Dhurata e Hillary Clintonit

23 Tetor 2017, 20:52Bota TEMA

Hillary Rodham Klinton, më 26 tetor mbush 70 vjeç dhe është një ditëlindje e rëndësishme. Sepse është shifër e rrumbullakosur dhe sepse vjen në një moment krucial. Që kur humbi zgjedhjet, pothuajse një vit më parë, kandidatja, e cila dukej se e kishte fitoren tashmë në xhep, kaloi nëpër pothuajse të gjitha fazat e pikëllimit, me siguri shoku, zemërimi dhe depresioni. “Ka pasur raste kur e vetmja gjë që doja të bëja ishte të bërtisja me sa kisha në kokë, me fytyrë në jastëk,” tha ajo për revistën javore Nju Jorker. E mbyllur në shtëpinë e tij në Chappaqua, në veri të Big Apple, Hillary e kaloi muajin e parë në vetmi, duke ecur në pyll, pa makijazh, me tuta, vite dritë larg përsosmërisë televizive të muajve zgjedhorë. “Pirja e Chardonnay më ka ndihmuar. Ashtu si edhe yoga”.

Dalja e librit të saj “Çfarë ndodhi” muajin e kaluar, ka shënuar nisjen e fazës së pranimit dhe të zbulesës, për herë të parë, të një ane emocionale të karakterit të saj, që për një kohë të gjatë e kishte mbajtur nën kontroll, nga frika se mos gjykohej shumë me humor dhe e papërshtatshme për rolin e presidentes. Dy javë më parë, ajo ishte mysafire e emisionit televiziv të aktorit Jimmy Fallon. Në një moment, komediani tha se shumë nga autoret e programit, adhuruese të Clintonit, donin t’i jepnin disa shënime falënderimi. Clinton pranoi.

Njëra pas tjetrës, vajzat e moshës 20 deri 30 vjeç, u ulën në tryezën e Jimmy Fallon, në një ritual që u kthye shpejt nga komik, në shumë prekës.. “Faleminderit që jeni kandidatja e parë femër për Presidencën”, shkruajti e para. “Faleminderit që jeni senatorja e parë e Shtetit të Nju Jorkut. Ju faleminderit që jeni zonja e parë që tejkaloni rolin e zonjës së parë dhe bëheni Sekretare e Shtetit. E pra, faleminderit që ishit Hillary Clinton i politikës amerikane”.

Një tjetër shkruajti: “Faleminderit që e keni trajtuar këtë tranzicion me një hijeshi që nuk mendova se ishte e mundur ta kishit”. Një e tretë: “Faleminderit për forcën që tregove para, gjatë dhe sidomos pas zgjedhjeve”. Dhe kështu me radhë, deri tek ylli i popit Miley Cyrus, e cila mes lotëve, e falënderoi atë “sepse jeni një shembull i vazhdueshëm i forcës, shpresës dhe vendosmërisë për miliona gra të reja.” Pastaj Hillary, dukshëm e prekur mori fjalën dhe shprehu ajo falënderime: “Faleminderit për të gjitha gratë dhe vajzat: ju jeni të forta, inteligjente dhe meritoni çdo mundësi. Së bashku kemi bërë të dëgjohen zërat tanë, kemi bërë gjëra të mëdha, kemi shkuar shumë larg. Nuk mund të ndalemi dhe nuk do të ndalemi”.

Gati një vit pas fushatës, një humbje e bujshme që do të hyjë në histori, dhe për herë të parë Hillary u duk njerëzore, e brishtë por e dhembshur, e vendosur por jo e fortë. Shtresa e trashë e akullit me të cilën jemi mësuar ta shohim, ajo me të cilën u përball me të gjitha sfidat e jetës së saj, profesionale dhe njerëzore, për të paktën pesë minuta ishte shkrirë, duke i hapur rrugë një gruaje dhe një nëne të ndjeshme. Sa për të hequr një dyshim: po sikur gjatë zgjedhjeve, në vend të ushtares së akullt, të na kishte shfaqur këtë grua? Tani Hillari mund të jetë vetvetja. Dhe që, pas fazës së pranimit, të vijë shpresa, domethënë, të 70-at marrin një kuptim të ri, më të gjerë. Disa ditë më parë dolën lajme për tensione të forta me Billin: kur nuk e sulmojnë dot më për përmbajtjen, kalojnë tek thashethemet. Po ajo? “Asnjëherë mos pushoni së luftuari për atë që besoni. Shumë njerëz shpresonin se unë do të largohesha, do të zhdukesha”, shkruan ajo në libër. “Por unë jam ende këtu”. Sepse, edhe pse ka konfirmuar që nuk do të kandidojë më kurrë, Hillary Clinton është në këtë moment e nevojshme. Ndoshta sot më shumë se kurrë. / Grazia – Bota.al

Dhurata e Hillary Clintonit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje