Gjashtë juristë të njohur: Ku gaboi prokuroria me Tahirin

24 Tetor 2017, 09:05Politika TEMA

Gjashtë juristë nga më të njohur në vend e cilësojnë të nxituar kërkesën e prokurorisë për të arrestuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Të ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Shefqet Muçi, Ermir Dobjani, Vladimir Meçe, Eni Çobani, Ferdinand Doja dhe Bashkim Sulstarova bënë publike sipas tyre gabime juridike te kjo kërkesë.

Secili prej tyre dha nga një argument për këtë konkluzion. Profesori i lëndës “E drejta Penale” Profesor Doktor Shefqet Muçi tha se kërkesa e prokurorisë është e nxituar, e vendsur me pasion dhe e pabazuar në prova.

“Kërkesa e prokuroisë duhet të bazohej në ligj dhe ky nuk është modeli që duhet të ndjehemi krenar. Sipas këtij rasti ne të gjithë mund të arrestohemi”, tha Muçi.

Ish-Avokati i Popullit dhe Pedagogu i Fakultetit Juridik në UT profesor doktor Ermir Dobjani tha se prova që e rëndon Tahirin është fakti që i ka shitur makinën Habilajt dhe provon lidhjen e tyre por gjithçka tjetër është indicie dhe fakti nuk mund të nxirret nga indiciet.

Avokati i njohur penalist Vladimir Meçe shkoi në ekstrem kur tha se e gjithë procedura e ndjekur nga Kshëshilli i Mandateve është antikushtetuese sepse mbështetur në ndryshimet e re kushtetuese prokuroria dhe Gjykaka e Krimeve të Rënda duhet të kishin pushurar së ekzistuari me reformën e re në drejtësi.

“Në këtë mënyrë kërkesa e prokurorsië është nul” tha Meçe.

Juristja dhe pedagogia Eni Çobani deklaroi se kërkesa e prokurorisë ishte e sinqertë por nuk mjaftuan provat që ajo vuri në dispozicion ndërkohë që Çobani komentoi dhe vendimin e grupit parlamentar të PS për të mos lejaur arrestimin e Saimir Thairit.

“Në vendimin e saj mazhoranca bëri një gabim. Ose duhet ta kishte dhënë lejë plotësisht ose ta kishte refuzuar plotësisht.  Nuk mund të ketë edhe leje për hetim dhe kontroll banese dhe kundërshtim të prokurorisië për arrestim” tha Çobani.

Avokati Ferdinand Doja bëri publike një fakt që sipas tij ishte në kufijtë e skandalit. “Asnjë nga prokurorët e paraqitur në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve nuk është prokuror i çështjes ndaj Saimir Tahirit dhe kjo është shkelje e ligjit për funksionimin e prokurorisië” tha ai.

Avokati Bashkim Sulstarova tha ky është një rast me shumë rasteve që ka në gjykatë. Sipas Sulstarovës arrestimi dhe burgu është më e lehta për tu bërë dhe tashmë kjo është bërë praktikë.

8 komente në “Gjashtë juristë të njohur: Ku gaboi prokuroria me Tahirin”

  1. shpatar says:

    Kokat juridike e pranojne qe kjo kerkese e Prokurorose qe e nxituar .Cdo koment tjeter apo inisjative per tju rikthyer ceshtjes Tahiri eshte e deshtuar . Por nje gje nuk thane : Pse u nxitua prokuroria ?
    Une nuk jam jurist por me eshte dhene mundesia te njihem me shume eksperienca te huaja .Dal ne konkluzjonin se kur politika fute hundet azgje nuk zbardhet perkundrazi demtohen shume organet ligjzbatuese .Kjo murtaj, qe nuk po e ckulim nga sistemi yne i Drejtsise, po shkaton nje precedent ,qe ne Shqiperi te mos realizohen Reformat qe kane nisur .Nese Aleatet ,qe jane te interesuar te ndihmojne popullin shqiptare ,nderhyjne me guxim pa pare se kush eshte perball kesaj shemtire ne Drejtesi ,punet do te shkojne per mire .
    Dihet qe populli shqiptare eshte shume i ndikuar nga ato cka thone Aleatet . Ardhja ne pushtet e Qeverive nga 93 e deri me sot eshte ndikuar me shume nga qendrimet e Aleatve tane ne favor apo kundra forcave politike .Kjo ka bere qe pushteti politike te qendroje mbi cdo pushtet tjeter qofte ky dhe i pa varur .
    Nuk u tha nga kokat juridike se si duhet kaperxyer kjo moskopetence tek organi i akuzes . Cduhej te bente Prokuroria kur ka nje sinjal te tille .Dihet se shume ceshtje juridike fillojne nga ato cka hedhin Medjat . Ne nuk duhet te pretendojme qe ky raste eshte i pershtatcem per ne . Italia e ka treguar me shekuj se eshte nje shtet juridik i persosur qe nuk gabojne ne keto raste kur Medja denoncon ndonje skandal . Nuk nxitohet organi i akuzes pa argumentuar shkencerishte provat qe rrezojne qendrimet politike .Ju e dini se sa gjyqe i jane bere Berluskonit qe kane patur jehone ne gjithe boten . Pse ? Sepse organi i akuzes nuk komandohet nga politika .
    Ne vendin tone organi i akuzes dhe Medjat jane te kapura nga politika dhe skandalet kane karakter politike e jo juridik .Cmund te presesh nga gazeta e Fari Balliut ku ai vete deklaron se eshte ne sherbim te Pd . Cmund te presim nga analistat kur ata shajne ose mburrin qendrimet e politikanve kryesor sipas shegjetave te orekseve politike .A kin vene re si u drejtohen analistat politikanve tane ?Sikur i kane zene duke vjedhur ne bacenn e tyre .Marrin persiper vullnetin e sovranit duke cilesuar pa mbarim se populli do kete e do ate . Populli ska nevoje per ktheshillat e tyre e as te politikanve. Do mobilizojme popullin thone Basha e Monika dhe harrojne se ky popull u ka dhene nje vend .Te jene ne opozite . Te qenit ne opozit nuk eshte denim as oreks per te ardhur ne pushtet me keto soj manovra te peshtira per Drejtesine .Na del Sali digjitali dhe sle gje pa shpifur e trilluar .Medjat e Parlamenti gumezhine pambarim deri sa degjenerojne dhe ato ceshtje qe jane shume te rendesishme e serjoze per vendin .
    Gjithe ky lemsh politiko -juridik ka prure keto cfaqje qe ne te mos kemi as politika progresive e as shtet juridike. Presim tani qe kete lemsh ta shtjellojne Aleatet tane se vet ne jemi si ajo bova ne det te hapur .

  2. Devolliu says:

    Ai avokati Mece qe mbron Shullazin duhet kaluar ne site per pasurine dhe si ben ndermjetesin per gjoba qe ve Shullazi nga burgu. Kam pershtypjen qe se shpejti mund t’i ndodhe dhe atij dicka nese del per gjah.

  3. Pensionisti says:

    Ju jeni jurista me tituj shkencore ,por ja qe une nuk u besoj,sepse u ka “blere” Rama. Une besoj vetem nipin e Isa Toskes ,ate islamikun Allajbeun . Vetem ai thote te “verteten” ,sepse flet me poza e me duare kembe. Dmth. flet nga bytha………..

  4. ukshini says:

    Kane te drejte keta prokurore te nderuar,por ne Shqiperi ka edhe prokurore ata te rastit Tahiri te cilet ndyejne firrjen e ketj profesioni ,jane thjeshte argat dhe mercenare te cilet genjejne pa u skuqur dhe une menoj se duhet sa me pare te largohen .
    Vendosa te shkruaj pasi lexova nje genjeshter te madhe te cilen e beri jo nje politikan as nje person por PrJetojokuroria e krimeve te renda,nje institucion i rendesishem i drejtesise.U shokova vertete si eshte e mundur qe n nje prokurori te instrumentalizohet nga politika kaq shume sa te sherbehet me intrigat partiake ?! Fjala eshte per reagimin publik me shkrim te kesaj prokurorie ndaj fjalimit dhe qendrimeve te Kryeministrit te Shqiperise ne grupin parlamentar te PS-se lidhur me qeshtjen Tahiri.Ne ate reagim me siguri duke kercnuar kryeministrin me shembullin e Kroacise thuhet se ish kryeministri kroat Sanader u burgos per nje ore dore.Kjo eshte genjeshter e kulluar e cila nuk ka lidhje me te verteten.Qeshtja e ores se dores nuk permendet fare ne aktakuze as nuk eshte permendur fare ne proces tash shumvjeqar.KU e merr guximin titullari i kesaj prokurorie Hajdarmataj te genjeje publikisht ne kete menyre eshte apsurde.Ne fakt kunder Sanaderit agjnsia e antikorrupcionit USKOK me prokurorin e pergjitheshem Bajic kane ngritur aktpadi per disa aafera korruptive e me kryesorja eshte ajo e shitjes se kompanise kryesore te naftes INA kompanise hungareze MOL ,nga e cila Sanader mori 10 milion Euro por demtoi Kroacine ne vlere qinramilioneshe.I nderuari botues ,eshte pothuajse identike me aferen e Berishes ne shitjen e KESH-it kompanise Qeke CEZ .E dyta afer eshte FIMIMEDIA ku Sanader detyronte kompanite shtetrore te paguanin kete kompani reklamuese miliona Euro nga te cilat ai merrte provizione.
    Ju drejtova me kete shkrim sepse per mendimin tim eshte apsurde dhe e patolerueshme madje edhe e denueshme kur nje Prokurori e cila duhet te kete qellim te verteten dhe vetem te verteten sepse ka ne dore fatet e njerezeve ,sherbehet per te arsyetuar intrigat dhe per te mbuluar instrumentalizimin e titullarit genjeshtren e kulluar ,madje me qellim te frigesoje te zgjedhurin kryesor te sovranit.Kam percjelle debate e debate,sulme e etiketime te politikaneve ndaj prokuroreve madje edhe duke i quajtur lavire bulevardi ,porasnjehere nuk ka pase kesi reagimesh dhe nuk ka pasur genjeshtra nga Prokuroret e Prokurorit.Eshte vertete skandaloze dhe e denueshme kur Prokuroria e nje vendi genjen ne kete menyre.Kush mund ti besoje nje Drejtesie te tille.Ne vendet tjera titullari i kesaj prokurorie nuk do qendronte as edhe nje sekond neate pozite.

  5. Kris says:

    Edhe une nuk jam jurist por kam te drejten si qytetar te them se cfare mendoj! Prokuroret nuk jane me te tille ! Data e skadimit 1/10/2017. Prokuroret u nxituan se keshtu u urdheruan nga vrasesi Berisha -Meta, ne baze te ligjit komunist bolshevik- “hekuri rrihet sa eshte i nxehte”! Kjo prokurori eshte per t’u paditur sepse ka mbyllur ceshtje te medha! Kjo prokurori eshte vene ne sherbim ose eshte vete pjese e klanit berishian te “geshtenjave” te Tropojes! Llalla oese dhalla. ka mbyllur ose nuk ka hapur ceshtje te medha dhe tani nxitohet! Pse?! Prokurori ne sherbim te mafies me pushtet! C’do gje po behet qe t’i shpetojne Vettingut! Rama beri gabim qe e shiti Saimirin per Salen dhe Meten! Pa bere fjale per mediokret Lulzime dhe Mona! Nga larg, po lutemi Zotit qe, Sala shkaktari i ikjes nga Shqiperia, te dale para nje gjyqi! Kaq duam! Te dale perpara drejtesise! Per te tjeret po ngelim me shprese te filloje Vettingu!

  6. SPQR says:

    Eni Cobani juriste e njohur??!!! Vrisni mor veten, ju mediat qe e promovoni bashke me te! Cobani eshte nje deficente qe s’ia ka haberin shkences juridike! Mjafton vetem fraza “kerkesa e prokurorise ishte e sinqerte” per ta kuptuar gjithkush qe ky person ska asnje lidhje profesionale me drejtesine! Puna dhe Kerkesat e prokurorise oj bageti nuk bazohen mbi sinqeritetin, por mbi ligjet dhe kodet perkatese!

  7. Luli says:

    Keta zotrinjte Kane shume te drejte. Ky eshte vendi ku kryeprokurori dhe prokuroret e krimeve te renda vine nga zonat me te prapambetura te ketij vendi, nga Tropoja dhe Gramshi. Nga zonat ku kultura baze nuk eshte ajo qytetare e ligjore por kultura fisnore. Prandaj Jane te tre nga Tropoja sepse qyteti eshte rrethuar nga fshati.

  8. rad says:

    cobani– ose ta kishte mbrojturkomplet tahirin ose mos ta linte prokurorine ta hetonte….Sa e trashe.;) edi rama o zonje, nese tahiri hetohet e del e vertete se ka bere, i heb mandatin e del i paster si kryeminister qe ndihmon drejtesine …;nese prokuroria nuk lejohet , por me vone gjen prova? kryeministri duhet te jape doreheqjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje