VIDEO/ Partizani nuk ndalet fiton dhe me Vllazninë, vendos Basrak

22 Tetor 2017, 15:57Sport TEMA

Partizani ka marrë nje tjetër fitore shumë të rëndësishme në kampionat, duke mundur në javën e shtatë ekipin e Vllaznisë në stadiumin “Loro Borici”.

Një tre pikësh i artë për ekipin e lulianos që marrin suksesin e tretë rradhazi në Kategorinë Superiore dhe për tu rikthyer në luftën për titullin kampion.

Të kuqtë arritën që të fitonin në shkodër me rezultatin e ngushtë 1-0, falë një goli që u shënua që në minutën e katërt të pjesës së parë me anë të sulmuesit Milan Basrak.

Një gol mjaft i bukur për Basrak që shënoi golin e tij të parë me fanellën e Partizanit.

Nga krahu tjetër Vllaznia u mundua gjatë gjithë minutave të mbetura për të gjetur golin, por e kishte të pamundur që të mposhte portierin Alban Hoxha.

Në këtë mënyrë aventura e Ernest Gjokës, nisi me humbje në stolin e kuqebluve.

Pas kësaj fitoreje Partizani ngjitet në vendine tretë me 11 pikë të grumbulluara, ndërsa Vllaznia pozicionohet në vendin e tetë me 5 pikë të grumbulluara.

Goli i shenuar nga Basrak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje