Edhe njëherë, “fajin” e ka Vetting-u!

Nga Flogert Muça

Çështja “Tahiri” e cila nuk u kthye dot në “Dosje” nga paaftësia e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është prej ditësh tema e debatit politik. Siç e do zakoni në Shqipëri, një temë debatohet fort vetëm kur ndërhyn politika në të, ndaj edhe kjo çështje pas ndërhyrjes së fortë të PD-së e LSI-së që po luajnë rolin e Prokurorit dhe avokatit të Prokurorit, është kthyer në temë dite.

Historia në fakt për opinion publik është shumë e qartë dhe këtë e sheh ngado të pasqyruar në rrjetet sociale, në komente apo statuse qytetarësh. Ajo e Tahirit është një çështje për të cilën Prokuroria nuk ka prova. Fronti opozitar e dinte këtë fakt, ndaj për këtë arsye ka hyrë  për të bërë lojën e saj. Këtë lojë të politikës e cila kërkon të bëjë gjyqe politike për kapital politik nuk po lejohet nga mazhoranca. E cila ka dalë nga parashikimet e Frontit Opozitar duke mos penguar hetimin ndaj deputetit socialist, madje, duke qenë e gatshme t’i japë Prokurorisë aksesin e kontrollit të banesës, moslejimin e udhëtimit jashtë vendit e të tjera procedura që e bëjnë hetimin më të lehtë ndaj Tahirit. Kjo e ka zënë ngushtë Frontin, të cilës gjetkë I fle lepuri, larg Tahirit.

Loja që PD dhe LSI po luajnë mesa duket është përtej “Tahirit” si çështje. Opozita sot i ka dalë në mbrojtje Prokurorisë së Krimeve të Rënda, mbi të cilën Rama dha disa opinione dhe fakte që sipas tij tregojnë se ky institucion është i dështuar. Këtë e ka bërë edhe herë të tjera kryeministri, ambasadori amerikan, BE-ja e të tjerë aktorë e faktorë ne vend.

Pas gafës së Prokurorisë e cila iu përgjigj Ramës me një deklaratë që për hir të së vërtetës do i shkonte përshtat një selie partie dhe jo organit më të lartë të akuzës e cila duhet të merret me hetime dhe prova e jo me politikë, ka reaguar edhe Kryemadhi edhe Basha. Të dy liderët ishin në sintoni të plotë me Prokurorinë dhe kundër Ramës.

Është e natyrshme në fakt që ishin në sintoni me njëri tjetrin, siç është e natyrshme të jenë kundër Ramës sepse, janë në politikë dhe janë kundërshtarë në skenë. Por, “detaji është hoteli ku fshihet djalli” thotë një fjalë e mençur. Bashës i rrëshkiti ose i doli nga subkoishienca një fjalë nga goja që ai se ka dashur kurrë. Fronti këtë fjalë se ka dashur kurrë. VETTING! Ligj i Vettingut doli sot nga goja e Bashës në fund të një preononcimi. I doli në emocion e sipër, duke thënë që ky ligj po merr fund nga deklaratat e Ramës.

Me këtë deklaratë, ai vuri dorën mbi plagën që opozitës i dhemb më shumë dhe nuk do që Vetting-u t’ia prekë. Është pikërisht zbatimi i këtij ligji në fakt halli i madh i Frontit Opozitar dhe Prokurorisë që bën politikë. Ky ligj është në hallkat e tij më të rëndësishme të zbatimit të tij, pas një lufte të gjatë të SHBA-BE-PS përballë PD-LSI-Gjyqësor.

Pikërisht në këtë moment, opozita dhe gjyqësori i vjetër që kërcënohet nga Vetting-u janë lëshuar në sulm frontal, të gjithë në një luftë politike. Duke sulmuar një ish-ministër e më vonë, duke kërcënuar edhe kryeministrin me rastin kroat.

E gjithë kjo luftë politike që vazhdon për më shumë se dy vjet, është në fakt lufta për drejtësi. Ku njëra palë është pro asaj që SHBA-BE ka hedhë si zgjidhje në tryezë dhe pala tjetër që e  ka kapur drejtësinë dhe nuk do ta lëshojë.

Fajin për të gjithë këtë luftë e ka sërish Vettingu, i cili u duk sikur  u zgjidh me marrëveshjen e 18 majit, por që tani është kthyer në pikën A.

 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...