Kaos në Greqi, mediat publike dhe private në grevë 48-orëshe. Ja arsyet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Që nga mëngjesi i të martës dhe për dy ditë rresht, Greqia do të përjetojë atë që emërtohet si “terr informativ”.

Gjatë të martës dhe të mërkurës radiotelevizionet nuk do të transmetojnë asnjë edicion lajmesh apo emisionet të tjera informative, ndërsa për dy ditë, të mërkurën dhe të enjten, nuk do të qarkullojë asnjë gazetë.

Për 48 orë, gjithë mediat publike dhe private do të ndodhen në grevë, për të kërkuar mbështetjen e fondit të sigurimeve shoqërore, por edhe kushte më të mira pune dhe page.

Kërkesat përfshihen në një deklaratë që kanë nënshkruar gjithë unionet e gazetarëve profesionistë në vend.

Media është nga sektorët që janë goditur më shumë në Greqinë e krizës.

Gjatë viteve të fundit u mbyllën dy televizione të mëdhenj si dhe shumë gazeta. Numri i gazetarëve të papunë ka arritur në më shumë se 4.000.

Si pasojë e masave shtrënguese të imponuara nga kreditorët, është tkurrur jashtë mase edhe fondi i sigurimeve shoqërore të gazetarëve, që ishte një nga më të fuqishmit në vend.

Unionet e gazetarëve i bëjnë thirrje qeverisë që të avancojë sa më shpejt në korrigjimin e situatës, duke theksuar se ata kërkojnë shërbim shëndetësor dhe farmaceutik, paga dhe pensione dinjitoze.

Kërkojnë gjithashtu masa të efektshme për të përballuar papunësinë në këtë sektor.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *