Nga Astrit Patozi
Edi Rama e ka marrë të plotë faturën për çështjen “Tahiri”. Ajo është politike, ashtu siç në fakt duhet të ishte dhe nuk e kuptoj pse dikush nga Partia Demokratike po kërkon ende një fitore që, në fakt, është arritur një herë.
Prangat në duart e Saimir Tahirit mund të kenë vlerë për dikë që mund të ketë pasur hesape personale me të, ose për ndonjë shqiptar, që kënaqet vetëm kur e sheh tjetrin në hall (sidomos kur ai është personazh i njohur), por jo për opozitën. E cila, kryesisht për shkak të policisë italiane, por edhe e ndihmuar nga vetë qeveria në vështirësi, ka arritur të korrë një sukses të bujshëm politik.
Është humbje kohe të merresh me debatin në kishte të drejtë apo jo mazhoranca të rrëzonte kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit. Sipas meje, qeveria nuk ka shkelur ndonjë ligj e, aq më pak kushtetutën, kur ka marrë atë vendim, sepse ka shfrytëzuar një të drejtë të vetën. Të cilën ia jep një copë e imunitetit për politikanët dhe njerëzit e drejtësisë, e cila u ruajt e paprekur në ndryshimet e famshme të vitit 2012.
Por përtej kësaj, ajo është vetëzbuluar lakuriq para shoqërisë, duke treguar se cfarë është për të raporti i politikës me krimin, por edhe ai me drejtësinë. E thënë ndryshe, juridikisht Edi Rama nuk ka bërë ndonjë shkelje, por moralisht ai është i vdekur dhe i pakallur.
Sepse në rastin e parë që iu paraqit një mundësi për të treguar se është i pakapur nga krimi dhe fijet e tij, ai demonstroi të kundërtën. Edi Rama kishte dy opsione përpara vetes, të tregonte se ai voton symbyllazi sa herë që drejtësia e kërkon atë vetë apo një nga të tijët, apo që të shfrytëzojë një hapësirë të ngushtë ligjore për të fshehur kokën si struci.
Kryeministri zgjodhi të dytën dhe kjo është rrethanë e mjaftueshme që opozita ta konsideronte të mbyllur betejën e vet, duke u përqëndruar tek shpjegimi politik i kësaj që po ndodh dhe jo tek nenet e kushtetutës dhe të Kodit Penal që, sipas saj, po shkelen.
Nesër është dita e finalizimit të kësaj sage të neveritshme dhe turpëruese për Shqipërinë dhe fatkeqësisht debati ka degraduar se si do të jetë raporti i votave pro dhe i atyre kundër arrestimit të Saimir Tahirit. Ndërkohë, që kjo nuk duhet të kishte asnjë vlerë, sepse askush në Shqipëri nuk ka ndonjë kuriozitet për numrin e deputetëve, që secila parti ka në parlament.
Nëse do të isha deputet i opozitës do të kërkoja sot heqjen e plotë të imunitetit për cdo politikan, prokuror dhe gjykatës, si e vetmja mënyrë e shprehjes së vullnetit të plotë për vënien në dispozicion të gjithkujt para drejtësisë, si i barabartë para ligjit. Sa kohë që ajo klauzolë të jetë, të gjitha betimet se ne jemi gati në cdo moment të ballafaqohemi me drejtësinë, nuk janë gjë tjetër veçse dëngla politikanësh. Sepse barazia para ligjit sot nuk ekziston me ligj.
Me sa më kujtohet ka qenë Partia Socialiste, që ka këmbëngulur atëherë (në vitin 2012) që të kishte një dritare të vogël për deputetët dhe për njerëzit e drejtësisë, nëpërmjet të cilës po mbrohet këto ditë fati i qytetarit Saimir Tahiri, sepse politikisht ai tashmë ka kryer punë. Duhen vetëm 28 firma për t’ia lënë në derë prapë Edi Ramës, që ta marrë ai përsipër të vendosë që qeveria e tij nuk bën dot pa imunitet dhe se kjo mazhorancë e ka frikë drejtësinë.
Do të ishte një betejë win/win, fundi i së cilës do të sillte një sukses të garantuar. Natyrisht, nëse dikush ose disa nga opozita nuk e kanë merakun që mbase një ditë ta shfrytëzojnë për vete atë nenin, që po shërben sot si salvaxhente për Saimir Tahirin.
Por edhe nëse do të ekzistonte kjo frikë për dikë apo për disa, do të ishte një keqkuptim i madh. Sepse imuniteti, për aq sa është, nuk është ndonjë instrument, prejt të cilit mund të mbrohet opozita. Sepse nëse do të vinte ajo ditë, mazhoranca i ka gjithmonë votat që edhe në mënyrë arbitrare të votojë kundër çdo deputeti të Partisë Demokratike, sa herë që kjo të kërkohet. Sepse jemi ne ata që mendojmë dhe po përpiqemi të bindim shqiptarët se Saimir Tahiri nuk është rast i veçuar, por ka edhe shumë të tjerë si ai, por për këtë duhet të jemi bindës.
Ndaj edhe them se opozita sot betejën nuk e ka me parlamentin, por me opinionin publik, të cilin duhet ta tërheqë pas kauzës së vet, kur ta ketë realisht një të tillë. Kështu si po zhvillohen ngjarjet sot, të gjithë janë të bindur që Rama është kapur i zhytur në llum, por jo të gjithë mendojnë se Partia Demokratike po bën gjënë e duhur dhe po e shfrytëzon siç duhet këtë shans të artë.
Problemi eshte se ne Pd,qe te jesh anetare,dhe pastaj funksionar,deputet etj,duhet ta kesh nivelin e inteligjences 0.Gjithashtu ky nivel eshte edhe per ex-at.
Po per cfare drejtesie e keni fjalen Z.Patozi ,? Per skandalin e tre prokuroreve tropojane ,te nxitur nga Sali krimineli dhe Like Floriri? Mos bej teorira koti..Po shikoje ne thellesi problemin.Atehere le ti hapim te gjithe letrat.Sali krimineli akuzohet per 246 vepra penale,Lul sumkapuci po ashtu per rrugen e Kombit,21 Janarin,Vrasjen e Olldashit,Falsifikimin e votave per kryetar Bashkie te Tirane s,dhe per tu zgjedhur kryetar i PD. a do ma?? Ik ore bej shurren se dhe ti nje spurdhjak i rendomte JE!!
Titi e fillon bukur e mire pastaj e hollon nga pak dhe nga fundi e kupton se titi eshte i njejti K.r me zile.
nga cila drejtesi ka frike mazhoranca o katunar? nga drejtesia qe telekomandohet nga birisha? ik o loqe e shtrydhur. te gjithe jeni te neveritshem.
O Patoz. E nxorre ate qe te ka futur Basha nga mbrapa, apo po te mban ngrohte
Ik or plere. Akoma nuk e kuptoni qe nuk duhet te flisni fare. Funderina
Sa fytyra keni ju të doktorriz,apo s’ keni fare cipë. Si e ndërroni lëkurën, menjëherë si kameleonët.
Po mire mo, Tozi Patozi, pse je kontradiktor ne ato qe shkruan: edhe thua ne fillim qe nuk ka pset e a’i vihen prangat Tahirit pa u hetuar me pare, dhe ma vone perpiqesh te akuzosh Ramen sepse votoi qe Tahiri te hetohet i lire, pa pranga ne duar. Si te te marrim vesh? Kthjellohu o vlla, se te ka rene budallalleku ne tepelek të kokes. Shyqyr qe ka njerez ne kete vend qe kane dy pare mend ne koke e te kthejne kurrizin me perbuzje.
. PATOZI!!!!!!
MË MIRË LLUMIN E RAMËS,,,,,,
SE SA GJAKUN E BERISHËS.!!???
KAQ GJË, MUND TË MOS NA E MARRË MENDJA,
POR NA E NDJEN ❤️ ZEMRA.
TI , VAZHDO TJA LËPISH BERISHËS, POR PO E KUPTON SA PO TË KUPTOJNË?!?!??
Po eshte e vertete ajo qe thot Patozi.Opozita sot,nuk e ka me parlamentin,por me publikun,qe t’a terheq pas kauzes se saj kur ajo te jete vete ne keto pozita qe eshte Tahiri sot.
Qenka i qut ky Tapozi! Si nuk e zgjodhi qoftelargu per te drejtuar shqupin!? Po pse lihet jashte dere ky fenomen?
O Patozi…a e di ti qe ne Shqiperi klasa e drejtesise ,te pakten 95 perqind eshte ushtri e Berishes.Atehere per çfare drejtesie flet ti.Me duket se Basha paska bere mire qe te fshiu…Gjyqtaret dhe prokuroret shqiptare jane pasanike o Patozi ,pse ben hipokritin ,kur e di shume mire se ata jane plotesisht ,ne çdo qelize te korruptuar ,duke bere krimin me te rende ,shfrytezimin e postit zyrtar si biznes fitimprures ,ne kurriz te njerezve.Patoz,nuk ke me te ardhme ,merru me dicka me interesante per te kaluar kohen .Shko ne bar ,lloto,tako miqte e vjeter…mjafton qe te mos vazhdosh servilizmin e peshtire ndaj Berishes.
Përse nuk merrni nismën për bërjen e një referendumi për heqjen e imunitetit të çdo lloji në Shqipëri për një periudhë dhjetvjeçare sa të spastrohet skena politike dhe gjithë vendi nga korrupsioni dhe amoraliteti.
o te rente pika ty ,opozites dhe kauzes tuaj,dhe shancin e arte qe doli baker,o bajga nuk e keni kuptuar akoma qe sa te jete saliu dhe sinafi juaj, rama ka per te qeverisur , sikur dhe vete ramen ta kapin me gomone dhe hashash, me mire te qeveris ai, sesa ju me saline qe i kini duart me gjak shqiptari ptuu fare e poshter, apo i arove zgjedhjet e ndershme e demokratike ne partine tuaj
Astrit per nivelin e inteligjences qe ke , nuk te lejohen keto idjotesira qe shkruan, sepse ceshtja nuk eshte Rama perball drejtesise ,por Rama perball tre kasneceve te Berishes …… Mblidheni mendjen zoterush nuk ka me budallenj sot!
Astrit Patozi, vazhdo HA… sa me “shume” kundra Edi Rames dhe ironi ndaj Sajmir Tahirit, si dhe “kunja” per Lulushin tend te ish-SHQUP_it me sa ka brenda, por pa prekur “kufomen” tuaj 27 vjecare Sali Berishen, kreun e krimit dhe cdo te keqje ne Shqiperi nga Dhjetori-1990, ku tashme eshte cift, se ka ne krahe “fuqishem” ciftin tjeter kriminal, super-kriminal, Meta/Kryemadhi. Tashme Shqiperia ka nje Opozite me damken “cift” malokesh qe kane bere gjithe Shqiperine prone te tyre, me vjedhje e vrasje. Kaq duhet ta fiksosh mire sa here te tentosh te shkruash pacavure si me larte.
Gjon leka ke shkruar nje gje te mencme.Po dua te shtoj jo per 10 vjet po per te gjithe periudhen e tranzicionit. Me perfundimin e sekuestrimit te pasurive te grabitura ose te vena ne menyre te paligjshme