Tahiri dhe tre opsionet e Edi Ramës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Drini Kuqo

Prokuroria e Krimeve të Rënda, prej një jave ka pushuar së qëni një organ hetimor. Shpejtësia e akuzave të ngritura ndaj ish-ministrit Tahiri, bazuar në asnjë provë të mirëfilltë nga ato që mund të pranohen në një gjykatë, e ka shndërruar këtë institucion në një levë, që po përdoret në një lojë më të madhe politike.

Jemi vendosur përpara një paradoksi. Kemi një Prokurori që po merret me politikë dhe një politikan, në këtë rast një Kryeministër, që të paktën në dukje po bën më të mirën për t’u marrë me drejtësi.

Në këtë situatë ku ish-ministri i Brendshëm është vendosur përpara “togës së ekzekutimit” të opozitës, prokurorisë dhe më gjerë, të shumë mediave, duket se ekzistojnë vetëm tre rrugë të arsyeshme, të cilat Rama mund të ndjekë.

E para, është të replikojë paraardhësin e tij, që ofroi imunitet të pakufizuar për zv/kryeministrin e përfshirë në një aferë korruptive, për ministrin e Mbrojtjes, të përfshirë në vrasjen e 26 personave në shpërthimin e Gërdecit apo në mbrojtjen e të birit, të akuzuar për përvetësimin e miliona eurove nga afera e CEZ-it.

Duke bërë këtë, Rama me shumë gjasë do të nxirrte nga balta Tahirin, por me koston e gëlltitjes së një çorbe shumë të hidhur. Duke bërë këtë, faktikisht ai do të gëlltiste gjithçka ka kundërshtuar gjatë karrierës së tij pothuajse 15-vjeçare si kampion i opozitës.

Rruga e dytë, është ajo e braktisjes së Tahirit në fatin e tij. Fundja, politikisht, qeveria e ka marrë një goditje në imazhin e saj dhe në përceptimin publik, të tejlodhur me pandëshkueshmërinë 25-vjeçare, është formuar bindja se “këtu diçka ka”, ndaj kundërshtimi i këtij përceptimi mund të sjellë kosto të mëtejshme politike. Distancimi i plotë nga ish-ministri, do të ishte fitimprurës në PR e qeverisë.

Por, ky opsion, ndonëse fitimprurës në aspektin afatshkurtër politik, do të ishte një zgjedhje makiaveliste nga ato që do të shënonin një precedent shumë të rrezikshëm për të ardhmen e vendit.

Nëse kjo do të ndodhë, askush nuk mund të ndihet më i mbrojtur. E nuk bëhet fjalë vetëm për njerëzit e veshur me politikë, por nëse i hapet rrugë një akuze të stisur me fakte të mbledhura kuturu, secili prej nesh mund ta shohë veten pas hekurave me akuza të fabrikuara, të publikuara në mjafton një prej dhjetëra gazetave apo portaleve që ekzistojnë në vend.

Në një vend që për 50 vjet jetoi me terrorin e fletë-rrufeve që mund të të internonin deri në tre breza kushedi se në ç’rrëze mali, kjo zgjedhje do të ishte shkatërruese.

Rruga e tretë, ajo që Rama ka zgjedhur të ndërmarrë, është mbase ajo më e vështira. Kryeministri po përpiqet të çmontojë sulmet politike, duke iu “përgjëruar” prokurorisë që t’i japë fund kësaj telenovele politike, duke na nxjerrë ato që kanë me të vërtetë rëndësi, provat.

Tashmë, përfaqësia e PS në Komisonin e Mandateve ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të ndaluar lëvizjen jashtë shtetit të Tahirit, për të hetuar pasurinë e tij, për të bastisur banesën e tij, për ta vendosur nën përgjim, për të kuzifuar rrezen e tij të qëndrimit apo për ta detyruar që të paraqitet në mënyrë periodike në Policinë Gjyqësore.

Por ama, asnjë shtet demokratik nuk mund të pranojë që një qytetar i tij të shkojë në burg, pa asnjë provë.

Ndaj, zgjedhja e tretë e Ramës nuk është një zgjedhje që dikush mund ta quajë me oportunizëm si “as mish as peshk”. Kjo, në të vërtetë është zgjedhja e vetme që një kryeministër europian mund të bëjë.

Kjo zgjedhje shënon një ndarje nga e shkuara kur me urdhër të Kryeministrit, asnjë person i afërt me të nuk mund të procedohej nga prokurorët e sjellë nga ana e anës e të emëruar në detyrë me vetë urdhërin e të “parit të vendit”.

Tahiri nuk mund të shitet, ashtu sikurse as drejtësia nuk po blihet. Ky është “starndarti i arit”. Kjo është e vetmja rrugë për t’i hapur rrugë mbizotërimit të drejtësisë.

Një drejtësi që nuk mund të nxjerrë verdikte pa u dëgjuar akuza. Kjo është rruga për të ndërtuar një shoqëri, ky kryemininistri, Deputeti, politikani apo biznesmeni të mos kenë në dorë të shantazojnë punëtorin, të varfrin dhe të mjerin, vetëm sepse ata gëzojnë “monopolin e të vërtetës”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

11 komente në “Tahiri dhe tre opsionet e Edi Ramës”

  1. Doni i Qete says:

    Me siguri mbiemri eshte Drini 😷

  2. ylli says:

    Rama eshte thjjesht nje politikan BRILIANT qe po nderton shtet dhe po tregon edhe nje here se sa e rendesishme eshte pastrimi i sistemit te drejtesise nga plehrat berishiste!

    1. Vetingu fillohet nga Kryeministri dhe Presidenti says:

      Pastrimi i trunit do t’bente mire me ilac brillant.

  3. Futja kot says:

    Shkrim i sakte. Rruga qe ka zgjedhur Z.Rama eshte rruga e vetme per te dhene drejtesi. Problemi eshte qe ketu drejtesia eshte e zhytyr ne korrupsion e vet dhe ate politik, prandaj nje ore e me pare Vettingu dhe pasteimi i rradheve te drejtesise nga ata palo prokurore. Eshte fat i madh qe me ze dhe figure te shikonim nje prokurori politike qe e ka shitur veten tek krimineli me i madh i ketij vendi Sali qeni.

  4. Sych Arbana says:

    O zoti Mero…

    Nje pietje kam une: pse nuk ua hidhni prape demokratikeve ju socialiste?
    Ata s’kane asnje prove kunder Tahos?
    Ne rregull, hiqjani imunitetin Tahos, dalin bllof prekurorat, sic duallne kur akuzuan Gramos Rucajn me Shkodren, dhe Tahua kthehet serish Minister i Perbrendshem, pikerisht kur edhe droga ka mbaruar e ai edhe po te doje, nuk gabon dot…!

    Atehere, kur te dale Taho Sa i Miri aq i paster sa te mos kthehet ne zhgenjim i Edit, ku do vene prekuroret, o Mero?! Ku te gjejne vere te futen…?

    Hiqjani imunitetin Tahirit dhe mbarojne keto pune…
    Nuk e shikoni ju se kryeministri eshte bere nje dore njeri brenda kater ditesh?
    Nuk ju vjen gjynah per te?

  5. Sit back and relaks says:

    Ajo qe Rama ka kunder ne kete moment eshte faktori kohe. Me kete levizje as mish as peshk Rama i jep kohe vetes qe te spastroje prokurorine dhe gjyqesorin nga ata qe e rrezikojne dhe qe kontrollohen nga kundershtari e ti zevendesoje me te rinj te cilet ne nje forme apo nje tjeter do tia dijne per nder Rames qe zune postet e te vjeterve dhe dihet qe nderi shperblehet me nder. Rama po perpiqet qe kohen nga armike te tij ta shnderroje ne mike duke aplikuar stilin e luftes sulmo e terhiqu per te ngadalesuar vrullin e prokurorise e saliut deri sa te vije momenti i tij. Problemi eshte qe gjithe kjo manover shpeton Tahirin duke ruajtur deri diku cipen ne fytyren e Rames por nuk bind absolutisht opinionin publik per pafajesine e Tahirit dhe sinqeritetin e Rames. Te rroje partia Mero bashke me pionieret e saj analiste.

  6. Alban Dega says:

    Pak mendime me shume fakte

    ” BYZYLYKET ” E SAIMIRIT DHE MILIONAT E SALI… FLORIRIT …

    … apo kur kryehajduti therret kapeni hajdutin !

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Dje Sali Berisha bekoi Aleancen e re te kusari- Mafise. Aleance e re me rrenje te vjetra ne … Gerdec, ne Otranto, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit”… kudo ne Shqiperi, nga Jugu deri ne Veri.
    Bekimi eshte nje akt i shenjte… Por ky bekim tingellon teper ogurzi. Teper ogurzi sepse vjen nga ai qe ishte dhe mbetet oguri me i zi per shqiptaret e Shqiperinene keto me shume se 25 vjetet e fundit.
    Cdo e keqe ka edhe te miren e vet. Cila eshte e mira?
    Duket se eshte nje bekim para kercitjes se prangave ne kycet e ogurzinjve dhe faqezinjeve te Shqiperise dhe shqiptarise.
    I pari ne liste Berisha I… I dyti Berisha 2- Xeni, i treti Berisha 3 Fatmir Mehdi Gerdeci, adjutanti i Berishes 2. I Katerti Lulezim Bashe Autostrada e Kusarise, Otranto +, I pesti …. I teti Like Floriri… I nenti ne tunxh Adriatik Palla….
    Mafia shqiptare dhe ajo nderkombetare me ne krye ate Italo- Serbo- Greke eshte ne panik total.
    Denoncimi shpetimtar per Shqiperine e shqiptaret i Ambasadorit te nderuar amerikan Z. Donald Lu per kater bandat dhe 20 familjet mafioze, njoftimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama per ardhjen e eksperteve te FBI-se dhe DEA-s amerikane per hetimin dhe luften kunder krimit te organizuar, narko e human trafikut dhe Mafias jo vetem shqiptare, vetingu ne drejtesi qe eshte ne hapat e fundit te organizimit dhe fillimin e veprimit konkret ndaj folese se grenxave te Korporates se krimit te Organizuar ka shkaktuar panik, hutim dhe alarm ne kupolen e saj jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Rome, Athine e Beograd.
    Aq panik sa para se te shkoje para Gjykates se Ligjit, dosja mbi 400 faqeshe e hetimeve te Antimafias dhe Antidroges italiane u denkonspirua se pari nga Sali Berisha dhe mediat ne sherbim te tij.
    A ka alarm me te madh dhe panik lemerites se ky skandal i pashoq i publikimit te nje dosjeje hetimore pa filluar akoma gjykimi i saj nga Gjykata ligjore Italiane !?
    Edhe me alarmante kete situate e bejne thirrjet ala enveriste te Sali Berishes dhe shpures se tij politike dhe mediatike per burgosjen e Saimir Tahirit vetem sepse kusheriri i tij i dhjete apo edhe i pare qofte ai permendte emrin e tij ne biseda ndergangsteresh, narkotrafikantesh e kriminelesh , kur jo mbi koken e kusheririt, por te djalit te tij biologjik Shkelzen Berishes dhe se pari te vete atij rendojne akuza te perbindhsme deri edhe per krime kunder njerezimit si urdherat e tij per goditjen me aviacion e napalm te popullsise civile shqiptare ne Jugun e vendit, masakrat e perbindshme qe vrane e sakatuan mbi 10 000 shqiptare te pafajshem ne pranvere- veren 97, mbi 175 bashkevendas te vrare ne vendlindjen e tij Tropoje ne 98-99-en, qe masakruan 26 e sakatuan qindra te tjere ne Gerdec, qe urdheroi ekzekutimin e 4, plagosjen , rrembimin e torturimin e qindra protestuesve krejt paqesore me 11 janar 2011 ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit ”
    Jo vetem kaq, por lincoi, levizi e syrgjynosi edhe prokuroret qe po hetonin Hiroshimen shqiptare Gerdecin . Fshiu servrat e Kryeministrise duke zhdukur provat e urdherave te tij vrastare , ” lavirosi” Kryeprokuroren e Pergjithshme te Shqiperise, duke e zevendesuar me nje Bude te krimit si Adriatik Balla, gjysmagjelin e tij 50-50 me Ilir Meten ne sherbim te tyre, ne sherbim te Mafias dhe Korporates te krimit te organizuar. kembe e koke nga vete ai , qe edhe sot pas doreheqjes hipokrite e mashtruese komandon jo vetem PD-ne, por edhe strukturat paralele te krimit Mafias qe vrasin e presin, sic vepruan me Trebicken e Olddashin, Artan Santon … e cilindo qe rrezikon ” shtetin paralel” te krimit Mafias se vet.
    E Adriatik Balla merr guximin edhe te kerkoje takim special me ambasadorin amerikan ne Tirane Z. Donald Lu qe nuk la shpifje e sulm pa bere kunder tij dhe Reformes ne Drejtesi !!!
    Cfare do ti raportonte dudumi Balla Washingtonit!?
    Ato qe bosi i tij Berisha e mediat ne sherbim te tij kishin botuar dy a tri dite perpara!?
    E kujt ambsadorit te superfuqise boterore qe di Sali Berishen e co, per cdo politikan e jo vetem politikan jo vetem shqiptar por ne mbare Boten shume me teper se ata dine per veteveten.
    Dine cka jo vetem ata dine por edhe cka te tjeret dine e thone per ta , perfshi edhe Mafian jo vetems hqiptare por edhe nderkombetare !
    Jane sot ne hapesire mbi 7 000 satelite jo vetem por mbi te gjithe amerikane dhe qindra mijera syshqiponja amerikane qe po te duan numerojne edhe sa here merr frym jo vetem Sali Berisha e Edi Rama , Ilir Meta e Saimir Tahiri, Visho Ajazi e Adriatik Palla….
    Hajde kryeprokuhor ne sherbim te kryehorave e kaponbandave, kryemafiozeve qe ka pese vjet qe gerhin si derr i majmur mbi dosjet e krimit, qe nuk coi para drejtesise e ligjit asnjerin prej tyre !
    Pse ?! Sepse ata qe e vune ne ate post e vune qe tu sherbeje atyre dhe klanit te vet e jo shtetit ligjor dhe drejtesise, Mafise e jo Shqiperise! Lanet !?
    Edhe shperthimi i tollovise politike te opozites , zhurma e gjurulldia politike e mediatike e diteve te fundit eshte nje loje e ndyre dhe djallezoree kesaj Mafia shqiptare e nderkombetareper te krijuar tension dhe rremujen e rastit per te vonuar dhe sabotuar Vetingun ne Drejtesi, ne Polici dhe Politike e integrimin ne BE..
    A mendoni se eshte rastesi qe me shume zhurme politike e mediatike u be keto kater ditet e fundit per 3-4 permendje te emrit te Saimir Tahirit nga nje bande narkosh, per dy byzlyke qe ata gjoja i kishin dhuruar, per 30 000 euro apo 5 milione dollare apo euro fushate elektorale, gjysma e parave qe perfitoi kreu i PD-se Lulezim Basha dhe familja e tij zhvati nga kandidatet per deputete per ti futur ne lista, apo sa 1/7 e perftimeve qe Sali e Shkelzen Berisha, Ilir Meta kane perfituar vetem nga afera mafioze e antishqiptare e CEZ-it, e denoncuar ligjerisht me fakte, prova dhe deshmi nga nje avokat ligjor i saj.
    Per politiken kobzeze e mediat ne sherbim te saj kane me rendesi thashethemet e disa banditeve e narkotrafikanteve se provat e faktet e nje mbrotjesi te ligjit qe implikon kreret e politikes shqiptare Berisha, Meta e co. Pse !? Sepse krahas parase e pasurive te popullit e shtetit te vet, Mafia blen e udhezon edhe median e korruptuar shqiptare krejt ne sherbim te saj.
    Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar. Aq me pak dua te beje avokatin e Tahirit. Por themeli i drejtesise e shtetit ligjor ne mbare boten e demokratike eshte se cdo njeri eshte dhe supozohet i pafajshem para se fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore !
    Te dalesh mbi kete parim universal te drejtesise bashkekohore e te besh thirrje e kushtrime ala enveriste e ala Gardistesh te Kuq ” Armiqte ne Litar” apo ” te sulmojme shtabet e kunderrevolucionit” eshte sic vepron Sali Berisha duke bere thirrje per arrestimin e burgosjen e Saimir Tahirit apo kujtdo qytetari te Shqiperise eshte sirene alarmi per rrezikun shoqeror qe kane despote te tille ala Luigji i 14-te. Eshte pikerisht kjo mendesi stalinisto- enveriste, eshte politika e impunitetit qe e ka cuar ne kalbezim e degjenerim te plote, ne kolaps te mirefillte drejtesine e shtetin ligjor shqiptar.
    Po aq antidemokratike e ala kastriste jane thirrjet e Lulezim Bashes e Monika Kryemadhit, te Ylli Manjanit e Mark Markut e co. per cadra e psuhtime sheshesh, per gjurulldi e trazira qytetare qe kane synime te njejta si ato te Sali Berishes e co. te zgjasin sa me shume jeten impunitetit dhe antishtetit.
    Cdo thirrje per trazira e destabilitet eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret per te mos rene viktime te atyre hienave politike, eshte nje thirrje per zbatimin sa me pare te Vetingut.
    Veting ne drejtesi !
    Veting ne polici !
    Veting ne politike !
    Veting pa meshire e pa dallim e pa asnje perjashtim te askujt as ne pozite e as ne opozite !
    Kemi lindur dhe jemi para Zotit dhe para Ligjit si te barabarte!
    Veting !
    Perndryshe Shqiperia kurre nuk do te behet shtet, shtet i demosit te vet!
    Perndryshe Vetingu do te deshtoje pa filluar akoma !
    Perndryshe Vetingu do te quhet u mbars mali e polli nje mi !
    Nje mi i ngordhur pa lindur akoma !

    Shkruar me 20 tetro 2017

  7. WEB says:

    Kishin kater vjet qe e sulmonin sajmirin o gjatosh ,se dicka dinin ,aty ku ka tym ka edhe zjarr thote populli .Si mund ta luftoje kanabisin qe shtoheshe nga dita ne dite kur mbaje ne krah sajmon si yll perendie .Duhet ta kishe levizur me kohe kur ishte momenti dhe jo 6 muaj para zgjedhjeve .Tek sajmiri zbraseshin te gjithe ,nga berisha te luli ,nga topalli te majlinda bregu ,nuk e shikoje o matuf qe kishte dicka qe nuk shkonte ?Me gjithe hallet qe ka ky vend hajde tani te degjojme pallavrat e humbesve te zgjedhjeve deri ne fund te vitit ,lum ti per nervat qe paske pasur dhe ke

  8. lori2 says:

    Zgjedhja e Rames, eshte zgjedhja e nje kryeministri me integritet qe lufton prej kohesh te vendoset drejtesia ne kete vend, per cilindo qe behet pjese e krimit dhe korrupsionit. Bravo edhe njehere kryeminister! Ke zgjedhur rrugen e duhur, prej nje evropiani dhe demokrati te vertete!

  9. Ne kete vend tek i cili ndodhi katrahura e 1997 dhe nuk i hyri gjemb ne kembe ndonjerit, ka marre fund se do te kete qetesi dhe drejtesi.
    Kush do ta beje drejtesine ne kete vend?
    – SALI BERISH ? Sa gjynahe rendojne mbi kete njeri. Duke filluar nga shketerrimi i veprave te ndertuara me BUKE-DJATH-DOMATE (pr sido qe te jete djersa e ketij populli duhej konservuar). Vazhdon me likuidimin e perkthyesit midis tij dhe MILLOSHEVICIT, pastaj duke vazhduar me vrasje dhe vjedhje qe nuk i ka pare me pare ky vend.
    – ILIR META – Nje dallkauk i cili pervec se konjuktures nuk di te tregohet i zgjuar. Ne kete vend ndodhen trazira ne 1990 ne ndryshimin e sistemit, 1997 me piramidat, 1998 me renien e shtetit por thesari i shtetit nuk u prek. ENVER HOXHA dhe RAMIZ ALIA i kane bere tere ‘TE ZEZAT” ketij kombi por gjeja qe personifikon qenien e shtetit “THESARIN ” nuk e kane prekur. Kurse ky njeri me paftyresine me te madhe jo vetem vodhi THESARIN” duke ndertuar nje nga HOTELET me lluksoz ne DUBAI nuk i hyri gjemb ne kembe.
    -LULZIM BASHA – Person qe nuk ke ku ta kapesh. Ne do VRASES PO, NE DO HAJDUT PO, NE DO TRADHETAR TE VENDIT PO. Ky do te beje moral ne kete vend duke FYER INTELIGJENCEN E NJE KLASE INTELEKTUALE te cilen mund ta quaj me korrekte dhe te sinqerte duke zgjedhur te jetoj ketu me dinjitet dhe sinqeritet duke i larguar nga vendi femijet e tyre nga ky llum politik.
    – MONIKA KRYEMADHI – Me plot kuptimin e fjales “LAPERE” Kur degjon te thenat nga Elbasani per bemat e saj mund te themi me plote kuptimin e fjales “JETOJME NE KOHEN DHE BOTEN E CINGIJAVE”
    Kaq se me hypen nervat kur imagjinoj se si keta njerez e katandisen kete vend ne kete far feje.
    Ju falenderoj per durimin qe patet duke me lexuar mua nje intelektuali i cili i pati parashikuar keto kohera kur u pa se kush e mori ne dore drejtimin e ketij shteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *