VIDEO/ Idrizi: Prokuroria duhet të hetojë Armando Dukën, ka kaluar kufirin me pasaportë false

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Administratori i Klubit të Futbollit Flamurtari, Sinan Idrizi, ka folur para ndeshjes ndaj Kamzës, teksa edhe njëherë ka sulmuar presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Numri një i klubit vlonjat është shprehur se ekipi i tij është dëmtuar nga arbitrimi.

“Pjesa kryesore e dështimit të Flamurtarit, më përket mua. Gjithsesi një pjesë e fajit i takon dikujt tjetër. Do të fryj një erë e lehtë të atyre që drejtojnë futbollin shqiptarë. Prokuroria duhet të hetojë pasi Duka ka kaluar kufirin në Greqi me pasaportë false.

Unë bëj një investim privat, dhe nuk vjen asnjë nga FSHF që të na përgëzoje qoftë për punën që punën që bëj. Nuk fyhet një qytet në këtë farë feje. Nuk mund të prishet gara kështu, sa i përket arbitrimit.

Besoj se kjo skuadër e këtij sezoni ka diçka më tepër në fushën e lojës. Jam i kënaqur nga lojtarët dhe shpresoj që të dalim në tre pozicionin e para”, u shpreh Idrizi pas ndeshjes.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *