Çështja “Tahiri”, Basha: Vettingu ka marrë fund, Rama ka frikë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se Vettingu ka dështuar.

Në një dalje për media, Basha tha se kryeministri Edi Rama ka shkelur Kushtetutën për të mbrojtur deputetin Saimir Tahiri.

Sipas tij, Parlamenti nuk ka të drejtë që të rrëzojë kërkesën e drejtësisë.

“Edi Rama ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për të mbrojtur Saimir Tahirin. As nuk ka të drejtë të kthehet në Gjykatë. Rama po e mbron sepse është peng i Tahirit dhe ka frikë nga hetimi i pavarur i drejtësisë që do të zbulojë edhe eksponentë të tjerë të qeverisë”  tha Lulzim Basha.

Më tej, kryedemokrati u shpreh se vendi është në krizë totale kushtetuese, politike dhe morale dhe Edi Rama ka marrë fund si kryeministër.

Deklarata e shkurtër e Bashës erdhi në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, ku mendohet se deputetët janë koordinuar për qëndrimin që do të mbajnë të mërkurën në Kuvend.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Çështja “Tahiri”, Basha: Vettingu ka marrë fund, Rama ka frikë”

  1. LOMI says:

    BASHEEEEEE!!!
    VETINGUN,se bo Rama.!
    PRITENI SE PO JU VJEEEEEE!!, ,të gjithëve!!😀😀😀😀🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸

    1. enso says:

      Po ka marr fund qe cke me te, fakti qe ti je jasht, fakti qe likja eshte jasht ka marr fund, se te pakten per ju duhet te kishte dal nje gjykates a nje prokuror qe ti rihapte ato ceshtje. e dime qe ka marr fund.

      1. mondi says:

        A ka mundesi ta lini me nje ane ceshtjen e Tahirit? Nuk eshte Tahiri per burg. Per burg eshte ai qe do shiste ajrin, token dhe detin. Per burg eshte ai qe solli Cezin ne Shqiperi. Per burg eshte ai qe mban pergjejsi per 21 janarin dhe per Gerdecin. Per burg jane ata qe vran Santon, eshte Balili etj. Ka mundesi te hetohen keto?

  2. BOSTON says:

    E ka mendjen ne Vitingu, se atje i dhemb dhembi……

  3. emigranti says:

    e basha beni qejf deri sa te keni adriatik llallen mikun e tuaj te ngushte

  4. Majlindi says:

    O lule, meqënëse vetingu ka marrë fund për ty, ti duhet të jeshë shumë i gëzuar dhe mund ta lësh të dali bllof. Por ti si shumë i shqetësuar për fatin e popullit (E kemi parë) nuk don ta lësh të zbatohet sepse ke hallin se do harxhohen më shumë lekë nga taksat më eksperimentet e zotit Rama. Për hallin e lekëve gjithashtu e dimë nga rruga e kombit se je i kujdesshëm.Për krimin gjithashtu ë lufton pa kompromis sepse e kemi parë kur ishe ministër i brendshëm më Lazaratin dhe 4 të vrarët në bulevard, gjithashtu je i paepur në mbrojtjen e territoreve etj. Kështuqë këtu organet të bëjnë punën dhe fol për cilësinë e tyre pasi ta bëjnë punën, dhe jo më parë se të bëhen.

  5. o lul e lul says:

    O lul beje si burrat shko e jep llogari per rrugen e kombit ,per ato pak lek qe ke mar 230,000,000 milion EURO jan, sjan shum pra jepi llogari popullit ,beje ti pastaj Meta , SALA ,ZENI,FULLANI,ka ene te tjer po ju jeni te paret ne liste duhet tju vras pak ndergjegjia,ne se beni mos e zini popullin me goje,ec o lul trimi populli te do kur jep llogari ,kur sjep ta fut sic ta futi me 25 Qershor ,ai ta ka fut gjithmon po ti se ke ndjer o je budall o ta ka futur dikush tjeter hajde tung.

  6. basha says:

    O lulke, tani te flasim shtrembet te rrim drejt thu ti, po te ishte prokuroria organ serioz e e i pavarur, dhe ka pasur me mijera raste per ta deshmuar kte, duke filluar nga 3 bemat e tua, nga vrasjet e saliut e te 7 % e motres e te likes atehere mund ta thonim kte, po duke ditur qe eshte nun urdhrat tuaja smund te lejohet arrestimi i nje deputeti kot, per qef si i thone, se shkaterrohet ai deputet, ju ate doni po eshte cik veshtirm pergjersa jeni ende ju ai duhet patjeter te jete, qofte dhe i fajshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *