FOTOT/ Tirana tradicionale & moderne në Bruksel, ftohet të jetë pjesë e një prej panaireve më të mëdha në Europë

23 Tetor 2017, 15:32Sociale TEMA
FOTOT/ Tirana tradicionale & moderne në Bruksel, ftohet të

Për pesë javë rresht, Tirana do të prezantohet me pavionin e saj në Panairin e Brukselit, një nga më të mëdhenjtë në Europë dhe që vizitohet çdo vit nga më shumë se 2.000.000 vizitorë nga e gjithë bota.

 Lajmin e mirë e ka dhënë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi në twitter, i cili shprehet besimplotë se numri i turistëve që do të vizitojnë Tiranën do të jetë edhe më i madh në vijim.  “Jemi gati! Tirana tradicionale & moderne do të përfaqësohet në Panairin e Brukselit këtë fundvit. Kemi boom turistik, por më shumë duhet”, shkruan Veliaj.

 Me ftesë të Bashkisë së Brukselit, Bashkia e Tiranës do të jetë pjesë në një nga panairet më të mëdha të dimrit, i quajtur “Winter Wonder ” , që do të mbahet në datat 24 nëntor deri më 31 dhjetor, ku falë vizitorëve të shumtë si edhe reklamimit që i bëhet eventit në mediat ndërkombëtare, është një mundësi e mirë për promovimin kulturor, historik, social , ekonomik dhe turistik. Në këtë aktivitet Shqipëria do të përfaqësohet me një seri aktivitetesh si Konferenca Ndërkombëtare “Tirane – Bruksel , rrugëtimi historik i shqiptarëve”;  takimeve dypalëshe midis përfaqësuesve të biznesit shqiptar dhe atyre europianë; vendosje të marrëdhënieve bashkëpunuese midis operatorëve turistikë shqiptarë dhe europianë si dhe një seri eventesh dhe programesh artistike-kulturore si dhe do të ketë hapësirën e saj në qendër të Brukselit për të promovuar produktet tradicionale shqiptare si; produkte artizanale , produkte tipike të kuzhinës shqiptare dhe produkte të ndryshme turistike etj.

 Gjithnjë e më shumë vëmendja e pushuesve nga e gjithë bota është tërhequr me kuriozitet drejt destinacionit më të ri turistik, Tiranës. Me një kombinim magjik të tradicionales dhe të modernes, kryeqyteti shqiptar ka potencialin për t’u shndërruar në një prej vendeve më të kërkuara nga turistët duke ofruar një larmishmëri vendesh tërheqëse dhe infrastrukturë më të mirë.

Përveçse është epiqendra e artit, kulturës, ekonomisë, financës, arsimit dhe universiteteve, Tirana është pa dyshim edhe destinacioni primar turistik, përpara se turistët të shkojnë e të eksplorojnë pjesë të tjera të Shqipërisë.

 Sheshi “Nënë Tereza”, Memoriali “PostBllok”, Piramida, Instalacioni “Reja”, Tyrbja e Kapllan Pashës, Kalaja e Tiranës, Kulla e Sahatit, Xhamia e Haxhi Et’hem Beut, Parku Kombëtar i Dajtit, Kalaja e Petrelës etj janë vetëm disa nga atraksionet që mund të gjejnë në kryeqytet turistët, ndërkohë që jeta e natës gjallëron në kryeqytetin shqiptar.

 Për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash që synojnë rikonstruksionin e godinave që përmbajnë vlera historike apo rivitalizimin e hapësirave që ishin lënë në harresë dhe në degradim nga vitet, të cilat tashmë ofrojnë mundësi të panumërta për aktivitete në çdo orë të ditës.

5 komente në “FOTOT/ Tirana tradicionale & moderne në Bruksel, ftohet të jetë pjesë e një prej panaireve më të mëdha në Europë”

  1. latifi says:

    Çfarë “produkte tipike të guzhinës shqiptare” o Erion, gjizë me qepë dhe lakër arme… apo pastërma (të dhjerrë nga miliona miza) si shollë këpuce…???!!!

    1. dypllomshi says:

      mos e vrit menjen latifo se prasin ta kena lone ty

  2. Kosovari says:

    Veshje tradicionale nuk jane me kostumet kombetare, por atletet e bardha .

  3. Spartak VERDHA says:

    Z . Veliaj . Me të vërtetë është një rast shumë i mirë , për mos të thënë i artë , i cili duhet shfrytëzuar në maksimum e me mjeshtri , jo vetëm thjesht për Tiranën , por mos harro , që Tirana punon e reflekton në gjithë Shqipërinë . Panairi , që të japi rezultatet maksimale , duhet pregatitur shkëlqyeshëm dhe perfekt . Mos e leni në dorë vetëm të ndonjë punonjësi bashkie që ka për të shku . Lidhuni me Kompanitë tona të Organizimit të Panaireve , me Institutet e Kulturës dhe Drejtoritë që merren me Turizmin , por edhe me Kompani Turistike , për të vjelë prej tyre gjithë bagazhin , eksperiencën mbi 20 vjeçare të Panaireve promovuese të Turizmit e Kulturës , por edhe ndonjë Ide novatore . Albumet e të gjithë bashkive duhet të jenë kapicë atje me paraqitjen e të gjithë bukurive kulturore , tradicionale e të natyrës , me perlat e virgjëra e të mrekullueshme të Shqipërisë e Kosovës . Tirana është kryeqyteti i gjithë shqiptarëve . Mos leni pa shfrytëzu në maksimum jo vetëm diasporën në Belgjikë , por jehonën , duhet ta përcjellin të gjithë diasporat nëpër Europë e më gjërë nëpërmjet ambasadave e Konsullatave tona . Eshtë hera e parë , dhe duhet të ndihemi e të bëjmë dallimin si shqiptarë , duhet të shpërthejmë e shkëlqejmë . Prezantueset , të mos zgjidhen e caktohen si bukuroshe sa për figurante , por të jenë të hijshme , të paraqitëshme , të sjellshme , ndoshta edhe të veshura me kostumet kombëtare tradicionale nga më të larmishmet , por mbi të gjitha , të jenë të pregatitura në maksimum , par ekselent , për promovimin e reklamimin e bukurive të natyrës e shpirtit të shqiptarit . Anglishten , Frëngjishten , Gjetrmanishten , Spanjishten , Italishten e Rusishten si ekip ( ka shumë rëndësi puna e ekipit ) , duhet ti zotërojnë në mënyrë absolute . Në Panair , duhet të shpërndahen edhe broshura njohjeje e lidhjeje ( si me qenë Karvizita ) me Kontakte për të gjithë Kompanitë seioze Turistike Shqiptare e Kosovare të regjistruara aty ku duhet . Broshurat e Katalogët për gjithshka , duhet të jenë me shumicë , që të mos mungojnë , të shpërndahen pa pare , por të jenë pregatitur nga Studiot më në zë të kësaj pune dhe të shtypura në shtypshkronjat më të mira . Vetëm për Katalogët e Broshurat , duhet ngritur grup pune i gjithanshëm , që mos të harrojnë asgjë pa paraqit , të sugjerojnë paraqitjen me kulturë artistike dhe dinjitet , pa sharlatanizma degjenerimi , dhe të përkthyera gati gati si shqipërimet e Nolit me Kryeveprat Botërore .( Të kenë derdhur edhe shpirtin përveç talentit ) . Ju inkurajoj të filloni sa më shpejt punën me xhiro të plota për ta kthyer në një thesar turistik këtë mundësi të njoftuar nga Kryebashkiaku Veliaj . Ju Uroj sukses .
    Spartak VERDHA

  4. Andrea says:

    Por me xhamine etehm beut do t’a perfaqesoni shqiperine .por ajo eshte otomane turke .turp ju shpelafte mortja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje