci says:

    Rama keshtu si po flet nuk ke per te bere gje. Po therret te huajet te marrin disa leke se u duhen. Ata nuk kane rregulluar shtepite e tyre dhe do vijne te rregullojne ty . Kto tentativa jane manovra. Policia rregullohet nga Ministria perkatese. Gjykatat rregullohen nga vetingu. Ti nuk po gjen zgjidhjet Kryesore. Car do behet me Berishen,Meten me te shoqen, Lulin dhe te tjere kryesor. Vetem cuarja para drejtesise e tyre rregullon Shqiperine. Populli kete po pret e jo dengla .. Mos hajdeni verdalle dhe vazhdoni te harxhoni nga leket e popullit. Nqse ata do paguhen nga leket e droges vazhdoni. E perserise co para drejtesise ata kryesoret dhe pastaj gjerat do shkojne mire.

  19. IdeaNUK JAM I PERSERITUR says:

    Edi! Te lutem puno dhe kurseje lekun e popullit mos e shperdoro. Vetingun e policise vije e bej une . Dua ortak vetem Ministrin Xhafa.. Do punoje 18 ore ne dite e do me paguash vetem 50 dollar ne dite. Mos u habit se jam i afte qe ta beje dhe detyren tende shume here me mire se ty. Nuk jam antare i asnje partie, Nuk jam person i korruptuar, Drogen nuk e kam pare asnjehere dhe nuk dua ta shoh. Jam me arsim te larte e shume exsperience. Si une gjen disa shqiptare qe sakrifikojne per vendin e tyre por ti nuk i njeh se ti kerkon te njohesh ata,ato njerez qe rrin me fustan.

  20. mmoisiu says:

    Enveri do bente gabim per politikanet se do fillonte tu a ripte lekuren dhe vetem diten e dyte do ti pyeste Klaudio !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *