“Shpërthen” Bonucci, dorëzon shiritin e kapitenit?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Leonardo Bunucci është duke kaluar momente shumë të vështira që prej transferimit tek Milani nga Juventusi.

Qendërmbrojtësi italian, u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Genoas, e cila në fund përfundoi me rezultatin 0-0.

Pikërisht Bonucci akuzohet se është fajtori kryesor për dështimin e Milanit në fillim të këtij sezoni, ku pas nëntë javëve renditet në vendin e 11 me 4 fitore, katër humbje dhe një barazim.

Pas ndeshjes Bonucci ka dorëzuar shiritin e kapitenit, si shenjë proteste.

“Nëse jam unë problemi, shiritin e keni këtu. Merreni dhe jepjani atij”, mësohet të ketë thënë Bonucci, duke propozuar që kapiten të jetë sërish Rikardo Montolivo, shkruan La Gazzetta dello Sport.

Por, një propozim i tillë është refuzuar nga skuadra dhe të gjithë kanë shprehur besim te mbrojtësi italian.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *