Sekuestrohen mijëra euro pasuri, 22 vjeçari vlonjat i kishte përfituar në mënyrë të paligjshme

23 Tetor 2017, 12:33Kronika TEMA

Policia e Vlorës ka sekuestruar vlera monetare prej 44.900 Euro dhe 9900 USD, të cilat dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.

Në kuadër të Plan Operacionit ”Vjeshtë 2017”, lidhur me sekuestrimin e aseteve të cilat rezultojnë të përfituara në mënyrë të paligjshme, Policia Vlorë ka bërë të mundur sekuestrimin e disa vlerave monetare.

Konkretisht, janë sekuestruar 44.900 Euro dhe 9900 USD, në posedim të shtetasit L.M., 22 vjeç, banues në Vlorë, shuma monetare të cilat dyshohen të jenë përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal.

2 komente në “Sekuestrohen mijëra euro pasuri, 22 vjeçari vlonjat i kishte përfituar në mënyrë të paligjshme”

  1. mirel says:

    Po ju qelbesira ndaj duheni futur ne burg te gjithe me Rame dhe Berishe
    Ketij gjetet tia sekuestroni leket.
    Po ju kerma jeni zhytur deri ne gryke me miliona euro..o kriminele, o bastarde. Qeveri per te grabitur popullin ju ndyresira.

  2. vaso says:

    50.000 euro jane pare xhepi.Nuk ju vjen turp?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje