Andi Bushati: Pse është në ankth Edi Rama?

24 Tetor 2017, 13:54Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Zbardhja e vendimit të mazhorancës se nuk ka prova që lejojnë arrestimin e Tahirit i ka zhytur edhe më shumë në konfuzion qëndrimet e socialistëve. Në komisionin e imuniteteve, aty ku kushtetuta nuk u’a lejon të shqyrtojnë provat, ata këmbëngulin të thellohen tek ato. Ndërsa në radhët e partisë së tyre, ku mund të bëjnë ç’të duan, e përjashtojnë “pa prova” ish simbolin e qeverisjes së djeshme.

I njëjti konfuzion si në këto akte vendimarrjeje të PS-së u vu re edhe dje në fjalimin e përpunuar stilistikisht, por të përçartur në mesazhe që mbajti Edi Rama.

Reagimit të kryeministrit, që mund ti hiqje kapelën qoftë për nga forma, qoftë për nga aftësitë aktoriale të performimit, i mungonte gjëja më elementare: mesazhi që i përcillte publikut.

Të gjithë ata që e dëgjuan, në fund të tij nuk kuptuan gjënë më të thjeshtë: A po i bëhej një proces politik Saimir Tahirit? A qenë bashkuar opozita, prokuroria dhe mediat për të goditur përmes tij qeverinë? A ishte kjo një lëvizje në prag të startimit të reformës në drejtësi dhe periudhës para hapjes së negociatave me BE?

Pra thënë shkurt a kishim të bënim me një komplot të stisur dhe pa fakte?

Apo në të kundërt Saimir Tahiri ishte, sipas etiketimeve të Ramës, “një vemje që turpëron fjalën njeri” dhe “zhgënjimi më i madh i jetës së tij”? Pra shkurt një zyrtar që kishte shrtytëzuar postin e tij si ministër për t’u pasuruar për vete me paratë e drogës dhe për t’i përdorur ato për fushatën elektorale të partisë?

Kjo gjuhë e dyfishtë, këto mesazhe të paqarta shprehin në fakt konfuzionin e Edi Ramës për qëndrimin që duhet mbajtur ndaj njeriut që e pati për katër vite me radhë në krahun e tij të djathtë.

Dhe ky konfuzion buron nga dy elementë. Së pari Edi Rama nuk do të presë të gjitha urat që e mbajnë lidhur me Tahirin. Megjithëse tashmë i ka lënë të tëra përgjegjësitë në derë, duke theksuar se ai nuk dinte gjë se ç’bëhej në ministrinë e rendit, se as nuk i emëronte dhe as komunikonte vetë me shefat e policisë, pra ndonëse për gjithçka mund të zbulohet në të ardhmen ia ka kaluar faturën ish ministrit, ai e di se Tahiri është në brendësi të shumë sekreteve të kësaj mazhorance. Edhe në intervistën në emisionin “Opinion” Saimiri la të kuptohej se kishte material të majftueshëm për të gjithë ata që po e sulmonin. Dhe duke ditur këtë Rama nuk do që të radhitet mes tyre. Ai do ti lërë Tahirit iluzionin se nuk e ka shitur përfundimisht.

Por bashkë me këtë synim, Rama ka dhe një frikë tjetër që e detyron të bëjë një lojë të dyfishtë.

Nëse Tahirit kërkon t’i japë përshtypjen se nuk po e lëshon, shqiptarëve dhe ndërkomëtarëve do t’i ngulisë mesazhin e kundërt. Atë të ndarjes me ish ministrin. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë. Rama nuk është ende i qartë se ç’fakte, që ende nuk i di, gjenden në dosjet e përgjimeve italiane. Ai nuk ka në dispozicion të gjithë informacionin shterues që do ta bënte të mbante qëndrimin përfundimtar. Prandaj mesazhet e tij janë as mish, as peshk. Prandaj ai edhe e “shet” edhe e “mbron” Tahirin. Prandaj ai e trajton edhe si “vemje njerzore” edhe si “viktimë të një komploti politik”.

Kjo gjuhë e dyfishtë e kryeministrit, që buron nga ankthi i tij për të nesërmen e panjohur, po konfuzon rëndë edhe përfaqësuesit më të lartë socialistë. Të pa armatosur me fjalorin fin dhe plot nuanca të Ramës ata po dalin qesharakë në sy të publikut. Sepse sa herë shfaqen para tij duket sikur flasin për dy Tahirë të ndryshëm. Një që duhet lartësuar dhe një që duhet anatemuar. Pikërisht ashtu siç bënë ditët e fundit, kur e mbrojtën se nuk kishte prova në komisionin e mandateve dhe e linçuan po për mungesë provash në grupin e PS-së. /Lapsi.al/

29 komente në “Andi Bushati: Pse është në ankth Edi Rama?”

  1. babo says:

    Ik mo pirdhu ti, paleo dhe neokomunist i pjerdhur…!!! Spermë e prishur e Bllokut…!

    1. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

      O Andi or za pips e tru pordh,
      Tahiri e ka pranu vet se ka bo gabime,edhe pse ka punu me perkushtim,prap kushrinjt mafioz kan dite si ta perdorin dhe te perfitojne prej tij.
      Or Andi bukurosh,te duket vetja analist dhe te kan dal ment mbi flok.

    2. spartaku says:

      Te kame dhjere m’u ne shkrim dhe m’u ne koke ty bastard i shitur Andi Bushati.Ti je nje jashteqitje qe as qent nuk te han.Je pis njeri,i shitur te Berisha dhe Basha per te shkruar keto mbroçkulla.Ik pirdhu.

    3. qoka bo nomi says:

      po pse Andit i nxirret inati a dufi?

      kot harxhoni kohe me brockulla ,perralla..

      Vetingu i l..sh i t filohet nga Ruci,Kryeministri dhe Presidenti ,pastaj me Llallen,Vishon,Prokuroret,Kryetaret e Bashkive,Gjyqtaret, Prefektet…kuptohet me ministrat e Edscobarit njekohesisht.

      mos harrojme ka shumicen Edscobari dhe vetingu e tmerron….

  2. mikel says:

    tema mos e botoni ,nuk e lezon njeri kte trapin ky te lodh kot

    1. mistreci says:

      Po je qe ti o Mikel, e paske lexuar.

  3. zefi says:

    E.Rama eshte ne ankth se ka mundesi qe eshte itrembur nga ty dhe stani juaj,E.Rama ty me shoke te ka si shurra e mengjesit

  4. Populli says:

    Ndersa ti sygjarper je ne ankth qe te quhesh analist apo skile.

  5. u permbyste bota says:

    aq analist i mire eshte sa as dhe nje here nuk i dalin parashikimet ,gjithmone thote do te kete stuhi me era te forta po me te vertet dalin dite me djelle. Eh keshtu e ka kazani.
    Kurre nuk e kame lexhuar kete dhe lubonjen se me duken si letra higjenike.

  6. Hercules says:

    Shikojeni kete brejtesin e kanaleve…..ka dy dite qe ben shkrime te tipit “i frikesuar” “me ankth” bla bla bla…. O i ftohur ne tajare,je aq i njeanshem dhe aq shume duket kjo gje,sa te vjen per te vjelle! Njeri plot mllef,plot urrejtje fare e keqe.

  7. Jimi says:

    Cfare kujton ky nipcja se njerezit jane analfabete? Nuk dine te lexojn? Per me teper jane te sakatuar, qe as nuk degjojne e as nuk shikojn dhe fale zotit shyqyr qe kemi nipcen qe nuk na le ne dite te hallit dhe na i lecite te tera?
    Ne rastin tend more nipce duhet thene se ka hyre ne funksion teoria e kompensimit! Duke qen impotent seksual, dhe ky nuk eshte faj, ti kerkon ta kompensosh mungesen e adrenalines seksuale me nje adrenaline tjeter , por kjo lloj adrenaline qe ti pretendon se te ploteson, nuk ka te krahasuar me ate qe ty te mungon!

  8. Albatros says:

    EDI RAMA ESHTE NE ANKTH QE TA ZERI APO MOS TA ZERI DASHNORE GRUAN TENDE,,,IK MER I FALIMENTUM,,,,RROT K,,,

  9. janulbyckiri says:

    yyyyyyyyyyyyypppppppppppppppppppppppppppp xhixhi yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyppppppppppppppppppppppppppppppppppppp!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  10. Kris says:

    Edhe une qe shume kohe me pare nuk e lexoj me Bushatin! E di se per cfare do te shkruaje! Sulmon Ramen duke mbrojtur Berishen dhe Meten! Pse? Sepse paguhet CASH me para gjaku te shqiptarev dhe qe i prish edhe i biri! dhe Mona! Shume njerez mund te thone merru me problemin dhe jo me lajmesin! Por lajmes ishte “Marathonomaku” Greek dhe jo Tosi e Andi,Shkullo dhe Ylli,Elvi Fundo apo Qimi! Ka ardhur koha qe ketyre shpikesve te lajme se bashku me “qyetetari digjital” berishian tu jepet fund! Apo edhe zorrave juriste si puna e Gjates! Me vjen keq per Artan Hxhen,jo presidentin, qe po grcet me veten! Me lehte Z.Hoxha! Duhen vite te vendoset e drejta e drejtesise ne nje vend si Shqiperia! Ashtu si Berisha tha qe e lejava “vete” Lazaratin edhe Rama beri te njejten gje! Nuk mund te fitonte i vetem pa kanabis!

  11. mirel says:

    Ai qe eshte vemje ne kete histori eshte Ramuti, qe po i shket mire implikimit qe ka me mafian nepermjet koncesioneve. Por palet e diskutimit jane te dyja qelbesira. Nje pale kriminele dhe tjetra hajdute. Per Tahirin rezervoj dyshime por dhe nuk me behet vone pse nuk u arrestua se Tahiri po perdoret si pengese per Vettingun, qe tani shqiptaret ti pijne lengun.se nuk ka per tu bere. Kjo rremuje e zhurme do zgjasi der ne zgjedhjet e reja, ku kredibilitieti i PS do jete i pergjysmuar. Per shkak te Rames.
    Tahiri asnjehere nuk i eshte imponuar politikes. Ate e ngriti ne qiell Ramiu.
    Por Ramiu ka bere Tahirin tabele qitjeje, dhe pse te gjithe e di e qe shigjetat drejtohen nga Rama. Por asnje nuk prek thelbin e perfshirjes se Ramutit ne jete histori korruptive.
    Prape po e them : Koncesionet. Pastron para te mafies ne Shqiperi.

  12. Populli says:

    Botojeni se i ben mire. E ka ngrene meraku per ankthet e te tjereve, por realisht ka ankthin e vet: te pranohet per analist apo per skileanalist.

  13. analiza says:

    O rrota k….!!! Ngelet duke ngritur e ulur Bushatin ‘nipce’…ju keni kreun bir te denje…Bushati eshte me i paaneshmi, por kur nuk ju pelqejne argumentet shani, pasi s’gjeni dot argumente qe ta kundershtoni…nuk pranoni dot qe rilindja eshte spjerdhur…he tani, thoni kazani i saliut … s’ma ndjen per askend dhe kjo eshte fatkeqesia jone se s’ke nga te kthesh koken, por ne asnje menyre kete qe kemi mbi koke, as saliun, as lulin dhe as monen…

  14. vlore says:

    Ky ka lajthitur me kohë

  15. Koba says:

    Analist i Sumes.I pjerdhur krejt.Fjala e Edi Rames do te mbetet pamflet historik. Lexo komentin e Z.Pellumb Kulla. Po ty te pelqen personazhi i kryetarit te Deges se Brendshme,kur kishte arrestuar kot me kot dhe e pyeste Fatziun .He de thuaj cfare keber!!!???.Jeni rrembythje te neveritshem.

    1. mirel says:

      Po pra, ky analisti i sumes dhe ju bashke me Ripjelljen qe keni hyre ne fazen e lavdise dhe sukseseve.
      Asnje nuk do te iki nga Shqiperia. Te gjithe nuk ankohen per korrupsionin..dhe nuk ka nje njeri qe te thote nje fjale te keqe per shtetin. Te gjithe teper te kenaqur. Pensionistet, fshataret, te papune nuk ka..rinia qe e ka te ardhmen para..per be asnje te pakenaqur.
      Cdo gje eshte ne rregull pervec Sali Berishes..te Te gjithe te tjeret jane pothuaj te mrekullueshem.
      Partia me e mire ne bote, qeveria me e mire ne bote..udheheqesi me i madh ne botq.
      Te gjitha ia kemi dhuruar atij me deshire, tokat, lumenjte, detin, naften, te gjitha le ti jape me koncesione, fundja c’i duam.
      Ne mos sot, neser do vdesim nga mielli serb..po shume mire do bejme se ne fund te fundit me nder do vdesim, per Partine dhe Edvinin. I jemi betuar qe do i jemi besnike, dhe besnike do i qendrojme.
      Lavdi PPS..

  16. Happy says:

    Fuck you. ….kurve Burre ..dukesh nga emri and. ..

  17. Meta ik says:

    Ky Bushati ka falementu si analist, flet vetem kot. Mund ta lexojne vetem fukarejnte dhe fundurinat, une vetem titullin ja lexova sepse nuk e shikova te arsyeshme te lexoj me teper sepse eshte kazan i PD-se??????

  18. fieraku4u says:

    PO KU E SHIKON RAMEN NE ANKTH KY TRAPI…?? DO TI DALI TYMI DHE KESAJ SHUME SHPEJT.

  19. liridoni says:

    O Bushat,nuk ka asnje arsye te jete ne ankth Edi Rama,ky eshte vetem preceptimi yt dhe beso se eshte falco.Edi Rama besoj se nuk e ka humbur asnje votues qe nga koha kur fitoi 74 mandate.Keto jane broqkulla te stisura dhe te orkestruara e te sterzmadhuara nga opozita dhe prokuroria e gjyklata ne radhe te pare nga friga e Vetingut sepse tanima jane sose fijet mund te ndalet vetem me “revolucion demokratik” duke u kthyer edhe nje here si ne vitin 1997.Frige nga Vetingu kane Berisha ,Meta dhe prokuroret dhe gjykatesit,Keta sot duan te nxisin trazira e perplasje.Askush nuk thot se nuk ka pergjegjesi kjo qeveri per shtimin e kultivimit te kanabisit,por te burgoset nje deputet pa asnje prove dhe te pres ne burg deri te gjenden prtovat.Ani kush e kerkon kete ?Ata qe edhe kur u vrane 26 vete ne Gerdec dhe 4 vete ne Bulevard pengonin e kundershtonin prokurorine madje duke etiketuar Prokuroren e pergjitheshme edhe si lavire bulevardi.e duke marre ne mbrojtje vrasesit e kater njerezeve te pafajshem.Opozita nuk e ka hallin e shqiptareve por hallin e Vetingut pse jo edhe te pushtetit por apsurde eshte qe edhe prokuroria e disa klane analistesh e gazetaresh po trumbetojne njesoj.Macja kur ju kall bishti klithi u kalle dynjaja.Nuk e di ti a ke prova qe na nuk i kemi apo si e ke hallin dhe a ke menduar per shqiptaret qfare do ndodhe po te vijne ne qeverisje keta qe po duan te burgosin pa prova.Ku kthehet Shqiperia dhe a mos na kthehet 1997-ta?

  20. lulashi says:

    Ik ore shpurdhjak se na cave trapin. Vemje e keqe.

  21. Jozefina Topulli says:

    Filloje te ziej zgjyra e kazanin nje e nga nje patatet me gunga te kazanit si puna e ketij, lubonjes dhe patatje me gunga dhe e kalbur rakipi bene po c’nuk bene shkrime te medha qe asnje nuk i lexon dhe merren me Ramen, kazani si atavizem berishisht nuk thote asnje fjale asnje fjale per be, per corben e gatuar nga berisha dhe tropojanet e tij qe i ka vene prokurore kundra nje te pafajshmi, nuk thone asnje fjale qe shtypi dhe policia italiane i nxorri bllof te tere qente e friksuar nga vettingu, por merren me Ramen politikanin me europian dhe me demokrat qe i ka ardhur ketij vendi ndonjehere…germojne e germojne dhe vetem ne nje vrime i bien kavallit…Rama, Rama. e kane zili e inat, biles edhe per ate fjale brilante qe mbajti dje Rama sepse sohhin se sa poshte jane vete dhe nuk i arrijne Edit as te thembra…flasin o po flasin e thone ore cfare nuk thone…merren me Ramen ne vend qe te gozhdojne prokuroret idiote dhe organizatorin e kesaj maskarade kriminelin sali berisha…po ky kazan e keto patate te kalbura qe ziejne aty mbahen gjalle mga krimineli berisha dhe si per cudi sa here qe ndodh ndonje inskenim berishisht baltosjeje keto ziejne akoma edhe me shume dhe perhapin helm e kalbesire kudo. Tashme shqiptaret i njohin shume mire dhe as nuk ja fusin ne pordhe fare.

  22. niko says:

    Bushat “puçisti”;përse gjithë kjo urrejtje kundër qeveris mor djal? Gabime ka se ai qe Punon edhe Gabon;po Ti mor zoteri nuk ke sy te shikosh sa i madh eshte ndryshimi midis Atij qe te ngjiti nofken Pçist dhe kesaj qeverie eshte i pakrahasueshem mor djal “analist” ” gazetar” qe jeni kthyer ne lakej pa skrupulldhe ideal!

  23. Koba says:

    O Mirel .jam i nje mendimi me ju persa i perket qeverisjes aktuale se ka shume per te bere ,po ama jam i ndergjegjshem qe opozita aktuale eshte aq e e sterosur e aq e ndyre dhe e korruptuar ,bile dhe e kriminalizuar sa Saimir Tahiri duket Pellumb i Shkruar.Ke sy dhe veshe per te njohur krimet e Sali gerdecit,te Lul-Sumkapucit,te Like Floririt ,te Mona baxhelles,te fatmir trafikantit ???

  24. Zemani says:

    Andi Bushati! Ta kam thënë dhe njëherë tjetër:”Edi Rama është në “ankth” se i ka lidhur pension të veçantë babait tuaj.Kaq për këtë radhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje