Andi Bushati: Kjo që po i ndodh Ramës me Tahirin është si Berisha pas 21 janarit

Analisti Andi Bushati ka komentuar në studion e News24 situatën politike pas akuzave të ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe kërkesës për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe se si ndikon kjo çështje për qeverinë “Rama 2”.

Bushati tha se kjo çështje është për Ramën, si 21 janari për Berishën. Ai u shpreh se të dy prodhuan alibi pas këtyre ngjarjeve. Sipas tij, nëse në përgjime del që trafikantët kanë në kontroll radarët e ushtrisë, kjo e kalon tagrin e Tahirit.

Duke lënë mënjanë këtë dhe duke folur për atë që ka gëluar, përfshirja e ministrave të tjerë në dosjen Habilaj. A pëson një tronditje qeveria Rama nga e gjithë kjo situatë?

Ju keni të drejtë kur thoni kanë qarkulluar jashtëzakonisht thashetheme këto ditë. Ne jemi mësuar. Sa herë ka një skandal, hija e thashethemnajës është më e madhe se fakti vetë. Është e vërtetë, ky skandal edhe nëse nuk vërtetohet kurrë nga drejtësia i ka dhënë një njollë të padiskutueshme me këtë qeveri. Kjo që po ndodh Ramës me Tahirin është si Berisha pas 21 janarit. Kjo po i ndodh Edi Ramës.

Në fund del nga përgjimet as të opozitës dhe as të medias së kazanit që ministra të qeverisë Rama janë të përfshirë. Nëse në përgjime del që trafikantët kanë në kontroll radarët e ushtrisë, kjo e kalon tagrin e Tahirit. Rama u soll si Berisha në 21 janar, që në fillim prodhoi alibi. Jetojmë paradoksin e liderëve tanë që sa herë kapen me duart në krim, fillojnë jo të pranojnë fajin e tyre por ta shohin të keqen tek të tjerët.

Kush ka më shumë rëndësi, si do e luajë lojën qeveria apo opozita?

Mendoj se më shumë rëndësi ka si do e luajnë lojën të huajt. Po të ishte për opozitën e qeverinë ato i kanë prej 4 vitesh konstante qëndrimet e tyre. E reja është këtu që na serviret një dosje nga jashtë që trondit politikën shqiptare. Rama është kaq i pakuptimtë sepse ai ka ankthin se çfarë dinë akoma të huajt për qeverinë tonë.

A mendoni se ka më shumë materiale përveç asaj që është folur?

Në gjykatën e Katanias, përgjuesit italianë kanë çuar aq sa u duhet për të arritur nga gjykata e tyre masën e arrestit, por ata janë mjaftuar me aq sa i çohen një gjykate, padyshim që 3 apo 4 vite përgjime kanë shumë më tepër. Flitet që kanë përgjuar dhe prokuroria dhe anti-mafia e Leces. Hetimi mund të zgjerohet. Kemi të bëjmë me fakte gjyqësore. Besoj se situata është më se e qartë. Katër vite më parë kemi pasur disa denoncime se Saimir Tahiri është i lidhur me Habilajn, faktet tregojnë këtë.

Presidenti i Komisionit të Venecias, Buquicchio shprehet se korrupsioni në Shqipëri është në nivele alarmante. Çfarë mendoni për këtë deklaratë?

Vlerën e merr vetëm se është prapë një deklaratë që thuhet nga jashtë. Nuk ka shqiptar që nuk e di këtë. I është bërë presion politikës të ndryshojë, por është e paaftë të shkëpusë lidhjet me krimin. Kemi deklaratën e Donald Lu pas ngjarjeve në Elbasan. Edi Rama nuk mund të bëjë shenjtin është i lidhur me një qeveri që është e lidhur me trafikantët.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Andi Bushati: Kjo që po i ndodh Ramës me Tahirin është si Berisha pas 21 janarit”

  1. Geri NYC says:

    Si mund te krahasosh kete,me 21 janarin o ZAGAR! O llumi i gazetarise,i pacipe!

  2. Angjelini says:

    Jo moj bushter nuk eshte e njejte. Me rastin e 21 janarit, ne (populli) e pame dhe prap mund ta shofim me ze dhe figure se si Ilir Kokemadhi po i kerkonte dreperdrejte ministrit te energjetikes 7% nga nje tender. Ndersa ketu, kemi ca krimiel qe flasin me njeri-tjetrin per gjoja lidhje me Tahiri por vetem kaq. Tahiri mund te jete i implikuar dhe nuk e vej doren ne zjarr per te pasi koha po tregon se vetem politikan te ndershem shqipria nuk ka por ama duhen fakte te llojit te gerdeci, CEZ, Trebicka, 21-Janari, e keshtu me rradhe. Nipi i nje komunisti si Bushati nuk mun ti dije keto.

  3. adi says:

    bushat
    e ke gabim
    21 janari ishte nje lajthitje momentale e sali berishes, qe e pare nga syte e te huajve e ka edhe nje justifikim se ai po mbronte institucionin.
    ndersa kjo bomba e bandes rilindja nuk eshte rastesi
    nuk eshte rastesi qe rilindja e beri shqiperine fushe te madhe hashashi , e beri shqiperine si askund ne bote parajsen e banditeve dhe krimineleve, i beri deputete , kryetare bashkishe , drejtore dhe ju vuri ne dipozicion gjithe shtetin policine, ushtrine radaret e nje vendi te natos komandoheshin nga banditet habilajt me shoke, fusha avionesh te vjetra dhe te reja ne funksion te trafikanteve ,arsimin banda e emiliano shullazit donte te zgjidhte rektorin e universitetit, ekonomine banditet e rilindjes u leshuan si qente te koncesionet dhe te pasurite e shqiperise nga minierat te turizmi , e mbani mend banden e rilindjes si sfilonte te hoteli i balilit, i pate banditet e rilindjes si u leshuan si qente te grabisnin pronat e himarioteve.
    pra bushat nuk ishte thjesht nje aksident nje kurth i ngritur nga kundershtari ishte nje filozofi nje idelogji e cila financonte dhe paguante shumicen e mediave te shqiperise, qe ti bente fresk bandes , dhe kushdo qe merte guximin te thoshte te verteten ose vente ne burg si zagani ose i hiqej buka e gojes ose kercenohej direkt nga kryeministri i shqiperise.
    pra ketu kemi me nje te keqe shume shume me te madhe
    ne shqiperi ndodhi ajo qe nuk e di te kete ndodhur ne ndonje vend tjeter te botes
    bandat moren ne kontroll shtetin shqiptar!!!!!

  4. o lul e lul says:

    TI o Andi je nje kopil te kame then sa her qe pi ilacet perpara se te japesh intervista, e ka mir Edi qe kushe nuk pi ilacet perfundon ne kazan,shenjat i ke dhen me pare por tani je ber dhe ekspert ne fushen e krimbit,me vjen keq Andi po ke shkuar per leshe.

  5. Moby dick says:

    Tamam nje mercenar kalemxhi nje njeri pa ndjeshmeri qytetare munde te beje krahasime te tilla

  6. opinionist bjond fevzi kaqureli says:

    Nuk kane italianet prova me shume. Tahiri dhe rama nuk duhet te teemben po te kishin do kishin prere flet arrestin per tahirin.
    Aresyeja pse italianet kane pergjuar kaq vite me qetsi ka qene per te kapur peshkun e madh tahirin por deshtuan.
    Kete dosje sali berisha e ka pesur ne dore qysh kur iahte keyeminister.
    Polici nga veriu dhe policja dashnore ishin te infiltruar por deahtuan.
    Prokuroria italiane do ta kishte mbyllur me kohe kete ceshtje se kishin materiale boll per te arrestuar habilajt por me durim priten peshkun e madh.

  7. Gri says:

    O Mero!
    Mer vesh ti, na nxive jeten me kete idiot te Husniut qe e nxjerr perdite ne gazete!
    Kaq inate na ke! Na e beje qejfin nja nje muaj! Asnje rrjeshte me kete dhe per kete njeri te vogel, servil dhe frikacak te quajtur Andi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *