VETTINGU/ Komisioni i Kualifikimit shpall 11 vende pune, ja postet dhe kriteret

23 Tetor 2017, 11:23Kronika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur 11 vende të lira pune, ku kërkon disa drejtorë dhe specialistë, në një moment kur Vettingu po futet në një hallkë të rëndësishme të zbatimit.

Ky komision është një institucion i rëndësishëm i Ligjit të Vettingut, në hallkat e të cilit pritet të kalojnë pasuritë e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, ku shënjestër janë prokurorët dhe gjyqtarët.

Më poshtë, mund të gjeni pozicionet e lira dhe kriteret që duhet të plotësojë secili kandidat për çdo vend vakant.

Bazuar në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, “Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë”, si dhe Vendimin e Kuvendit nr.93/2017 “Për miratimin e structures organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shpall vendet vakante për pozicionet:

1. Drejtor në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a – Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i shkencave” për Drejtësi.

b – Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c- Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në nivel drejtues e menaxherial.

2. Drejtor në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a – Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” në Ekonomi. b – Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c- Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në nivel drejtues e menaxherial.

3. Specialist Sekretarie Gjyqësore

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a – Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Drejtësi. b – Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

4. Specialist per zbardhjen dhe redaktimin e vendimeve

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a – Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Degën Gjuhë-Letërsi. b – Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion

5. Përkthyes

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a – Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Gjuhë të Huaja, Dega Anglisht ose Drejtësi dhe të ketë minimumi 5 vjet eksperincë në përkthim Shqip – Anglisht – Shqip. b- Të ketë njohuri shumë të mira në terminologjinë ligjore në të dyja gjuhët

c – Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune pranë organizatave ndërkombëtare.

6. Koordinator për median dhe marrëdhëniet me jashtë

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a – Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Drejtësi/Gazetari/Gjuhë-Letërsi etj.

b – Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c- Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion

7. Specialist për pritjen me popullin

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a – Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Drejtësi. b – Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c- Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion

8. Specialist Financë/Buxhet

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a – Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Ekonomi, Dega Financë. b – Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c- Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion

9. Specialist i Burimeve Njerëzore

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a – Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë. b – Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c- Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore.

10. Specialist IT

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a – Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Inxhinieri Informatike, Informatikë, Teknologji Informacioni etj. b – Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune ne fushën e teknologjisë së informacionit.

c – Të ketë njohuri të mira në Windows (7/ 8/ 10)

d – Të ketë njohuri të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory, Outlook Mail Client

e – Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastrukturës së rrjetit

f – Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve web (WordPress, Drupal, Joomla etj.)

g – Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze

11. Specialist Protokoll/Arkivë

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a – Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë. b – Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

c- Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion

KUSHTE TE PERGJITHSHME:

– Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me “çertifikatë sigurie” sipas vendimit të

– Këshillit të Ministrave nr.188, datë 4.3.2015.

– Ndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë

– për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale

– Ndaj tij te mos jenë marrë masa disiplinore me largim nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.

– Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 31.10.2017 në një nga format e dhëna më poshtë:

– Paraqitjes së aplikantëve, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPK-se në adresën: Rruga e Kavajes, Ish-Lidhja e Shkrimtareve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e Hëna-Premte, ora: 09:00-16:00.

– Kërkesës me shkrim dërguar me postë zyrtare në adresën: Rruga e Kavajes, Ish-Lidhja e Shkrimtareve, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda dates 31/10/ 2017, që vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar.

– Kërkesë për aplikim përmes postës elektronike në adresën: [email protected]; i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje