Dy shqiptarë në formacionin më të mirë të javës në Zvicër

23 Tetor 2017, 12:53Sport TEMA

Fundjava ka qenë mjaft e mirë për futbollistët shqiptar që luajnë në Zvicër. Dy prej tyre madje janë pjesë e formacionit më të mirë të javës së 12-të.

Pas paraqitjes së shkëlqyer në Champions League ndaj Spartakut të Moskës, Taulant Xhaka ka shkëlqyer edhe ndaj Thun, duke qenë një ndër futbollistët më të mirë në fushën e lojës.  Baseli fitoi 2-1, ndërkohë që në mesin e fushës futbollisti i kombëtares sonë ishte ndër më luftarakët.

Albjan Ajeti është lojtari tjetër shqiptar që është pjesë e formacionit më të mirë të javës në Zvicër. 20-vjeçari i talentuar shënoi golin e rezultatit të përkohshëm 2-0, duke realizuar golin e pestë për këtë sezon. Ai i dërgon një tjetër sinjal trajneri Panucci për ta pasur në ekip në të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje