Xhafaj krah Ramës: I kam mëshuar fort Vetting-ut në polici, besimi është thyer por...

22 Tetor 2017, 11:11Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë një takimi me punonjës policie tha se policët që e shikojnë detyra për interesa personale dhe akoma më e rëndë për interesa të paligjshme dhe kriminale, duhet të largohet nga kjo organizatë.

Së dyti, Xhafaj theksoi se besimi i policisë tek qytetarët është lëkundur me ngjarjet e muajve të fundit. Xhafaj paralajmëroi se në fillim të nëntorit vijnë ekspertët të FBI-së dhe gjermanë për të goditur grupet kriminale veçanërisht të trafikut të drogës.

Nuk mundet ta ushtroni këtë përgjegjësi dhe nuk përmbushni objektivat nëse nuk jeni të ndërgjegjshëm se çfarë përfaqësoni. Ata që shërbejnë në këtë detyrë duhet të jenë më së pari persona me integritet personal. Të punosh për të ruajtur jetën dhe pasurinë e qytetarëve të vendit tënd është një punë e vështirë, e cila shkon deri në sakrifikimin e jetës. Nëse dikush nuk e shikon kështu, por si mjetin për interesa të paligjshme apo më keq, për interesa kriminale është më mirë të largohet nga kjo organizatë. Unë i kam mëshuar fort Vettingut në polici.

Ky proces synon të pastrojë njerëzit nga policët e korruptuar. Jam shumë i gëzuar që ky projekt ka marrë mbështetje të gjerë nga vetë policia. Procesi i Vettingut synon të promovojë dhe të nxjerrë në dritë të gjithë ata djem dhe vajza, burra dhe gra të ndershëm. Ne do të mbështesim me këtë grup profesionistësh për të rikonfirmuar besimin e qytetarëve tek policia e shtetit, besim i cili është lëkundur nga ngjarjet e muajve të fundit.

E vetmja ambicie e imja në këtë detyrë është një Shqipëri më e sigurt, ku nuk kultivohet kanabis, pa krim të organizuar dhe grupe kriminale dhe ku mbi të gjitha parandalojmë futjen e të rinjve në grupet kriminale.

Jemi duke arritur një sërë rezultatesh edhe në luftën kundër narkotikëve. Rezultatet në këtë fushë janë ndër të tjera edhe meritë e punës në ekip dhe në mënyrë të veçantë nga drejtuesit e rinj të policisë në qarqe. Në fillim të nëntorit do të vendosen këtu në ministri ekspert të FBI dhe ata gjermanë dhe në vijim edhe nga vende të tjera partnere për të nda ndihmuar për kapjen e drejtuesve të organizatave kriminale kryesisht atyre në fushën e trafikut të drogës,” tha Xhafaj.

14 komente në “Xhafaj krah Ramës: I kam mëshuar fort Vetting-ut në polici, besimi është thyer por…”

  1. Vasken Nuri says:

    Vettingu eshte nje nga gjerat me te rendesishme qe po behet ne policine e shtetit per ta at me te mire dhe me efikase ndaj krimit te organizuar

  2. Adela Biba says:

    Policia me kto masat e marra do te permisohet shume me shume. Ky zoteria e dha fjalen dhe ja ku po e mban.

  3. Kleo lika says:

    Me vetingun do kthehet prap institucioni me i besuar policia, duket puna.

  4. Gerol Bitri says:

    Tani duhet Xhafa mw teper se kurre te ktheje besimin e humbur.
    Ai tashme e ka bere te qarte idene e tij dhe shpresojme te vihet ne zbatim dita dites qe mos te kemi me histori te tilla kur ne cdo skandal droge permenden emra policesh e drejtoresh.
    Vettingu jetik

  5. Ermir Elezi says:

    Epo duhej vetingu ne polici …tani mund te themi me plot gojen se policia ka nderruar fytyre dhe asnjeri nuk guxon me te tallet me te sic bente dikur.

  6. Suela Metani says:

    Ministri ka bere nje pune te shkelqyer deri me tani. Vettingu eshte mjafte i rendesishme, Boll me me njerez qe neglizhojne por duhet te jen profesionis sepse ne fund te fundit cenohet jeta e qytetarit

  7. Endri Mustafaj says:

    Vettingueshte menyra me e mire per te pastruar nje here e mire te gjithe te korruptuarit qe abuzuan me vite ne e mer te detyres e ku qeverit u jepnin medalj per punen shembullore. Shqiptaret presin me padurim vettingun dhe jam e bindur qe do ta realizosh seshpejti kete proces

  8. Ermal Drini says:

    E dine policine sikur po punojne shites ne dyqan keta dhe e kane marr me lehtesi.Kur te behet Vetingu ne mesin e tyre atehere do ta shohin forcen e shtetit dhe forcen e pergjegjesise qe duhet te kishin mbi supe

  9. Romi Hasa says:

    Po ecen me ne fund ky shtet,ka ardh epoka e politikes se drejte dhe jo ajo e interesave personale qe kane zen syte e politikaneve dhe funksionareve neper sektor te ndryshem, sidomos ne polici

  10. Genti says:

    Nise nga vetja dhe vellai jot trafikant… mos harro dhe hajdutin nga vlora mikun tend dhe te Shpetim Gjikes.. ard veline

  11. Mentari says:

    Largohu nga shteti shqiptar o Felliqesire Enverite ,o mbejte skrapi.Me ju ne krye te ministrise se mbrendshme shqiperia do te asgjesohet komplet nga mafiozet e droges dhe te krimit etj.

  12. Rinaldi says:

    Ky morri i kuq me emrin Xhafaj, harron qellimisht se vetingu duhet te behet te politikanet dhe drejtesia e kapur nga ta. Policia Shqiltare i ka breket ne fund te kembeve, nga keta pacavure. Dhe nje polic profesionist ne Vlore qe denoncoi lidhjet e kupoles me arrat e barit, e shpallet armik te klases. Fara e kuqe eshte e kalbur qe ne gjeneze dhe kudo qe ta mbjellesh e ne cdo kohe, ajo perseri do prodhoje peme te shtrembta e fruta te kalbura.

  13. rumpallhana e ripjelljes says:

    Me vetingun shqiperia do behet shteti me i fuqishem ne bote, me vetingun shqiperia do ta caje bllokaden imperialisto-revizioniste, me vetingun do bejme qef dhe sdo punojme fare se do mbjellim hashash sa te na doje trapi o deleeeeee. Rrofte republika e hashashit shqiperia , rrofte rilindja sekretari i pare dhe antaret e byrose.

  14. Boll says:

    E pame vetingun me Sajmirin dhe Agronin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje